Share
Shko poshtë
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:39
Redaktor: Dëfrim Cani

Recensent: Dibran Fylli

Recensent: Shpëtim Golemi

Kopertina: Xhevdet Xhafa













Tirazhi: 1000 copë









Shtypi:



NGLB “Kosova” Prizren
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:39
PRELUD PAVARËSIE





















PRIZREN, 2000









































Pjesa e parë



Preludet e Lirisë
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:40
Përcjellje dhe jetëshkrim



Ndofta më realisht se çdo herë, në pjesën hyrëse të këtij libri me poezi, na duhet dhe është e domosdoshme të flitet dhe për poeteshën Raimonda Maleçka. E lindur, rritur dhe shkolluar në Tiranë. Me arsim të lartë, por me një vullnet dhe aftësi të dukshme për të patur një kulturë, sociale, letrare. E angazhuar vazhdimisht në fushën e le trave, dy librat e parë poetikë “Ëndrra Lozonjare” dhe “Tungjatjeta Kosovë” e bënë të njohur dhe të admirueshme për lexuesin e saj. Është një nga poetet më të njohura dhe më e lexuara në Kosovën e pas – luftës.

Maleçka është poete dhe gazetare. Me të drejtë është quajtur poetesha e luftës. Ajo si gjatë luftës dhe sot, (ku punon në radhët e TMK – së), nuk ka lënë pëllëmbë të tokës Kosovare pa shkelur. Ndofta është publiçstja që ka më shumë informacion dhe material njohës se kushdo tjetër publiçist për ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë. Por njëkohësisht është edhe anëtare e Trupës Artistikë “Hamëz Jashari”, prej fillimit të krijimit të saj.Vëllimi me poezi, që lexuesit po i jepet në dorë përveçse ka një frymë të gjërë, ai është një nënprodukt cilësorë estetik dhe emocional. Poetessa merr frymë fort dhe flet me zë. Të katër pjesët e librit unifikojnë ndjenja të thella, emocione të prekëshme dhe një interpretim me kolor ngjyrash.Befasia në Poezinë e Raimondës vjen nga detaji, pra nga ku lind dhe nis emocioni. Kjo në shumë raste përbën dhe gjetjen, si një realitet i pranueshëm poetik. Të katër aktet e librit “demonstrojnë” një “vikamë” të qëndrueshme, të personalizimit, të individualitetit të poeteshës. Në tavolinën, blloqet, syrtaret, kasetat e poeteshës ka mijra faqe që ajo po hedh me vullnet në projektet e saja krijuese. Realisht ka në process të shkruari dy libra,… dhe ende vazhdon që të gjurmojë historinë ngjarjet tragjike (duke i fiksuar në foto apo në regjistrim), pa lënë pas punët e tjera të një njeriu aktiv.



Redaktori: Dëfrim Cani
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:41


Pa titull dhe numër





Ti dhe legjenda, …



nga historia,

mblodhëm eshtra

dhe gjak.



Ti,

erdhe si era,

NORË, … TEUTË…!

Nga SHOTA trashëgim

ke atdheun,

Amën,

në Përjetësi ke emrin, …





Deçan, 29 Nëntor 1999

Agron Gashi















1.Në ditët e lirisë neve na thirri gjaku, ashtu sikur sot na thërret respekti për lirinë, njerëzit e saj dhe të gjithë ata që e duan vërtet atë. Pasaporta mes Shqiptarëve në Kosovë sot është liria.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:41
ATDHEU



Atdheu ka qenë

dhe asht: -

Gjaku, flamuri,liria.







Shteti e qeveria,

besohet që të jetë për të gjithë,

DREJTËSI :

ndërsa mendja mbi të gjitha këto

asht’ dituni, …







MENDJA



asht dituni

për Atdhe e qeveri …









TRI



Liria,

Vyrtyti,

E drejta, …

… ndofta janë veç tri fjalë!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:42
Sikur të tria të rrinin bashkë’

Me njerëzimin, -

Ç’do të ngjante vallë?



































VARGJE PËR KOSOVËN



Je himn trimërie,

Malet, shkëmbinjtë,

e lisat krenarë,

Rrijnë, . . .

- Si mund të robërohsh Ti,

kur të gjithë i ke luftëtarë!



Kosovë!

Je nënë,

që historia veç me luftra,

t’a ka mbuluar trupin

si me këmishë.

Je britmë

që gjithë jetën tënde

zë i ke bërë lirisë.



Je një nënë,

veç djepa trimash

përkunde ditë e natë.

Mbete fisi i vdekjes në mejdan,

në një jetë të shkruar mbi baladë, …







JUNIK 20 Maj 1998, ora 17.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:42


TË BAM’ KALA





Shuhet kanga në buzë,

Se në luftë nji shok na ra,

nën yje jua hapim varret,

e ma shumë bashkohemi

- Bahemi Kala! –



Oh, kjo pamje tmerri

As andrra nuk i nxe brënda,

Nanë shtatzanë

në shtatzanin e vet u vra.

Fëmijë që nuk e panë dritën e diellit

Oh, ato vdiqën udhëve

u prenë, u masakruan,

u përdhunuan, u pushkatuan.

Tokë e mbjellë me vdekje e zjarr,

Gjysma i la nanat e gratë,

Dhimbje i la vajzat,

e jetim fëmijët, . . .



Ç’nuk pa dhimbja e dashuria shqiptare,

nanat, motrat, gratë,

Por liria e KOSOVA

e pa gjumë rrin në male,

Dhe nëpër ditë, dhe nëpër natë.



Shuhet kanga

Se nji shok në luftë na ra

Por nuk bie qëndresa jonë,
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:43
Se prej gjaku e dashurie





Është e bamë, kala!







JUNIK, Korrik 1998, ora 14.00



























DRENICË



Një mal i madh me trima

e mbajtën Kosovën mbi supe

nëpër pellgje gjaku,

me zemër lirie, në ditë lufte.



Eh, Drenica trime

Profil drite me rreth rrufeje,

Je jetë e nur

Fytyrën e Shaban Polluzhës

e ke vu në flamur.



Drenicë,

Azem e Shote Galica

Adem e Hamzë Jashari

Fehmi e Xheve Lladrovci

Mujë e Ali Krasniqi

Bedri Shala e Bekim Berisha

Iljaz Kodra e Rasim Kiçina

Abedin Rexha e Ismet Jashari

Lumja ti moj Drenicë

Nga një shekull

e për çdo ditë

Djemtë ty të ushqejnë me dritë!



Një mal me trima



- DRENICË! –
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:44




QIELLI I KOSOVËS



Sot asht pa re qielli,

Ka ca kohë kështu

Në truall të Adem Jasharit

Është kthye në qiell të Kosovës, …





Deri dje,

Vdekjen e mbërthyem me pranga,

pa ju tut plumbit,

natës,

diellit,

shiut e borës,

duke derdhur gjak,

endëm ëndërrat e fëmijëve

e i nisëm t’fluturojnë

qiejve të Kosovës.





E, -

Ja ku asht qielli i Adem Jasharit,

Pa re,

Në gurgullimën e krojeve

e gjelbërimin e barit.



Prekaz, 15.09.1999 ora 20.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:45
EMNI KOSOVË





Anë e mbanë Europës plakë

Flamuri shqiptarë

Shpaloset palë – palë



Shqiponja,

Gjaku

emrin e Kosovës

në dorë,

në gojë,

në ballë,

për shekullin e ri

e mbajnë . . .



Mars, 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:45


UDHËVE PA FUND



Udhë pa fund,

në tokën me varre

me të vdekur dhe të gjallë

. . . shokët luftëtarë

këndej na mbetën

një e nga një.

U bënë agim,

u bënë dritë,

u bënë lule dhe diell, . . .





Ec udhëve pa fund

nëpër tokën e Kosovës

e ato që ranë

më shohin nga qiejt,. . .





Udhëve pa fund

në tokën me varre

me të vdekur,

me të rënë,

me të gjallë,

Kujtimeve për ato ditë

s’mund t’ju bëj ballë…



Mitrovicë, 16 shtator 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:46
SY FËMIJE



Sytë e Kosovës,

Sot janë ba sy fëmije,

Që qajnë dhe qeshin pa pra,

Në qëndresë dhe në pritje.



Jemi bijtë e bijat e Kosovës,

plagët dhe lisat

e Drenicës, të Dukagjinit

të Llapit e të Rugovës,. . .



Nën tokë

Ata që lufta na i mori

Do t’i lejmë të qetë

Se hakmarrja për ata

asht’ liria jonë.



Jemi ushtarë të UÇK – së

Kudo, nga Shala e Bajgorës

në Pashtrik

Nga Karadaku në Nerodimë

Se ka 100 – vjet

Që për t’u veshur ushtarë

Kemi prit.



Sytë e Kosovës,

janë si sy fëmije…







Tetor, 1998
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:46
Dridhet Ballkani



Po dridhet Ballkani

Në viset shqiptare lufta ra,

Dielli, me ma t’bukurën drtë,

Natën don me e ça.



Ngrihen malet tona,

Jehon kanga e lirisë,

S’përkulen shqiptarët,

Se jan’ n’zakonet e Arbnisë.



Andrra jonë sot jehon,

E me dekën përleshet fyt’ a fyt’

Se ka qindra vjet jetën tonë

Hasmi s’ka mujt’ me e mbyt.



Diell Skëndërbeu e diell Arbërie,

Po bie këtë vjet mbi kullat tona,

Në malet, luginat, bjeshkët,

Udhën me za e ban Shqiponja.



Dridhet Ballkani

Za shqiptarëve u ban Kosova,

Po shkrin akulli e po shkrin bora,

Se liria ka zbrit në vatrat tona.





Korrik, 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:47






KA 100 VJET



Ka 100 vjet,

e me tmerrin e vdekjes

jemi pa sy më sy,

Nga fëmija e deri tek plaku

Hapur dera e tragjedive . . .





Ky kumt ka 100 vjet

Për ne shqptarët

Sot,

Sot kur endemi nëpër Botë.



****** e Kosovës,

Gjak i valë,

Toka e Kosovës me varre,

Tokë e lirë,

ajo ju pret nga agimi në agim.









Ejani, ajo ju pret,

se këto male e fusha

shkëmbinj e lugina,

nuk duen me mbet’ shkretë!







Prizren, 26 Nëntor 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:47




TOKA E KOSOVËS



Gjithë jetën e vet,

Toka e Kosovës

Ka rritun veç lulkuqe

E kjo,

don me thanë: -

Veç vite lufte.

Se gjithë ata që luftuan

E për Kosovën u vranë

nuk u shuan

Por lulëkuqeve u ngjanë.





Kështu ka ndodhur dje,

Po ndodh dhe sot,

dhe nesër . . .

Të mbulohesh me dheun e lirisë

nuk vdes,

nuk tretesh dot. . .





MITROVICË 16 Shtator 1999, ora 15.20
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:48
ËSHTË KJO KOHA



Është kjo kohë

më e dhembshura kohë

me dhe pa dashuri,

Kohë për të vdekur dhe

për të lindur bashkë,

Është kohë për heronj

dhe jo për përrallëtarë.







Është kjo kohë. . .

shumë na ranë,

e ne varrin jua bëmë me duar

e me lule i mbuluam. . .



Në mbrëmje kënduam këngët e lashta

Të vendit tim,

se kohë për vajtim nuk ka,

S’ka kohë as për vdekje.





. . .





Ah! – nuk na premton koha! –





Junik, më 28.05.1998
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:48
KOMANDANTI I Z.O.DUKAGJINIT

(Ramush Haradinaj)



Trim je, vërtet trim

Zili të kam me )*(

E trupin tim,

Burra si Ti janë

Lavdi e nder

Për Shqiptari e Kombin mbarë.







Yll je, yll që ndrit e ndriçon,

Me zemër e mëndje çdo kush përgjon,

Të tulaturin, të përgjumurin e zgjon,

Për drejtësi, ?* burrërisht e fton.





Atdhetari prej teje merr zemër, mësim

Sjellja jote është vepër, zëri kushtrim

Thërret vëlla, thërret pa reshtur, pa pushim,

Për ?* të Kosovës, me luftu me vetëmohim.







Junik, 06.Gusht 1998, ora 21.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:49
NË MALET E JEZERCIT



Në malet e Jezrcit

bahet luftë,

Duket sikur legjenda,

që nga Muji e Halili,

Vazhdon të jetojë ditët e saj.





Në malet e Jezercit

bahet lufta,

- derdhet gjak! –

Za shqiptarëve u ban Adem Jashari

e n’liri u prin Shaban Polluzha.





Në malet e Jezercit

ka ra lufta e asht ndez zjarri,

Za ban Agim Bajrami,

Djemtë e Kaçanikut,

Bajram e Gursel Sulejmani.





N’malet e Jezercit - kundër armikut!


Ferizaj, më 12 shtator 1999 ora 13.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:50
PËR LIRINË



Një vit luftë,

në Kosovë,

Shqiptarëve ju shpall kushtrimi,

për me rilind a me dekun.





Skëndërbeu pa fytyrën e vet,

në luftëtarët e Kosovës,

. . . prap erdhën në prita,

Shaban Polluzha,Isa Boletini

Adem Jashari e Azem Galica.





Për një vjet,

Kosova u ngrys u gdhi mes vdekjes,

mes ngricës,

në shi dhe në flak,

Jezerci, Bajgora, Drenica

Juniku,Prizreni, Peja

Nga Pristina, Gjilani deri në Llap.





Luftë trimat bëjnë

Nga një shekull

Për lirinë e Kosovës . . .





Qeshor, 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:50
KY KUFI GJAMË



(Kushtuar Dëshmorit të Lirisë vrarë në kufirin Shqiptaro – Shqiptar, Luan Haradinaj)



Këndej shqiptarë

Andej shqiptarë

KOSOVË – SHQIPËRI

Vdekja mes nesh

Ka qenë ky kufi.





Këndej tokë shqiptare

me varre,

Andej tokë shqiptare

me varre,

… varre për të mos qenë ky kufi,

Por ka 100 vjet, ai rrin aty.





Për të mos qenë kjo vdekje

Për të mos qenë kjo gjamë,

Përkundëm djepa, ngritëm kangë,

u dogjëm, u premë

u therëm e u vramë . . .





Junik, Gusht 1998
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:51
ERDHI DHËNDRI NGA KURBETI



Erdhi dhëndri nga kurbeti

Kangë as valle në shtëpi nuk gjeti

Vetë një krushk, vetë një dasmorë

Gurët e kullës shemb në oborrë.





300 ditë sa i ka vjeti

I ka la me lot kurbeti

Vi në Kosovë për dasmën time

E më pret shkau me granatime.





Eja çikë nuse tek shtëpia

Mos lotoni plagët e mia

Nxirri pushkët n’themele t’gurit

Dalim bashkë ku thërret Flamuri.



300 mijë vjet me i pas martesë

Për Kosovë kemi një besë.





Shkon Flamuri dallg Drenicës

Si duvak po i duket çikës

Krak për krah me nuse t’vet

Çlirimtari lëshon tërmetet.



Kur tupani bie për dasëm

Thirrim miq e thirrim vllazën

Këndon Flamuri këngët e veta

Kuq e Zi si jeta e vdekja.





Eja çikë nuse tek shtëpia

Mos lotoni plagët e mia

Nxirri pushkët n’themele t’gurit

Dalim bashkë ku thërret Flamuri.



300 mijë vjet me i pas martesë

Për Kosovë kemi një besë.





Janar 1999 Tiranë





Ky tekst – këndohet nga këngëtari Shaqir Cërvadiku.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:52


Pjesa e dytë









RANË,



POR NGRITUR RRINË
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:52




TRIMAT KOSOVARË



Deshën të vrasin Kosovën

e kosovarët të mbeten pa sy,

Fëmijët deshën t’na i lënë ulokë,

kur të vranë Ty, . . .





Por,

nuk shuhet Kosova,

Kosova nuk shkulet,

Kosova ka rrënjë,

Ka trung e ka sy,. . .





Djemtë e Kosovës janë lisat e saj,

e kosovarët me sytë e saj ngjajnë,

Liqenet, bjeshkët, krojet,

të përjetshme Kosovën e mbajnë.





Kosova ka duar,

ka gjak, heronj dhe këngë,

ka djepa e ninulla,

Ka Azem Bejta e Adem Jasharë

Që Kosovën,

gjallë do ta mbajnë!





Prill, 1998
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:53


KOMANDANT SANDOKANIT

(Dëshmorit të lirisë Abedin Rexha)



Të pashë mbështjellë

me lule lirie

Të pashë tek vallëzoje

në buzëqeshje fëmie.





Të pashë në Vojnik

Praën fisit tënd

Atje me Adem Jasharin

Të pashë Ty, o Komandant.





Tek shëtisja maleve të Drenicës

T’i pashë bijët e bijat

e fisit tënd

Nëpër Prekaz, Aqarevë, Llaushë

e Vojnik,

Të pashë Ty, o Komandant.







Të pashë me flamurin

E shqipes në dorë,

Me sytë nga qielli,

Të thurura kurorë,

Të pashë Ty, o Komandant.





VOJNIK, 8 Tetor 1999, ora 13.15
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:53
S’KA VAJ PËR TY





Anë e kand varre nëpër Kosovë,

por ani,

Për Ty nuk ka vaj,

ka vetëm kangë.





S’ka ligështim,

Dhe pse Kosova

Asht vajzë,

Asht nuse,

Asht nanë.



Hasmi në kallkan t’a shtroi vdekjen,

Sa të ranë me mijra

Për mbi – jetesë,

Për gjallesë

Për ?*

E për burrni.





Anë e kand varre

Nëpër Kosovë, . . .

Por s’ka vaj,

Veç kangë ka për Ty.





Pejë, 05.07.1999 ora 11.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:54
SI HERO LEGJENDAR



Ismet Jashari – Kumanova

Legjendë e gjallë,

Simbol për shokët

mbete,

Për ?* të Kosovës

ratë.





Ishe si shqipe

Me dy krena

Ishe si lulëkuqe

Në agim

Ecje bashkë

Me shokët

Në vargëzim. . .







Sot, shokët nga gjithë

Kosova ju kanë ardhë

Flamur, lot e lule

Ju kanë sjellë

Ju mbetët si hero

Legjendar

S’bashku me Legjendën ADEM JASHARI.







Kleçkë, 25 Gusht 1999, ora 15.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:54




AGIM

(Komandantit Agim Ramadani, dëshmori i lirisë)



Agim,

ky emër me të cilin njerëzimi,

që në ditën e parë të lindjes,

kohëve u tha: - JETË.





. . . dhe liria

AGIM është, . . .

Prandaj ajo përmes gjakut

buzëqesh,







Agim, . . .

pastaj me trëndafilat sinonim

Ne t’i sollëm tek varri sot,

Kur mbi supe mbanin lirinë e Kosovës,

Ndërsa Ty,

Të mbajmë ende në sytë me lot.





Koshare, 23 Gusht 1999, ora 17.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:55
ZEMËR – QËNDISUR NË FLAMURË

(Komandantit dhe vëllait të tij Mujë e Ali Krasniqit)





Keni mbetur të qeshur,

Kështu mbetet gjelbërimi,

në male,

e dielli në agim.





. . .





Zemrën e kisht një flamurë

Ratë bashkë,

Për të mos u ndarë kurrë.





Caralevë, 15 Shtator 1999, ora 21.40
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:55
TUNDEN NË FLAMURË





Nga zemra

Tek syri

Nga syri,

në lot,

Pastaj qielli i kaltërt

përcjell fluturime Shqiponje . . .







Ecim në tokën e lirë,

me gjak të derdhur,

shteg më shteg,

e gurë më gurë,

Dhe qiellit Shqiponjat

mbledhin lule,

e tunden në flamurë!





Ferizaj, 8 Shtator 1999, ora 19.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:56
GURI





Këtu,

Dje pati jehona lufte,

U derdh, gjak,

e u krijuan kujtime.





Sot,

vend për lule trimash

ku derdhën lotë dhimbjesh.





Greiçevc, 19 Tetor 1999 ora 18.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:56
SI HERONJTË E LEGJENDËS

(Bedri Shala e Bekim Berisha – dëshmorë të lirisë)



Dy vllazën kosovarë,

Drenicë e Pejë bashkë,

Kurrë nuk u ndatë,

. . . për lirinë e Kosovës

Mbetët lis i lartë.





Ishit shqipe,

lulëkuqe,

diell e dritë Kosove

vllazën deri në varr.





Sot gjithë shqiptarët

dhe liria vetë,

tek ju ka ardhë,

Njerëz,

Lot,

Lule,

Dhe në vdekje

dhe ne përkujtimore

BASHKË.



Caralevë, 05 shtator 1999 ora 21.10
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:57
ZGJOHU E SHIKO . . .



(Xhemajli Fetahu – Raushiq, Pejë – dëshmori i lirisë)



Kush ta ndali buzëqeshjen,

Kush pa dhimbje ta rrëmbeu rininë,

Zgjohu luftëtari trim

Se e kemi mes nesh lirinë.





Jemi në Koshare

Prënë varrit tënd,

Lulet sot për ty,

Kanë ardh’ nga çdo vend . .





A se shikon djalin,

Ai po t’kërkon

Fotografinë tënde

Nga dora se lëshon.





Zgjohu Xhemajl Fetahu

Kemi ardhë tek Ti: -

Shokët,

Familja,

këngët,

Simboli Kombëtar, . . .

Kemi ardhë me lirinë

ZGJOHU!





Caralevë, 5 shtator 1999 ora 21.30
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:57
RRAHMAN TAFA – DËSHMORI I LIRISË



Rrahman Tafa , - rrezja e lirisë!

Kam mall e dhimbë

Kam kujtime dhe dritë,

Kur të pyes: -



- A i gjete fushat e malet e tua?

Që me flakë e varre janë nxënë

nga bijtë që ranë,

nën diell e nën hënë.





Dëshmori Rrahman Tafa

është i gjallë,

se vjen nëpër qiellin e lirë,

pa re,

pa borë,

pa shi . . .







Caralevë. 02 shtator 1999, ora 18.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:58
KU VAJTE ?



Iljaz Kodra – Dëshmorit të Lirisë - Prekaz



Ku vajte?

Pse ike ?

Si nuk vjen ?





Kuvend me yjet ke nxanë,

e vllaznue me mallet e larta shqiptare,

Iljaz Kodra,

Të presin togat luftëtare, . . .





Pas teje erhën mijra të tjerë,

Nga luftëtarë u bënë dëshmorë,

S’mund të të linin vetëm Iljaz Kodra,

Të kërkonin çdo ditë e çdo orë.



Të sollën të gjithë lule mbi varr,

Para se kuvend të zeje me yjtë në qiell,

me malet,

me zanat,

me flamurin në ngjyrë.



Iljaz Kodra

Me ty ne kuvendojmë çdo ditë,

Se e kemi fitue lirinë.









Prekaz, 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:58
TRËNDAFIL PA DASHURI



(Dëshmorit të lirisë – Faruk Elezi – Glloxhan)



Jo, vdekur s’ke

me dhe të liris je mbuluar

Lotët rrjedhin

pa pushuar.



T’i nuk na sheh,

as dëgjon.

Rinia jote u shua,

si një zjarr i posanisur

Tek lotët e motrës, që qanë

për vëllanë . . .

Që si la trashigimtarë,

u shua, u shua në lule të rinisë

Oh, moj nënë e babë në mërgim

se dëgjoni ju këtë mallkim

Djali juaj mbeti hero për ?*

Trëndafil pa dashuri . . .!



Glloxhan, 24.09.1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 12:59
ASTRIT BYTYÇI

Dëshmori i lirisë - Ferizaj



Astrit, Mirëmëngjes

Liria pot ë buzëqesh

Po të buzëqesh në sytë

E shokëve të tu





Në trëndafilat e kuq

Që erë s’arrite t’i merrje

dot . . .

Kur pranë varrit tënd

Familja t’i solli . . .



Jo, t’i ike

për tu kthyer

Në Lirinë e Kosovës





Ike për të mbetur

Në kujtimin e viteve





të larë në gjak

në lulëzimin zambak





Ferizaj, më 14 shtator 1999 ora 21.30
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 13:00
NXEHTË

(Kushtuar Milazim Shala Baballoç – Dëshmori i lirisë)



Kudo asht nxehtë,

Mendja,

Shpirti,

Fjala e burrit,

Pash më pash i bie dheut shqiptarë.



Milazim Shala,

Në Koshare i vrarë,

Nga mëngjesi në darkë

në llogore,

Qëndresa e burrit,

Pash më pash i bie dheut shqiptarë.



Zemër burri,

mund lirie,

Mos qaj, . . .

Kudo asht nxehtë!







Gjakovë, më 06.08.1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 13:00
DJEMTË E KOSOVËS





Nanave,

U dhemb jeta e djemve të Kosovës,

Të gjithë rënë për ?*

Ishin ende tuj u ba lastarë

Ishin tuj u rrit, ishin të ri.





E bukura jetë dhe ******,

U ba flamur i kuq,

U ba kangë e krenari

E bukura jetë e djemve të ri,

U ba sinor e PAVARËSI.



Dhemb jeta e djemve të Kosovës,

Lënë nëpër male,

Lënë në çdo pritë,

Toka e Kosovës

për të mos i humbur

Për çdo stinë lulëkuqe rrit.







Deçan, 29 Nëntor 1999, ora 20.00
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 13:01
LOTË DHIMBJE



Lotët bien çdo cast,

Mbi faqe,

Mbi gjunjë,

Mbi tokë,

Se çdo çast na këputen nga jeta

gra, fëmijë, pleq, luftëtarë dhe shokë, . . .



Bien, . . .

Tmerr, dhunë, gjak, varre,

Po e mbjellin cak më cak

Tokën Kosovare.



Botë e qytetëruar dridhet,

Thua k’të morte të madhe

mbi shqiptarët se pa ?! . . .

Por shqiptarët,

plot i mbajnë llogoret

për mos me ra, . . .



E,

as dje, as sot,

Shqiptarët mortja

s’i ka mujt dot . . .!





Janar, Reçak 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

prej Sun 11 Apr 2010 - 13:01
SE ISHIN TRIMA DRENICAK



“Mbetët si yje në qiell,

Mbetët si rreze në diell, . . .”





Drenicakët e mijë,

Kamijra vjet,

që nana ju ka lindë,

I duheni Kosovës,

Ajo ju lind çdo ditë.





Toka, qielli, yjet,

Dielli, shiu, era,

. . . Kur ju prenë, ju dogjën e ju vranë, . . .

Nëpër ditë – netë ju panë.





Mujë – Beqa e Ali, - kanë plagë,

Xhevati, Luljeta e Luani,

Së, bashku me to dhe Gani Elshani,

Këto male i lanë më gjak,

S’ju harrojmë, këto ditë me diell,

Se ishit trima drenicak.





Drenicakët e mijë

Ka 100 vjet

që Liria e Kosovës

Në vuajtje e në dhimbje na pret.







Pashtrik, 14 dhjetor 1999 ora 13.00
Sponsored content

default Re: RAJMONDA MALEÇKA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi