Share
Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

default 1 vit protesta të dhunshme në Siri

prej Thu 15 Mar 2012 - 13:35
1 vit protesta të dhunshme në Siri 52336


SIRI- Sot, më 15 mars, Siria shënon njëvjetorin e fillimit të kryengritjes gjithnjë e më të dhunshme anti-qeveritare.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 8,000 persona kanë humbur jetën, ndërsa 230,000 të tjerë janë zhvendosur - 30,000 prej të cilëve janë larguar plotësisht nga vendi.

Pavarësisht bombardimeve intensive të bastioneve kryesore të rebelëve, si Homsi, Dera dhe Idlibi, rezistenca ndaj qeverisë së Bashar al-Asadit vazhdon.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, tani i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, është në qendër të përpjekjeve diplomatike për ndërmjetësimin e zgjidhjes.

Rusia dhe Kina, dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë kundërshtuar rezolutat e këtij mekanizmi që dënojnë dhunën në shtetin sirian dhe kërkojnë largimin e Asadit nga pushteti.

Opozita siriane ka thënë të mërkurën se qyteti Dera është rrethuar nga tanke dhe automjete të blinduara, të cilat po përgatiten për sulme të reja.

Autoritetet në pushtet thonë se forcat qeveritare po luftojnë “terroristët”.

Të mërkurën, Arabia Saudite ka mbyllur ambasadën në Damask, duke iu bashkuar kështu shteteve të tjera si: Britania, Spanja, Franca, Italia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.
(el.me/Radio Eruopa e Lirë/BalkanWeb)


1 vit protesta të dhunshme në Siri 517545930 Interist Forever....Vlonjat Me Zemer 1 vit protesta të dhunshme në Siri 517545930

Jeta Na Ofron Shum Surperiza Ne Te Ardhmen, Jetoje C`do Sekonde Te Sajen SIkur Te Ishte Sekondi Fundit I Jetes Tuaj.......

Gjithcka duhet nisur nga vetja:Respekti,Vleresimi,Thjeshtesia dhe Dashuria,Kur ti zotrosh keto cilesi dhe ti aplikosh mbi veten... Fillo te mendosh per dik tjeter..

Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo eshte cudia dhe lezeti yne......M.Remark
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi