Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Greqi, 'Garda patriotike' përgatitet për luftë dhe trajnohet në male

prej Wed 14 Mar 2012 - 16:05
Greqi, 'Garda patriotike' përgatitet për luftë dhe trajnohet në male 52305ATHINE - Tronditje kanë shkaktuar në Greqi deklaratat e kreut të "Milicisë patriotike", i cili ka pohuar se në vend ka mjaft grupe njerëzish, që po stërviten në male, për të qenë të gatshëm, të përballojnë një luftë të mundshme, që pritet të shpërthejë pas kaosit ekonomik që ka përfshirë vendin.

Kreu i "milicisë pariotike" Jorgos Anestopulos tha për Newsit.gr, se "milicia patriotike" përbëhet nga shumë grupe njerëzish, të cilët vazhdojnë të stërviten edhe pse kanë përfunduar shërbimin e tyre ushtarak. "Janë ushtarë stazhierë dhe jo oficerë policie ose oficerë ushtrie. Janë oficerë joaktivë, në pension", sqaroi Anestopulos.

Në deklaratën e tij Anestopulos pohoi: "Ne presim luftë" dhe shtoi se "ajo do të jetë një luftë e llojit shumë të keq, e cila do të vijë si shkak i kaosit, që pritet të përfshijë Greqinë. Falimentimi do sjellë uri, uria do sjellë mjerim dhe njerëzit kanë të drejtë të luftojnë vetë, që të gjejnë rrugën e tyre”. Sipas tij, “ky kaos financiar që po përjeton Greqia, do të shfrytëzohet nga disa njerëz".

Kreu i milicisë patriotike tha gjithashtu se një problem i madh është prania e emigrantëve, që sipas tij arrijnë 6 milionë në Greqi. "Nuk janë 300 mijë siç thuhet, por janë 6 milionë të huaj në Greqi dhe përbëjnë shqetësim të madh për vendin tonë", ka shtuar Anestopulos.

Ai nuk dha detaje, por tha se rezervistët kanë strukturën e vet dhe janë aktivë dhjetëra mijëra të tillë.

Kreu i “milicisë patriotike” thekson se ajo nuk ka asnjë lidhje me policinë kombëtare, nuk është forcë ushtarake dhe as paraushtarake, por tërësisht një iniciativë private. “Paraushtarakët duhet që dikush t’i armatosë dhe të kryejnë veprime ushtarake. Jemi një grup rezervistësh që trajnohemi nëpër male me cdo proces ligjor duke iu përmbajtur rregullave të sigurimit dhe kështu do qëndrojmë derisa të mos ndodhë asgjë. Por në qoftë se dikush merr armët kundër popullit tonë dhe shteti tregohet i dobët dhe i paaftë për të na mbrojtur ne dhe familjet tona, është logjike që të gjithë do zbresin nëpër rrugë të përballojnë këtë situatë”, thotë kreu i “milicisë patriotike”.

Kur u pyet nëse ky grup ka lidhje me ndonjë parti politike, ai u përgjigj se “ne nuk kemi lidhje me asnjë formacion politik”. “Por kur shteti nuk mund ta mbrojë familjen time unë kam të drejtë të mbroj veten me cdo mënyrë”, tha ai. Meqënëse shteti sipas tij, nuk gjeneron siguri, atëherë shoqëria me antë të forcave të saj duhet të kujdeset për të fituar ndjenjën e humbur të sigurisë.

Greqi, 'Garda patriotike' përgatitet për luftë dhe trajnohet në male Spacer


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Greqi, 'Garda patriotike' përgatitet për luftë dhe trajnohet në male 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi