Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bin Laden i kaloi në vetmi ditët e fundit, derisa gratë i grindeshin Empty Bin Laden i kaloi në vetmi ditët e fundit, derisa gratë i grindeshin

Sat 10 Mar 2012 - 11:51
Lideri i rrjetit terrorist, “Al-Qaeda”, Osama bin Laden, ditët e fundit i kishte kaluar në vilë i vetmuar, derisa gratë e tij grindeshin edhe për shkak të dyshimit se më e vjetra prej tyre do ta tradhtojë tek autoritetet pakistaneze. Këto janë deklaratat e oficerit të pensionuar ushtarak pakistanez, Shaukat Khadir, i cili ka pasur qasje në transkriptet e shërbimit pakistanez të inteligjencës nga intervistimi i bashkëshortes më të re dhe të preferuar të liderit të “Al-Qaedas”, Amal Ahmed Abdel-Fath al-Sada, mirëpo edhe liderëve fisnorë dhe ekstremistëve të lidhur me “Al-Qaedan”.
Khadir, njëri prej zyrtarëve të rrallë që ia ka dalë ta vizitojë shtëpinë ku fshihej Bin Laden, ka theksuar se ishte befasuar për shkak të faktit se vila nuk kishte pasur kurrfarë sigurimi, prej sistemit të paralajmërimit e deri tek kalimet e fshehta dhe bodrumet, duke e quajtur “grackë vdekjeprurëse” në rast të sulmit. Ai ka theksuar se në bazë të pohimeve të ekstremistëve të arrestuar, 54-vjeçari Bin Laden dukej shumë më i moshuar sesa që ishte, gjë që konfirmon dyshimet se krahas problemeve psikike, ai kishte pasur problem edhe më stomakun dhe veshkat. Bashkëshortja e tij, Amal, me prejardhje nga Jemeni, ka dëshmuar se që nga viti 2005 kishte jetuar në katin e fundit të vilës trekatëshe në Abbotabad, vendin ku e vranë ushtarët amerikanë më 2 maj të vitit të kaluar.
Ajo pohon se në vilë kishin jetuar 28 persona, përfshirë Bin Ladenin, tri bashkëshortet e tij, tetë fëmijët dhe pesë nipërit. Amal ka theksuar se ajo ishte personi që kalonte më së shumti kohë me të, pasi që Bin Laden i besonte edhe për shkak të faktit se ishte Amal ajo që ishte përkujdesur për mbrojtjen e tij që nga momenti kur iku nga Afganistani, në vitin 2001. Problemet lindën kur bashkëshortja më e vjetër e Bin Ladenit u paraqit papritur dhe u vendos në katin e dytë të shtëpisë, vetëm një muaj para vrasjes së tij. Amal dhe njëri prej djemve të Bin Ladenit shprehën skepticizmin dhe kur e pyetën përse kishte ardhur, ajo u përgjigj se “ka një detyrë të fundit që duhet ta kryejë për bashkëshortin e saj”.
Ata dytë e informuan Bin Ladenin se dyshonin që bashkëshortja e tij e parë do ta tradhtojë tek autoritetet, mirëpo ai, siç theksoi Amal, me gjithë dyshimin që e kishte, nuk shfaqi interesim, sikur fati i tij të ishte tashmë i vendosur. Agjencia amerikane e lajmeve, AP ka theksuar se në raportet e shërbimit amerikan dhe pakistanez të inteligjencës nuk shkruan për kurrfarë roli të bashkëshortes së Bin Ladenit në zbulimin e vendit ku strehohej ai, mirëpo se një gjë e tillë kishte ndodhur me përgjimin e telefonit të korrierit të Bin Ladenit, i cili po ashtu u vra në operacionin e komandosëve amerikanë.
Amal e ka konfirmuar se me vite të tëra ishte fshehur dhe ishte zhvendosur me Bin Ladenin nëpër vende të ndryshme në Pakistan, që nga momenti kur u largua nga Afganistani, pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Amal dhe anëtarët tjerë të familjes së Bin Ladenit edhe më tutje mbahen në arrest shtëpiak në Pakistan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vlerëso tekstin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi