- Aldino82V.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4586
Hobi : sporti,formula uno,moto GP
Vendndodhja : ITALI
Anetaresuar : 05/11/2011
Lind foshnja me peshë 8.7 kg.
Sat 10 Mar 2012 - 21:31
Një foshnje me peshë 8.7 kg lindi në Indonezi, në spitalin e qytetit Kizaran në Sumatra, njoftoi zëdhënësi i spitalit.
“Lindja ishte shumë e vështirë, për shkak të peshës së foshnjës”, deklaroi gjinekologu i nënës 41-vjeçare. “Është një fëmijë shumë i veçantë. Qan me zë shumë të lartë dhe nuk ngopet duke ngrënë”, shtoi ai.
Nëna, e cila nuk iu nënshtrua asnjë testi mjekësor gjatë shtatzënisë, vuan nga diabeti, fakt ky që rrit rrezikun për të lindur fëmijë në mbipeshë. Tre fëmijët e saj të parë peshonin rreth 4 kg.
Mjeku shtoi se foshnja i porsalindur ka gjatësi 62 cm dhe është mirë me shëndet.
Bëhet fjalë për foshnjën më të madh që ka lindur ndonjëherë në Indonezi. Deri më sot vendin e parë e mbante një foshnje që kishte lindur në vitin 2007 dhe peshonte 6.9 kg.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|