Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tjetër luftë në Lindjen e Mesme? Empty Tjetër luftë në Lindjen e Mesme?

Sun 11 Mar 2012 - 22:51
Mbi Iranin po rritet presioni, por nuk ka diskutime serioze rreth rezultateve të negociuara. Izraeli ka qenë gjithnjë e më i qartë tek thoshte se në verë mund të nisë një sulm. Gjithashtu, edhe Obama ka shtuar kërcënimet e tij për goditje ushtarake, duke kufizuar hapësirën e manovrimit. Kandidatët presidencialë republikanë do të denoncojnë aty për aty çdo zgjidhje të negociuar - pa marrë parasysh sa të hollësishme ajo (marrëveshja) i urdhëron kontrollet - si një shfaqje? Para se të paraqesim grafikisht shtegun drejt një tjetër lufte në Lindjen e Mesme, le të kujtojmë disa fakte. Së pari, Irani nuk ka armë bërthamore. Dhe treguesit janë të paqartë nëse Teherani ka vendosur t’i bëjë ato?. Çfarë ndodh nëse Irani ia del mbanë të krijojë një çift armësh jo të përparuara bërthamore brenda pak vitesh? Obama thotë se një Iran bërthamor do të çonte në shpërthimin e një gare armësh në Lindjen e Mesme. Por një Kore Veriore bërthamore nuk ka bërë që dy shtetet e kërcënuar direkt nga armët e saj - Koreja e Jugut dhe Japonia - të bëhen bërthamore. Arabia Saudite dhe Egjipti nuk u bënë bërthamore si reagim ndaj zhvillimit të një arsenali të madh dhe të fuqishëm armësh nukleare nga ana e Izraelit... Obama ka shpjeguar se një Iran bërthamor do bëhej problem siç u bënë India dhe Pakistani me armët e tyre bërthamore. Por India dhe Pakistani ranë në luftë tre here në 30 vite, para se ato të kishin armë bërthamore. Që kur u bënë shtete bërthamore, ato kanë qenë të përmbajtur dhe nuk kanë bërë asnjë luftë në 40 vite. Ky rast tregon efektet stabilizuese, dhe jo destabilizuese, të përmbajtjes. Nëse Izraeli sinqerisht beson se përmbajtja nuk funksionon në Lindjen e Mesme, përse ka një arsenal të madh bërthamor në mos për të përmbajtur armiqtë e tij? Presidenti thotë se armët e Iranit mund të bien në duart e terroristëve. Por a mundet që një shtet i cili ka punuar për dekada të tëra në gjurmimin e një programi bërthamor dhe që ka mbajtur barrën e sanksione dhe kostove të mëdha për këtë, të ndryshojë krejtësisht e t’ia japë frytet e përpjekjeve të tij një bande militantësh? Ky lloj arsyetimi është pjesë e pikëpamjes se iranianët janë të çmendur, njerëz mesianik të prirur për kryerjen e vetëvrasjeve masive. Kur Gjenerali Martin Dempsey shpjegoi në programin tim në “CNN” muajin e kaluar se ai e shikonte Iranin si një “aktor racional”, ai tërhoqi ulërima në shenjë proteste. Dempsey po qëllonte në shenjë. Një aktor racional nuk është një aktor i pranueshëm apo një që ka të njëjtët qëllime apo vlera siç keni ju apo unë. Një aktor racional është ai i cili është i shqetësuar për mbijetesën e tij? Në një ese në “Uashington Monthly” (e përmuajshme), ish-zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane, Paul Pillar, shkruan: “Më shumë se tri dekadat e historisë demonstrojnë se sundimtarët e Republikës Islamike, si shumica e sundimtarë gjetiu, janë tepër të shqetësuar për ruajtjen e regjimit dhe pushtetit të tyre - në këtë jetë, jo në një të ardhshme”. Në fakt, e gjithë strategjia ndëshkuese kundër Iranit bazohet në nocionin se Irani është duke llogaritur kostot e këtyre presioneve dhe si rezultat i kësaj do të ndryshojë politikat e tij. Pyetja që shtrohet tani nuk është nëse Irani mund të jetë racional apo jo por nëse Amerika dhe Izraeli mund të vlerësojnë me kujdes pasojat e një lufte parandaluese - brenda Iranit dhe përtej - dhe t’i peshojnë ato përkundër përfitimeve të kufizuara e të përkohshme të saj (luftës).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi