Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Sarkozi fshihet në lokal, protestuesit duan ta rrahin

prej Sun 4 Mar 2012 - 13:37

Sarkozi fshihet në lokal, protestuesit duan ta rrahin Nikolas-sarkozy-dje-pas-incidentit-300x194
Sarkozi, dje pas incidentit

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, u detyrua të fshihej në një lokal pasi një grup protestuesish kërcënuan se do ta rrihnin atë. Presidenti 57-vjeçar, i cili do të garojë për rizgjedhjen në prill, po bënte fushatë në vendin bask në Jugperëndim. Në drejtim të tij u hodhën vezë dhe gurë. Stafi i tij i sigurisë e futi atë në një bar, ku Presidenti ka pirë kafe për më shumë se një orë, derisa policia të shpërndante protestuesit. Një dëshmitar deklaroi për mediat se: “Protestuesit thanë se po ta kapnin do ta rrihnin atë dhe kërkuan që ai të japë dorëheqjen. Ai dukej shumë i shqetësuar”. Sarkozi është mësuar me turma të zemëruara me të, por kësaj radhe ai ishte kërcënuar. Dëshmitarët thanë se Sarkozi kishte dalë nga “Bar du Palais” pas rreth një ore duke u dridhur dhe i kishte quajtur ata që e kishin kërcënuar (dhe që sigurisht nuk ishin më aty), huliganë. Shumica e tyre ishin separatistë baskë. “Këtu ne jemi në Republikën e Francës. Presidenti mund të shkojë ku të dojë dhe nëse kjo nuk i pëlqen një minoriteti, më keq për ta”, tha ai. Sarkozi do të përballet me kandidatin socialist Fransua Holande, ku sondazhet tregojnë se do të humbasë

www.panorama.com.al


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Sarkozi fshihet në lokal, protestuesit duan ta rrahin 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi