Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Shqip në shkollat italiane, ratifikohet Karta Evropiane për gjuhët e pakicave

prej Sun 11 Mar 2012 - 20:34
Qeveria italiane ka ratifikuar Kartën Evropiane të gjuhëve Rajonale apo Pakicave, dhe tashmë gjuha shqipe do të jetë një nga 12 gjuhët që do të mësohet në shkollat italiane. Vendimi është marrë në mbledhjen e 9 marsit. “Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit për Çështjet Rajonale, ka ratifikuar Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale apo Pakicave”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebin e këshillit të ministrave të Italisë.

Pjesë e 12 gjuhëve që do mund të mësohen në shkollat italiane janë; shqip, katalanase, gjermanisht, kroatisht, greqisht, sllovenisht, frëngjisht, friuliane etj.

Përveç mësimdhënies, Kartën Evropiane e gjuhëve Rajonale apo Pakicave parashikon edhe përdorimin e këtyre gjuhëve në rrethe gjyqësore, si dhe për hapjen e programeve kulturore dhe përmes mediave kryesore.

Vendimin e ka përshëndetur ministri i arsimit Myqerem Tafaj duke theksuar se ky vendim është shumë i rëndësishëm për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve të familjeve të komunitetit shqiptar në Itali. “Mësimi i gjuhës shqipe në shkollat itlaliane do të këtë një ndikim pozitiv jo vetëm në zotërimin e gjuhës dhe kulturës amtare dhe gjithë programit mësimor në shkolla, çka do të rrisë shanset e të rinjve, brezi i dytë i emigracionit shqiptar në Itali, për karrierë dhe punësim” është shprehur Tafaj.

Por me gjithë vlerësimin e kësaj mase, qeveria italiane e konsideron zbatimin e kësaj karte çështje formale pasi qeveria italiane mundëson mësimin e gjuhëve të pakicave që prej vitit 1999. (F.S/INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi