Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Daçiq: ‘Serbisë nuk i intereson se na sa shtete do të jetojnë shqiptarët’ Empty Daçiq: ‘Serbisë nuk i intereson se na sa shtete do të jetojnë shqiptarët’

Sat 17 Mar 2012 - 20:08
Serbisë nuk i intereson se në sa shtete do të jetojnë shqiptarët por ajo do të kujdeset që edhe serbët të kenë të njëjtin trajtim nga bashkësia ndërkombëtare. Kështu sot deklaroi Ministri i Brendshëm Serb, Ivica Daçiq duke e komentuar deklaratën e një dite më parë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi se shqiptarët do të jetonin në një shtet nëse vendoset në ndryshimin e kufijve. Daçiq gjithashtu tha se ndryshimi eventual i kufijve në rajon do të shkaktonte përçarje dhe probleme të mëdha në të gjithë Ballkanin.
“Të kishte deklaruar atë ndonjë politikan serb, tani Këshilli i Sigurimit pranë OKB-ve do të kishte mbajtur mbledhje, por pasi atë e ka deklaruar Hashim Thaçi e i cili është i përkdheluri i bashkësisë ndërkombëtare, deklarata e tij shihet si normale dhe madje duhet duartrokitur. Unë jam këtu si njeriu i parë i policisë dhe jo si politikan dhe nuk do të dëshiroja që të flasë më shumë për atë deklaratë pasi mua nuk më intereson se në sa shtete do të jetojnë shqiptarët, a do të jetojnë në 5 ose në 1 shtet, mua më intereson që të drejtat e njëjta ti gëzojnë edhe serbët. Mendojë se kjo është një temë e cila vret shumë larg pasi ne po bisedojmë për përmirësimin e marrëdhënieve të mira dhe heqjen e kufijve ndërmjet shteteve tona kurse gjithçka tjetër mund të shkaktojë përçarje dhe probleme të mëdha në të gjithë Ballkanin ”, tha Ivica Daçiq, ministër i brendshëm i Serbisë.
Ndërkohë, zv/ Ministri i Brendshëm Shqiptar, Avenir Peka tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi por që rikujtoi homologun e tij serb që Qeveria Shqiptare qëndron fuqishëm pas sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës.
“Nuk mund të komentojë një deklaratë të një kryeministri të një vendi sovran siç është Kosova vetëm dua të përsëris qëndrimin që ka Qeveria Shqiptare e që është qeveri që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, që qëndron fortë pas sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës dhe që Shqipëria dhe Kosova, ky është qëndrim i Qeverisë shqiptare e shohin veten të bashkuar në Bashkimin Evropian”, deklaroi Avenir Peka, zv/ ministër i brendshëm i Shqipërisë
Këto komente të Ministrave të Brendshëm të Serbisë dhe Shqipërisë u bënë gjatë Konferencës së nëntë vjetore ndërministrore për bashkëpunim në fushën e sigurisë kufitare në Evropën Juglindore ku dhe u firmosë deklarata ministrore për bashkëpunim në fushën e sigurisë kufitare për vitin 2012. Valmir Kuçi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi