Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Babuinet ne rrezik ndihmojne ne studimin e ndryshimit te klimes

prej Fri 23 Mar 2012 - 19:10
Babuinet ne rrezik ndihmojne ne studimin e ndryshimit te klimes BabuinShkecetaret po studiojne nje lloj te rralle majmuni afrikan, mbijetesa e te cilit eshte ne rrezik prej ndryshimeve klimatike dhe njeriut. Studiuesit shpresojne qe me ane te se shkuares se kafshes te jene ne gjendje te zbulojne informacione mbi efekte te ardhshme te ngritjes se temperaturave.

Emri shkencor i tij eshte Mandrillus leucophaeus, ose babuin, dhe ai jeton ne xhunglat ekuatoriale te Nigerise, Guinese Ekuatoriale dhe Kamerunit. Nuk eshte hera e pare qe babuinet perballen me probleme per shkak te ndryshimit klimatik. Profesori i antropologjise i Universitetit te Oregonit Nelson Ting thote se rreth 3,000 deri ne 5,000 vjet me pare pati nje renie te madhe te popullates se tyre.
“Gjate asaj periudhe pati nje pakesim dramatik te siperfaqes te xhunglave, ne zonen ku banojne babuinet. Dhe arsyet e zvogelimit te xhungles lidhen me kushte te ngjashme te cilat pritet te shfaqen serish ne te ardhmen ne ato zona. Po flasim per nje klime shume te ngrohte e kombinuar me nje shtim te stineve dhe me nje shtim te thatesires.”

Ne ato kushte bota bimore ndryshon, duke u bere me e rralle dhe kushtet atmosferike me te thata. Profesori Ting eshte autori kryesor i studimit mbi babuinet, qe u botua ne revisten Ekologji dhe Evolucion.
“Fitimi i me teper njohurive mbi historine natyrore dhe ekologjine do te na ndihmoje patjeter ne percaktimin e prioriteteve te mbrojtjes se nje kafshe qe me te vertete eshte shume ne veshtiresi tani, per shkak te problemeve te ndryshme.”

Rrethanat e tanishme duken shume te ngjashme me cfare ndodhi 3,000 deri ne 5,000 vjet me pare. Ka zvogelim te siperfaqeve te mbuluara me xhungel, temperatura ne rritje dhe mot te thate. Por ne ate kohe, popullsia vendase Bantu filloi te largohej nga zona e Nigerise dhe Kamerunit. Ne migrim e siper, ata nisen te merreshin me bujqesi dhe filluan mesuan shkrirjen e metaleve, cfare mund te kene ndikuar ne pakesimin e siperfaqes se xhunglave. Nuk dihet nese popullsia Bantu i kishin apo jo babuinet pre gjahu, por mishi i kesaj kafshe sot eshte i cmuar.

“Shqetesimi me i madh ne keto momente per babuinet nuk eshte ndryshimi i klimes. Ai mbetet patjeter nje shqetesim per te ardhmen. Por mendoj se gjuetia, tani per tani, eshte problemi kryesor per babuinet. Nese ne do te mbrojme zonat e pyllezuara te xhungles, ajo do te coje ne mbrojtje te vendbanimit te babuineve dhe nese ne arrijme te jemi te suksesshem, atehere do t’i mbrojme ne kete menyre edhe prej gjuetise. Keshtu ne mund edhe te zbusim efekte te tjera te ndyshimit klimatik ne te ardhmen. Kjo do te ishte ideale.”
Profesori Ting thote se, ne fushen e shkences, celesi per te tashmen dhe te ardhmen gjendet shpesh ne te kaluaren. Shkencetaret thone se historia e babuineve mund t’i ndihmoje ata te kuptojne se cili do te jete fati i xhunglave afrikane, ne 100 vitet e ardhme.


Babuinet ne rrezik ndihmojne ne studimin e ndryshimit te klimes Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi