Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Miti mysliman në SHBA

prej Tue 20 Mar 2012 - 2:20

Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se disa amerikanë besojnë ende se Presidenti Barak Obama është mysliman.
Është të paktën sondazhi i pestë ose i gjashtë, që shtron këtë pyetje që nga viti 2007, kur Obama është bërë kandidat për Shtëpinë e Bardhë dhe kur amerikanët kanë mësuar se babai i tij është mysliman nga Kenia.
Vetë Obama, veten e tij e ka përshkruar si "i krishterë me zgjedhje".
Sondazhi i veçantë ka anketuar republikanët në shtetet jugore të Misisipit dhe Alabamës dhe është zhvilluar në kohën e duhur për të përkuar me zgjedhjet e kandidatëve republikanë.
Të pyetur nëse Obama është mysliman apo i krishterë, 45 përqind e respondentëve në Alabama kanë thënë "mysliman", ndërsa 41 përqind të tjerë kanë thënë se nuk janë të sigurt. Në Misisipi, 52 përqind e të anketuarve e kanë identifikuar kreun amerikan si mysliman, ndërsa 36 përqind të tjerë nuk janë shprehur të sigurt. Po, përse vazhdon ky mit? Një teori akademike thotë se, kur anketuesit vazhdojnë të pyesin pyetjen e njëjtë dhe kur gënjeshtra përsëritet disa herë, njerëzit fillojnë të besojnë në vërtetësinë e saj.
Sondazhi i fundit kombëtar për këtë çështje ka qenë në gusht të 2010-ës dhe ka gjetur se, miti mysliman besohet nga një numër relativisht i madh i amerikanëve: 18 përqind. Dyzetetre përqind kanë thënë se nuk janë të sigurt për religjionin e Obamës, ndërsa vetëm 34 përqind e kanë identifikuar saktë, pra të krishterë.
Republikanët e anketuar në sondazhin e fundit kundërshtojnë edhe Partinë Demokratike të Obamës dhe duan të shohin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Një interpretim xhentil i qëndrimit të tyre, se Obama është mysliman, është se ata nuk i besojnë asgjëje që ai bën ose thotë.
Por, interpretimi më i saktë, njëherësh njëri që ka gjetur mbështetje në rritje në sondazhe, është se të quash Obamën mysliman, është mënyra për të sugjeruar se, Presidenti "nuk është amerikan i vërtetë". Dhjetë vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, të kryera nga pjesëtarë të Al Kaidës, paragjykimi i shëmtuar kundër islamit vazhdon të mbizotërojë në disa pjesë të Amerikës.
Protestat e zemëruara të vitit të kaluar në lidhje me propozimin për të ndërtuar një qendër islamike kulturore dhe një xhami në vendin ku kanë rënë Kullat Binjake, kanë qenë dëshmi e qartë se disa amerikanë nuk bëjnë kurrfarë dallimi ndërmjet ekstremistëve islamikë dhe myslimanëve.
Fushata aktuale e republikanëve e ka njollosur edhe më tej këtë çështje.
Herman Kein, i cili për kohë të shkurtër ishte garues për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale, ka thënë se nuk do të lejonte kurrë që një mysliman të shërbente në kabinetin e tij të Shtëpisë së Bardhë. Ai më vonë ka kërkuar ndjesë, duke thënë se ka folur shumë shpejt dhe nuk është dashur të përziente ekstremistët me "të gjithë myslimanët".
Dy kandidatët aktualë, Njut Gingriç dhe Rik Santorum, vazhdimisht e karakterizojnë Ligjin e Sheriatit si një kërcënim të vërtetë për Shtetet e Bashkuara.
Ligjvënësit republikanë në pothuajse 24 shtete kanë paraqitur ligje që synojnë të ndalojnë gjykatat nga "njohja e ligjeve të huaja", një eufemizëm për Ligjin e Sheriatit.
Kjo shkakton lemeri për shumicën dërrmuese të amerikanëve, të cilët e kuptojnë se ky vend i emigrantëve është ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe lirisë fetare. Ideja se amerikanët myslimanë janë më pak amerikanë se amerikanët e krishterë apo amerikanët hebrenj, është thjesht neveri për ta.


Miti mysliman në SHBA Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi