Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Rinia e dikurshme apo moderne?

Tue 6 Mar 2012 - 23:52
Message reputation : 100% (1 vote)
Si mendoni ju do te ishte me mire t'i perkisnim rinis se dikurshme dmth me te vjeter apo asaj te tashmes..

P.s Ne rinin e dikurshme nuk ka pasur kafene per dale,nuk ka pasur celular per te derguar letera apo per te folur, si do ishte rina sotme po te ishim prap ne ate te kaluaren?
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Wed 7 Mar 2012 - 0:24
Un i takoj rinis se mesme dmth sajm as nga ajo rinija qe s'kan pas celular e internet e kafene...jam ke mesi i kesaj rinije te sotme.
Por per shum arsye do doja te isha pjese e asja rinie te dikurshe sedi pse kam pershtypjen se ka qen me e mire edhe pse e kofizuar me shum gjera nder to edhe lirija e femres ne ate shoqeri...por ka pas lezet dhe kan qen ndryshe njerzimi besnik dhe shok/shoqe te verteta ,ne rinin e sotme ka shum cka ndoshta s'ju mungon asgje si i per ket gjerave elementare ,por ju mungon afermiteti me njeri tjetrin me rastis te shoh rinin e sotme jam gjdo dite ne kontak me ta dhe gjithmon jan ne kerkom dickaje qe nuk e kan nuk jan te knaqur me cka kerkojn..!!
Unknown
Unknown
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : Gjerat e veshtira ...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : grecce
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Wed 7 Mar 2012 - 1:33
Message reputation : 0% (1 vote)
Rinia është një gjenerator i madh brenda një shoqërie e cila mund të sjellë mirësinë apo ligësinë e një populli, posaçërisht të vetes së saj! Ajo mund të bëjë ndryshime të mëdha, qoftë për të mirë apo për të keq. Ajo është pasqyra e një populli. Është fuqia e një shteti.
Aktivitetet e të rinjve, revolta e tyre për një çështje të caktuar, angazhimi apo mosangazhimi i tyre në disa elementë shumë të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë, pa dyshim se janë faktorë kryesorë për të bërë një “rezolucion”, i cili do ta çonte një shoqëri në brigjet e vdekjes apo të jetëgjatësisë.
Shikimi prapa, drejt civilizimeve të dikurshme që edhe sot kanë lënë gjurmë, na bën të mendojmë se si është e mundur që një gjallërim i tillë i dikurshëm sot të rezultojë i vdekur, madje aq i vdekur sa studiuesve u duhen me vite të tëra që të gjejnë vetëm një përgjigje, prej shumë të tillave. Themi se është e mundur, sepse me gjëra të tilla po ballafaqohemi. Përgjigja përfundimtare dhe më e saktë, sipas mendimit tim, do të ishte se ata e humbën moralin dhe ranë pre e dëshirave të tyre kafshërore. Një gjë e këtillë ka shkatërruar popuj të cilët gdhendnin edhe kodrat për të ndërtuar ardhmërinë e tyre të mirë dhe të sigurt, të cilët njëkohësisht ishin edhe të moralshëm. Megjithatë, për një kohë shumë të shkurtër bënë një “revolucion i cili ishte në të mirë të tyre”, duke mos u kujdesur për veten e tyre, kaluan kufijtë e moralit.
Morali është një tërësi parimesh, normash dhe rregullash që duhen respektuar, nëse duam të qëndrojmë në këmbë. Ai është forcë e cila të bën të jesh i kujdesshëm në zgjedhjen e rrugës të cilën do ta ndjekësh. Vetëm më këtë, me një faktor, do të mund të kuptohet domethënia e moralit si armë apo mbrojtje e një populli. Për të realizuar një ëndërr të mirë, ëndrrën për ta nxjerrë popullin e tyre në dritën e jetëgjatësisë së lumtur, rinia e çdo kohe dhe e çdo vendi me siguri se nuk duhet ta anashkalojë parimin “moral”! Morali është ilaçi, mbrojtja dhe arma më e mirë e cila të shëron, të ruan dhe të mëson t’i luftosh të tjerët që të kanosen me antimoralizëm!
Në shoqërinë tonë, morali është faqja kryesore e librit udhërrëfyes drejt suksesit, faqe e cila është ngatërruar ndokund, ka humbur tërësisht, ose është në duart e ndokujt i cili e ka vjedhur atë dhe nuk mendon që ta kthejë. Të tre opsionet janë të sakta, varësisht prej tokave se ku jeton kjo shoqëri. Herë-herë, në një grup të shoqërisë, zë vend më shumë se një problem, prej të lartpërmendurve.
Derisa në shtetin amë të shqiptarëve, morali, në përgjithësi, ishte i shkëlqyeshëm, gjatë periudhës komuniste shqiptarët e Shqipërisë e ngatërruan atë me partinë e dikurshme, për të cilën jepnin edhe jetën. Do të ishte absurde dhe e papranueshme që ndokush të thotë: nuk ka të bëjë partia, qeveria apo dikush tjetër për humbjen apo zëvendësimin e tij. Këtë do ta shohim më vonë.
Shqiptarët kosovarë, vëllezërit tanë, u zvarritën për njëqind vjet me radhë për t’u mëvetësuar. Me gjithë atë mundim, ata kishin arritur që t’i njihnin kufijtë e njerëzisë dhe moralit dhe fatmirësisht e ruajtën moralin me shumë kujdes. Ata u mëvetësuan dhe bënë shtetin e tyre. Por, në kohë “paqeje”, dikush po ua vjedh gjënë më të shtrenjtë, gjoja për t’i civilizuar shqiptarët “e pacivilizuar” dhe për t’i dërguar drejt një bote të re, duke vënë edhe ligje nga më absurdet dhe të papranueshme nga një mendje e shëndoshë, siç ishte lejimi i martesës me të njëjtën gjini. Këtë gjë popujt e shëndoshë e kanë luftuar pa masë.
Shqiptarët e anëve tona janë në po të njëjtën gjendje, si vëllezërit tanë në Kosovë kur jetonin nën diktatin e “Lirimit” (Sllobodanit). Vetëm se këtu kemi një “Lirim” tjetër. Në Maqedoni, jo shumë larg, erdhi në fuqi ligji i cili lejonte që në shkollat fillore dhe të mesme të mësohen edhe lëndët fetare. E larguan nga orari i përditshëm shkollor këtë orë të bekuar, nga frika se do të kishin një shoqëri të shëndoshë! Ky është ndikimi i partisë që përmenda më lart, sepse po këtë gjë, vetëm në një dimension tjetër, e ka bërë baca Enver.
Në këtë linjë, duke mos e llogaritur as për zero moralin, kalkulimi i suksesit në një shoqëri, shtet dhe rini nuk do të ishte asgjë tjetër pos humbje kohe. Konkretisht, asnjë shoqëri nuk ka arritur të ndërtohet në baza të shëndosha, gjegjësisht të qëndrojë në këmbë, derisa nuk ka pasur me vete ilaçin, mbrojtjen dhe armën - moralin! Për këtë gjë, për ta përsosur moralin, kishte ardhur edhe njeriu më i madh që ka parë bota, Muhammedi (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të).
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Wed 7 Mar 2012 - 17:42
gjenerata tanishem esht shum e shendosh e mire
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Thu 8 Mar 2012 - 14:26
Rinia e dikurshme.
Arvi
Arvi
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Postime</b> Postime : 2626
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Fri 30 Mar 2012 - 14:27
Te dyja nga anet me te mira ...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Fri 30 Mar 2012 - 14:31
mbaj mend dikur qe ishim ne shkolle sikur te nga ngacmonte njeri gocen e klases apo te lagjes i kishte keq punet, por me e forta ishte kur organizonim ndonj mbremje per ditelindjen e ndonjerit psh lenim dike te celesi i drites dhe e shtypte shpejt e shpesjt qe tu bente si disko kur ne te tjeret kercenim kishte keto gjera te bukura ndersa tani sdi cte them jane bere me dembela te rinjte i kane te gjitha kenaqesite jane me te rehatuar
Sole
Sole
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 731
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne mergrim
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/02/2012

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Fri 30 Mar 2012 - 14:33
Disa gjera nga ajo e dikurshme dhe disa nga rinia e sotme
MeMories
MeMories
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 1088
<b>Hobi</b> Hobi : Leximi...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku Neper Bote...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2011

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Tue 3 Apr 2012 - 8:59
Secila koh eka ate bukurin evete,,,,,
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Sat 28 Apr 2012 - 12:30
Te kombinuara se bashku do ishte me e mira...
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Sat 28 Apr 2012 - 12:37
secila ka bukurin e dhe kohen evet
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Sat 28 Apr 2012 - 15:03
nje mix mes te 2
Sponsored content

Rinia e dikurshme apo moderne? Empty Re: Rinia e dikurshme apo moderne?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi