Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ndërtimi i Japonisë – një vit nga katastrofa

prej Fri 16 Mar 2012 - 2:29
Ndërtimi i Japonisë – një vit nga katastrofa Japan-earthquake-prayer-2a40912f92b25fba-300x205Steve Herman, korrespondent i VOA-së Më 11 mars të vitit 2011, Japonia u godit nga tërmeti dhe cunami shkatërrues. Katastrofa shkaktoi rrjedhje radio-aktive në tre reaktorë të energjisë bërthamore në Fukushima. Rrezatimi mbërtheu tokën më të vlefshme bujqësore të Japonisë, ku fermerët vazhdojnë të luftojnë pasojat. Autoritetet japoneze thonë se 81,000 hektarë tokë janë të kontaminuar në nivele më të larta se 5,000 bekuerel për kilogram. Ky është limiti që ndalon Japoninë nga mbjellja e orizit. Të prekura janë edhe perimet, frutat dhe fermat e qumështit. Joshi-ichi Takeda është fermer në prefekturën e Fukushimës. Ai thotë se pasojat e 11 marsit kanë shkatërruar jetesën e tij. “Fondet e ndihmës emergjente janë mezi të mjaftueshme për të mbijetuar. Qeveria nuk lejon që lopët e mia të kullosin dhe askush nuk tregon se kur do të dekontaminohet toka ime”, thotë Takeda. Poshtë rrugës në Nihon-matsu, Aiko Saito bën përpjekje të kultivojë oriz, bizele, patate dhe rrepë. “Askush nuk do ta blejë orizin tim apo perimet. Çmimet kanë rënë vërtet. Vitin e kaluar, nga bizelja mora vetëm gjysmën e asaj që marr zakonisht. Tani, as fëmijët e mi nuk duan të hanë atë që unë kultivoj”, thotë Saito. Këtë javë, megjithatë, në Fukushima kanë arritur disa udhëzime për të shpëtuar industrinë bujqësore. Qeveria japoneze ka ftuar shkencëtarë nga jashtë, me përvojë në dekontaminimin e tokës bujqësore. Ata kanë zhvilluar takime me homologët e tyre japonezë dhe zyrtarët lokalë, në një simpozium në Korijama. Drejtori i Institutit Kërkimor të Radiologjisë në Bjellorusi, Viktar Averin, thotë se dëshiron të ndajë njohuritë e fituara nga incidenti bërthamor i Çernobilit, në vitin 1986, në ish-Bashkimin Sovjetik. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/


Ndërtimi i Japonisë – një vit nga katastrofa Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi