Share
Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

default Kritikat e BE: Kufiri grek është "një derë e hapur"

prej Thu 15 Mar 2012 - 14:01
Kritikat e BE: Kufiri grek është "një derë e hapur" 52343


ATHINE - Evropianët janë të indinjuar nga një "Greqi pa kufij", e cila nuk zbaton marrëveshjen e Shengenit.

Greqia ka marrë kritika të ashpra nga partnerët e saj evropianë për mënyrën sesi ruan kufijtë, si dhe për dështim në zbatimin e procedurave adekuate për dhënien e azilit, shkruan gazeta Wall Street Journal.

Vendi që qëndron në zemër të krizës ekonomike evropiane në dy vitet e fundit, duhet të përballet edhe me një problem tjetër të madh, në kufirin lindor me Turqinë, Evro, ku kalojnë shumica e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, nga Greqia hyjnë njerëz nga Lindja e Mesme, Pakistani dhe Afganistani.

Sipas gazetës Wall Street Journal, një takim i ministrave të shtatë vendeve të BE-së (Gjermania, Austria, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Hollanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar) javën e kaluar, konkludoi se të gjitha këto shtete kanë numrin më të madh të azilkërkuesve në BE dhe shprehën shqetësimin për faktin se më të shumtët e këtij kontigjenti azilkërkuesish, arrijnë në kufijtë e tyre, përmes Greqisë.

Zyrtarët evropianë thonë se situata ekonomike që po përjeton ky vend, e bën të pamundur ruajtjen e kufirit me efektivitetin e nevojshëm.

Të mërkurën, zëdhënësi i Komisionerit të Punëve të Brendshme shpjegoi se aktualisht nuk është e mundur të vendoset kontroll kufitar për udhëtarët nga Greqia. Megjithatë muajt e ardhshëm mund të miratohet propozimi i Komisionit për të krijuar një mekanizëm të ri sipas Traktatit të Shengenit.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Hans-Peter Friedrich, shtroi një pyetje e cila nuk mori përgjigje: "A është ndonjëherë e mundur për të rivendosur menaxhimin e duhur të kufijve të Greqisë...?".

Ministrja e Brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner e përshkroi kufirin greko-turk si një "derë të hapur".

Ekspertë të veçantë të Komisionit Evropian kanë vizituar zonën duke konstatuar një pamje të zymtë në lidhje me kushtet në Greqi, dhe iu bëjnë thirrje autoriteteve greke të marrin masa të menjëhershme për cështjen e kufijve.

***
Ndërtimin e gardhit përgjatë kufirit greko-turk ka argumentuar në një intervistë televizive, kreu i Zyrës për Emigrimin dhe Integrimin, Arno Klarsfeld.

Z.Klarsfeld tha se Bashkimi Europian duhet të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit greko-turk, 130 km të gjatë, duke e krahasuar me gardhin ekzistues mes SHBA dhe Meksikës. Arno Klarsfeld, i cili u emërua kohët e fundit nga Presidenti francez Nikola Sarkozy si kreu i Zyrës për Emigrimin pasqyron idetë e presidentit francez, i cili vazhdimisht e ka karakterizuar kufirin greko-turk «poroz» .

Z.Klarsfeld argumentoi se ka një «derë gjysmë të hapur» në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, e cila duhet të mbyllet dhe të lejojë qytetarët evropianë që jetojnë në begati relative, të vendosin se kush do të kalojë në territorin e tyre.

Megjithatë, Komisioni Europian hodhi poshtë idenë, duke argumentuar se «muret dhe gardhet janë masa të përkohshme» për të cilat nuk duhet të shpenzohen paratë e taksapaguesve evropianë.


Kritikat e BE: Kufiri grek është "një derë e hapur" 517545930 Interist Forever....Vlonjat Me Zemer Kritikat e BE: Kufiri grek është "një derë e hapur" 517545930

Jeta Na Ofron Shum Surperiza Ne Te Ardhmen, Jetoje C`do Sekonde Te Sajen SIkur Te Ishte Sekondi Fundit I Jetes Tuaj.......

Gjithcka duhet nisur nga vetja:Respekti,Vleresimi,Thjeshtesia dhe Dashuria,Kur ti zotrosh keto cilesi dhe ti aplikosh mbi veten... Fillo te mendosh per dik tjeter..

Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo eshte cudia dhe lezeti yne......M.Remark
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi