Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Policia angleze: Si e arrestuam “herkulin” shqiptar Xhimi Marku

prej Mon 12 Mar 2012 - 2:54
Policia angleze: Si e arrestuam “herkulin” shqiptar Xhimi Marku Xhimi-markuJimmy Marku, 37 vjec, jo shumë kohë më parë i cilësuar si njeriu më i fortë i Anglisë u ndalua nga autoritetet angleze pasi po transportonte një sasi kanabis me vlerë tregu prej £66,000.

Ajo që e bëri këtë ndalim edhe më public ishte fakti se policia gjatë zbulimit te 22 pakove me kanabis iu desh te përdorte arme paralizuese ndaj Marku pasi efektivet e policisë që ishin pjesë e operacionit kishin frikë ti afroheshin atij që në 2008 u cilësua si njeriu mëi fortë i Anglisë. Sipas dedektivit Steven Miles, i cili udhëhoqi operacionin në fjalë, “Z.Marku u njoftua nga efektivët se në rast se do kundërshtonte forcat e policisë ai do përballej me armë paralizuese të cilat nëpërmes goditjes me fuqi elektrike bëjnë të mundur paralizimin e objektivit.”

Marku, duket se I hyri rrugës së trafiiikimit të drogave në momentin kur karriera e tij sportive mori një kthesë negative pas një aksidenti që ai pati më herët.

Vendimi i gjykatës së Harroë e dënonte Jimmy Marku-n me 9 muaj burg me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen të lëndëve narkotike por duke qënë se ai tashmë kishte kaluar një pjesë të mirë të këtij dënimi duke qënë i paraburgosur ai u lirua në sallë.

33-vjeçari shqiptar, i cili peshon 127 kilogramë, në vitin 2006-2007 është shpallur burri më i fortë në Angli. Ndërkohë, në këtë konkurrim ai është vënë përballë rivalëve për titull nga Irlanda, Uellsi dhe Skocia. /Lajmifundit.com/


Policia angleze: Si e arrestuam “herkulin” shqiptar Xhimi Marku Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi