Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Myftiu i Beogradit mbron serbin që dogji xhaminë

prej Fri 9 Mar 2012 - 11:16
- Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufspaqiq ka mbrojtur Milosh Radosavljeviq – Kimin, duke e shfajësuar atë se ka djegur xhaminë Bajrakli në Beograd, më 17 mars 2004.

Myftiu në deklaratën e tij para gjykatës, e cila nuk dihet se në çfarë rrethana ka pasuar, ka pohuar se Kimi atëherë si udhëheqës i tifozëve “Grobari” të Partizanit të Beogradit, kishte lajmëruar se po përgatitej sulm ndaj xhamisë dhe se ai kishte ndihmuar në shpëtimin e djegies së plotë të saj, transmeton INA njoftimet.

Jusufspahiq ka thënë se gjatë kohë njihet me Kimin dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme. Kjo deklaratë e kryemyftiut të Beogradit është vlerësuar si skandaloze, që ai del në mbrojtje të njeriut që i kishte vënë flakën xhamisë dhe që kjo ishte konfirmuar edhe nga policët si dëshmitarë të natës së tmerrshme të 17 marsit të vitit 2004, kur i`u vu zjarri xhamisë Bajrakli në Beograd.

Milosh Radosavljeviq – Kimi u arrestua muajin e kaluar në Shkup, derisa po fshihej dhe se ndaj tij ishte shpallur një fletëarrest për kryerjen e veprave të ndryshme kriminale dhe vandale, si djegia e xhamisë. Ai gjithashtu dyshohet edhe për përfshirjen e tij në incidentin në Kalanë e Shkupit, gjatë një përleshje me aktivistë të rinj shqiptarë që ishin kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi