Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sajon vdekjen e së bijës për të shijuar një javë pushime Empty Sajon vdekjen e së bijës për të shijuar një javë pushime

Fri 2 Mar 2012 - 15:09
Sajon vdekjen e së bijës për të shijuar një javë pushime Costa-rica-noa1Londër, 2 Mars 2012, NOA - Shumë herë kemi dëgjuar që studentët për të anashkaluar një orë mësimi, përdorin justifikime nga më të ndryshmet dhe një nga më të shumtit ka qenë: më ka vdekur gjyshja.

Është shumë e rrallë të dëgjosh një drejtues të shkollës që të përdorë një justifikim të tillë, e megjithatë Joan Barnett, nga Nju Jorku, ka arritur të thellojë akoma më shumë “negativitetin” në një situatë të tillë.

Ajo ka kërkuar të bindë drejtuesit e shkollës se e bija e saj kishe vdekur dhe kjo me qëllim që të shijonte një javë pushime në Costa Rica, vend në të cilin kishte një pjesë të familjes së saj.

Gruaja kishte sjellë në shkollë dhe vajzën tjetër për të pohuar se e motra “kishte pësuar një goditje kardiake dhe kishte vdekur”.

Ndër të tjera Barnett u ka dërguar drejtuesve dhe një certifikatë vdekjeje.

Ishte pikërisht certifikata që futi në dyshime drejtuesit, pasi ishte e stampuar me një lloj shkrimi tjetër dhe fjalët nuk kishin ato të duhurat.

Për të kryer verifikimin, drejtuesit e shkollës kontaktuan me ambasadën në Costa Rica, e cila e njohu dokumentin menjëherë si të falsifikuar.

Numrat e protokollit dhe kodet e tjera të identifikimit, faktikisht i përkonin një vdekjeje tjetër që kishte ndodhur në 2005.

Drejtuesit e shkollës kontaktuan Barnett, duke i kërkuar shpjegime, e cila vazhdonte të ngulmonte në vdekjen e vajzës së saj duke i dërguar një certifikatë tjetër, e cila sërish nuk përkonte.

Barnett u shkarkua menjëherë nga detyra dhe u denoncua për falsifikim: gruaja u shpall fajtore para gjykatës.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi