Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Legalizohet martesa e përkohshme në Iran Empty Legalizohet martesa e përkohshme në Iran

Sat 10 Mar 2012 - 23:41
Këtë javë parlamenti iranian aprovoi amandamentin me të cilin institucionalizon parimi i kurorës së përkohshme.

Parlamenti me 104 vota pro aprovoi këtë shtesë në ligjin civil që rregullon çështjet martesore. Sipas këtij ligji (që sipas shiave është në përputhje me transmetimin e tyre për islamin shiit), është e lejuar martesa e përkohshme me marrëveshje gojore edhe atë në kohëzgjatje prej disa minutave e deri në vdekje.

Sipas kësaj tradite, burri dhe gruaja mund të kurorëzohen në një afat të caktuar vetëm me pëlqimin e tyre oral, pa pasur nevojën që të regjistrohen në institucionet zyrtare, por me aplikimin e disa ritualeve të caktuara.

Ky ligj u kundërshtua nga muslimanët suni, të cilët potencojnë se kjo është gjë e ndaluar dhe është në kundërshtim me parimet islame. Gjithashtu reaguan edhe organizatat për të drejtat e grave të cilët e llogaritën si ligj diskriminues.

Në këtë martesë burri mund ta prish kurorën kurdo që të dojë, kurse gruaja nuk e posedon këtë të drejtë.

Sipas ministrit për punë të brendshme të Iranit që është një klerik fetarë, në mbrojtje të këtij vendimi thotë se ky ligj është sjellë sepse është në përputhje me parimet humane, sepse martesa nuk është vetëm seks, por edhe zgjidhje e problemeve të shumta sociale. Me këtë akt, pushteti iranian ka ndihmuar në mbulimin e prostitucionit në shoqërinë e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi