Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kërcënon me jetë Obamën në Facebook: Do t’i vë një plumb në kokë

prej Fri 2 Mar 2012 - 17:04
Kërcënon me jetë Obamën në Facebook: Do t’i vë një plumb në kokë 1Një 20-vjeçar nga Florida, i cili u arrestua javën e kaluar, tha se ai ishte duke shkuar për t’i "vënë një plumb në kokë” presidentit Barack Obama.

Joaquin Serrapio, nga Majami, u arrestua nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve në 24 shkurt, pasi akuzohet se kishte ndër mend të vriste apo t’i shkaktonte lëndime trupore Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Bëhet me dije gjithashtu se Obama ishte në Florida, të enjten e kaluar për të mbajtur një fjalim në lidhje me energjinë në Universitetin e Majamit.

Por dy ditë para paraqitjes së tij atje, më 21 shkurt, Serrapio postoi një mesazh në faqen e tij në Facebook me fjalët:

"Kush dëshiron të më ndihmojë të vras Obummer ndërsa ai do të jetë në UM këtë javë?".

Kurse më 23 shkurt, ditën që Obama foli në universitet, Serrapio postoi një mesazh tjetër në Facebook duke thënë:. "Nëse askush nuk shkoi sot në UM për të parë Obaman ... rekord. Pasi në çdo moment do t’i vija një plumb në kokë dhe ju nuk duhet ta humbisnit këtë ...”.

Ndërkaq, Shërbimi Sekret është informuar në lidhje me të tilla mesazhe nga policia lokale dhe e ka arrestuar Serrapion në shtëpinë e prindërve të tij në Majami të premten, ku ata gjetën një iPad që përmbante mesazhet e shkruara në Facebook, bashkë me një pushkë të tipit snajper, madje edhe një pistoletë.

e.t/NOA


Kërcënon me jetë Obamën në Facebook: Do t’i vë një plumb në kokë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi