Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni? Empty HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni?

Sat 10 Mar 2012 - 2:10
Message reputation : 100% (1 vote)
HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni? 154-300x199
Femra, sot është dita juaj! Dhe pikërisht në këtë ditë, ju ofrojmë një horoskop për cilësitë tuaja të vërteta, sipas shenjës suaj zodiakale ...



Dashi: Idealiste, të pavarura dhe trime. Rënia jua në dashuri është e vështirë, por kur kjo ndodh, nuk dini të ndaleni. Shquheni për besnikëri. Shumë të pasionuara dhe të afta për jetën. Kreative dhe dinamike.



Demi: Shumë konservatore dhe mjaft të durueshme e të qëndrueshme. Femrat e kësaj shenje janë praktike dhe të besueshme. Dinë të ruajnë konfidencialitetin e një sekreti, pasi në thelb janë shumë të kujdesshme. Preken lehtë, janë kokëforta dhe shumë posesive.



Binjaket: Të brishta dhe kurioze, femrat Binjake janë të ndjeshme dhe e vlerësojmë gjithçka që është e re, emocionuese dhe zbavitëse. Sigurisht ato janë edhe shumë kritike dhe selektive. Janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për të bërë, thënë dhe lexuar. Në dashuri bëjnë biseda të rëndësishme dhe mërziten ndaj partnerëve që s’flasin.



Gaforret: Romantike dhe kokëforta në të njëjtën kohë, të ëmbla dhe intuitive. Janë të ndjeshme dhe u pëlqejnë njerëzit misteriozë dhe sensualë. Pasionante me një instinkt të fortë të nënës, kanë një personalitet shumë simpatik, janë edhe shumë të fshehta dhe me humor. Të dashuruara pas shtëpisë dhe fëmijëve.



Luaneshat: Ato janë zakonisht femrat ambicioze që duan të bëjnë karrierë dhe të marrin pjesë në mjedise të gjalla dhe të rafinuara. Kurajoze dhe bujare, plot energji dhe me një shpirt të pavarur. Në të njëjtën kohë, edhe shumë konservatore dhe të lidhura me vlerat tradicionale. Sigurisht kanë dhe defektet e tyre, të tilla si nervozizmi, impulsiviteti, narcizmi dhe kokëfortësia.



Virgjëreshat: Shumë kritike, por delikate dhe të vendosura. Gruaja e Virgjëreshës ka personalitetin më kompleks dhe shumëdimensional të zodiakut. Perfeksioniste, analitike, e pashme dhe e sjellshme. Ajo di të jepet vetëm pas një zgjedhje të kujdesshme të partnerëve. Intelektualisht stimuluese.



Peshoret: Idealiste, por edhe shumë të pavendosura, gratë e kësaj shenje janë të ndryshueshme dhe nganjëherë dembele. Kanë shpesh shije shumë të vështira dhe kanë tendencën të presin shumë nga partneri, duke preferuar njerëzve të rafinuar dhe të gjallë. Kur ju i jepni dashuri, ajo është mjaft komode në një lidhje.

Akrep: Gra interesante dhe të thella, por po aq, edhe të ndjeshme dhe të nevrikosura. Të pasionuara, por edhe krenare, nuk jepen lehtë. Çdo gjë që është e komplikuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, i tërheq pa masë. Jashtëzakonisht sensuale, posesive dhe enigmatike.

Shigjetaret: Në përgjithësi janë të bukura dhe po aq të shqetësuara, imagjinative dhe të pavarura. Si askush, me gëzimin e të jetuarit. Ato i japim rëndësi të madhe miqësisë. Udhëtare të mëdha dhe stimuluese në dashuri. Të gjalla, me një shpirt pioniereje dhe aventuresk.

Bricjapi: Rigoroze dhe pak të ashpra e të ndjeshme. Në thelb shumë romantike, gratë Bricjape janë zakonisht shumë të disiplinuara dhe vështirë të punosh me to. Kujdes, se janë kokëforta. Por kur bien në dashuri mund të humbin kokën e tyre, duke u dedikuar tërësisht ndaj partnerit.



Ujoret: Të pavarura dhe pak të çuditshme. Janë idealiste dhe entuziaste. Nuk mërzitem lehtë dhe as shpejt. Janë të hapura për idetë dhe të shoqërueshme, romantike dhe të ëmbla, por edhe shumë të paqëndrueshme në të njëjtën kohë. Kanë një ëmbëlsi të çuditshme dhe bukuri të thellë.



Peshku: Shumë sensuale dhe të brishta, të paktën në dukje. Ato e dinë si të jenë shumë bujare, të ëmbla dhe të kujdesshme, vetëm se duhet të dini si t’i “rrëmbeni”. Ashtu si të gjitha shenjat e ujit, janë me humor enigmatik, pavarësisht shijeve të tyre të dallueshme. Kanë një tendencë të dukshme për të qenë melankolike dhe pesimiste.

e.t/NOA
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni? Empty Re: HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni?

Tue 24 Apr 2012 - 11:58
Dashi: Idealiste, të pavarura dhe trime. Rënia jua në dashuri është e vështirë, por kur kjo ndodh, nuk dini të ndaleni. Shquheni për besnikëri. Shumë të pasionuara dhe të afta për jetën. Kreative dhe dinamike.
Gangsterja
Gangsterja
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 343
<b>Hobi</b> Hobi : Te shoh lot dhe gjak ne syt e rivales..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tek xemla njonit...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/06/2012
http:// bvnm,../

HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni? Empty Re: HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni?

Wed 27 Jun 2012 - 9:41
Gaforret: Romantike dhe kokëforta në të njëjtën kohë, të ëmbla dhe
intuitive. Janë të ndjeshme dhe u pëlqejnë njerëzit misteriozë dhe
sensualë. Pasionante me një instinkt të fortë të nënës, kanë një
personalitet shumë simpatik, janë edhe shumë të fshehta dhe me humor. Të
dashuruara pas shtëpisë dhe fëmijëve.
Sponsored content

HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni? Empty Re: HOROSKOPI i 8 Marsit: Çfarë femre jeni?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi