Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film Empty Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film

Tue 6 Apr 2010 - 16:32
“Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film

Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film Ismail_Kadare-poetRomani “Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë
është ndoshta romani më i bukur dhe shprehës i shkrimtarit.
I publikuar në vitin 1982, në kulm të izolimit të madh të Shqipërisë
dhe dhunës shtetërore, ky roman flet për një institucion të çuditshëm tëPerandorisëOsmane, Ministrinë e Ëndrrave.

Pothuajse askushnuk mbeti pae kuptuar se një institucion i tillë gjendej në
Shqipërinëe viteve ’80 dhe quhej Sigurimi i Shtetit, një aparat prej mijëra
veshëshqë dëgjonin gjithçka, por mbi të gjitha, përgjonin ëndrrat e shqiptarëve
për një jetesë normale. Kadare përfundoi në gjyqin e partisë për atë vepër dhe shpëtoi për mrekulli.
Diktaturat kanë të njëjtat tipare, pavarësisht se në cilin cep të botës ndodhen.
Dje, një artiste iraniane, e cila jeton prej dekadash në SHBA, Shirin Neshat,deklaroi se
po punon për ta transformuar Pallatin e Ëndrrave në një film.“Jamshumë e
interesuar për një roman të shkruar nga shqiptari Ismail Kadare, të
quajtur “Pallati i Ëndrrave”, do të jetë një film në anglisht se ka
shumë tha Neshat për Indiewire, transmeton Starti.
Sipas artistes, romani mund të shërbejë si një alegori e lidhur me Iranin në mënyrën
se si mund të paraqesë përpjekjet e shtetit për kontrollin e mendjes
dhe imagjinatës së njerëzve, përfshirë edhe ëndrrat e tyre.
“Ndjejse ka mënyra për ta eksploruar absurditetin, fantaticizmin vicioz që
nakërcënon ne sot”, tha Neshat, duke shtuar: “Te Pallati i Ëndrrave shoh
një paralele të mrekullueshme në historinë e errët e komunizmit
shqiptar dhe Iranit pas revolucionit islamik.”
E lindur në vitin 1957, Neshat u largua nga Irani pas revolucionit islamik të
vitit 1978 dhe u kthye në Iran vetëm pas dymbëdhjetë vjetësh. Veprat e saj
janëekspozuar gjerësisht në Evropë dhe SHBA.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi