Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

prej Mon 5 Mar 2012 - 15:45
Me posht do tju pershkruaj disa element qe gjithsekush mund ti zoteroj gjat nje kliku te aparatit.

Se pari dua tju them : Harroni aparatin fotografik, celesi i nje fotoje unike ndodhet ne imagjinaten tuaj.

"Fotografia eshte fuqia e shikimit , jo e aplikimit teknologjik." Ken Rockwell.

Ajo qe keni eshte gjithcka qe ju duhet, nje aparat fotografik cfardo.

"Domosdoshmeria nuk eshte nje fakt, eshte nje interpretim." Friedrich Nietzsche.

Fotografin mund ta quajm nje pikture casti te cilen gjithseicili mund ta krijoj ne menyren e tij.
Po ju pershkruaj elementet kryesor me te cilet ju mund te krijoni nje fotografi .

1- Kompozimi fotografik, eshte elementi kryesor krijues. Duke u bazuar ne tematiken qe doni te fotografoni, imagjinata juaj do te percaktoj raportet dhe maradheniet e elementeve te nje fotografie.

2.Fokusi, nenkupton inkuadrimin, qenderzimin ne raportet e mjaftueshme per te lexuar ate qe ju deshironi te fiksoni ne fotografi. Elementet e fokusit jan pika e fokusimit , horizonti dhe sfondi.
Perpiquni te fokusoni piken e fokusit mbi detajin qe doni te lexohet me se miri, horizonti ( atje ku qielli bashkohet me token ne nje vij te drejt per syrin e njeriut) mundesisht te jet ne qender te fotografis, sic ndodh praktikisht me syrin e njeriut, sfondit mos i jepni rendesin e merituar, sfumojeni ne maximum nepermjet efektit mjergull ( Blur), ne kete menyr pika e fokusimit do te mari vemendjen e merituar.

3. Drita, eshte elementi determinant i cili vendos cilesin e krijimit tuaj. Zgjidhni mir kohen e fotografimit, kendin dhe intesitetin e drites natyrale. Sasia e drites kontrollohet nepermjet hapjes se lentes ne diametrin e nevojshem,Apertura, zakonisht simbolizohet me shkronjen F .

4.Shpejtesia e shkrepjes, konsideroni aparatin si nje arme me te cilen keni vendosur ne shenjester nje objektiv. Momenti i klikimit duhet te jet i qarte dhe i bindur. Ky element kontrollon kohen e ekspozimit te imazhit (te pasqyruar ne lenten e aparatit) ndaj sasise se drites te percaktuar nga apertuara. Zakonisht qendron ne perpjestim te zhdrejt me aperturen , me qellim qe fotografia mos te digjet nga ndricimi i tepruar .

5. Balancimi i se bardhes ndricuese ( ngjyra e bardh e ndricimit). Eshte e nevojshme qe ngjyra natyrale, transparent, e bardh e ndricimit, te qendroj ne ekuilibrin e nevojshem, ne kete menyre fotografia mund te jete e lexueshme, me kontrast natyral dhe me ngjyra natyrale. Percaktimi i ketij elementi i jep fotografis natyralitetin ose kontrastin artificial. Mund te regullohet me filtra te ndryshem te cilet montohen ne lentet dixhitale.

6.Numri ose koeficenti i shpejtesise ISO , eshte numri qe tregon ndjeshmerine e filmit ( ne aparatet dixhital te regjistruesit te imazhit) ndaj drites. Sa me i lart numri ISO aq me e larte eshte ndjeshmeria e regjistruesit ose filmit ndaj drites. Një kombinim i saktë i ISO , apertures, dhe shpejtesise se shkrepjes, te con ne fotografine e kerkuar.

7.Ekspozimi eshte koha e mjaftushme qe i duhet aparatit fotografi per te lexuar dhe fiksuar elementet e fotografis, hijet e volumeve, perspektiven etj . Aparatet dixhitale bejne nje ekspozim automatik dhe mjaft te shpejt fal teknologjis elektronike. Ekspozimi percakton raportet e elementeve te mesiperm.


Nje shembull ilustrues me karakteristika e pershkruara me siper.
Si te krijoj nje FOTOGRAFI. 14159d1330598332-si-te-krijoj-nje-fotografi-pranvera
Camera Model : NIKON D200
F-stop : F/5
Exposure time : 1/100 sec
ISO speed : ISO-200
Focal length : 105mm
Max aperture : 2.9708535671234131
Flash mode : No flash
Cotrast : normal

parametrat e fotografis i pershkrova ne anglisht pasi gjuha nacionale dhe teknike ne kete fush si kudo njifet kjo , do te orjentoheni me leht dmth.

parametrat mund ti lexoni duke zbritur foton e mesiperme, klikoni me te djathten e miushit, selektoni ne dritaren qe del opsionin Proprities ne fund te listes, selektoni ne dritaren e te dhenave Details...


Ju faleminderit,
Shpresoj tju hyj ne pune sado pak orjentimi im amatoresk.


Si te krijoj nje FOTOGRAFI. Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi