Share
Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

default Jusuf Gërvalla

prej Wed 7 Apr 2010 - 20:58
Jusuf Gërvalla Jusufiportret Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah tëGjermanisë.

Shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugët e botës, por po rrinë e po qëndrojnë si burrat në vatrat e tyre.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë.

Por, edhe shkrimtari Jusuf Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha.Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak.

Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembullor që ia bëri Jusuf Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992; Flori Bruqi ”Vrasësit e liridonëve”, roman, Prishtinë, 1996).

Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për ?*, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet.

Rolin i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka fakti se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit, të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë “shkrimtar të dështuar”ose çaprashisin çilimillëqe për “gabimet” e tij).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi