Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pjesa e 5 - Misterit i shtohet akoma mistere. Cfare zbuloi Richard Byrd? Empty Pjesa e 5 - Misterit i shtohet akoma mistere. Cfare zbuloi Richard Byrd?

Sat 24 Mar 2012 - 15:44
Pjesa e 5 - Misterit i shtohet akoma mistere. Cfare zbuloi Richard Byrd? Richard_byrd_Ne vitin 1984 "British Antartic Survey", vuri re nje vrime ne shtresen e ozonit te vendosur mbi Token e Maud, te shkaktuar nga CFC. Duke qene se duket qe eshte shkaktuar nga ndonje gje me konsistente se CFC, ndonjeri ka pyetur veten nese vrima eshte, pse jo, edhe virusi i gjetur ne vitin 1999, mund te jene shkaktuar nga shperthime nukleare me permasa te medha. Ndoshta per te fshire cdo gjurme te legjendares “Baza 211”.

Duket e qarte qe ne datat 27,30 gusht dhe 6 shtator tre bomba atomike jane shperthyer ne Antarktide ne zona qe ishin objekt zbulimi nga ana e gjermaneve e vitin 1939 dhe ne vitin 1940. Gati pergenjeshtrimi.
Historia zyrtare sinjalizon perdorimin me qellim ushtarak te Antarktides perpara vitit 1961 nga ana e Britanise se Madhe, URSS dhe Shteteve te Bashkuara.
Megjithate udhetimi yne ne mister nuk e ndjek kete rruge, por ate te Richard Byrd.

Cfare zbuloi Richard Byrd?
Cfare shkruajti ne ditarin e vitit 1925 Richard Evelyn Byrd dhe pse ky dokument u zhduk deri ne vitin 1998, viti ne te cilin u publikua, edhe pse me pjese qe mungonin?
Cfare eshte vene ne dukje ne ato faqe, ishte motivi per te organizuar operaconin “High Jump”?
Ne vitin 1947 ka ndodhur dicka shume e cuditshme.
David Eli Bunger, duke fluturuar mbi marzhin e derrases te Shakleton, pa nje zone pa akuj, te mbushur me liqene te cdo madhesie me ujera me ngjyra te ndryshme. Ne ditet e mepasshme, duke u ulur prane liqeneve te tille, zbuloi qe uji nuk ishte vecanerisht i ftohte dhe ishte uje deti.
Byrd konfirmoi gjithcka ne nje fluturim te mevonshem, por shtoi fakte te reja dhe te pabesueshme.
Aq shume sa habiti edhe stafin qeveritar, qe i imponoi heshtje dhe u mundua qe te krijoje keqinformim duke publikuar qe Byrd, ne daten 27 shkurt te vitit 1947 gendej duke fluturuar ne Polin e Veriut, kur ne te kundert, duke mare pjese ne operacionin “High Jump”, Byrd ishte prezent ne Polin e Jugut.
Nje veprim i denuar edhe nga vete Byrd, aq shume sa e detyroi ate te shkruante ne menyre sekrete te gjitha ndodhite e vitit 1947. Ai shkroi qe kishte fluturuar mbi nje zinxhir malesh te pa pare asnjehere me pare, matane te cilave shtrihej nje lugine me nje lume dhe pyje. Sinjalizoi qe instrumentet e bordit ishin cmendur dhe xhiroskopi levizte para e mbrapa.
Kjo eshte nje e vecante treguese persa i perket faktit qe nje zbulim i koheve te fundit ka zbuluar nje anomali magnetike.
Byrd nuk e pa me Diellin dhe ne lugine pa nje kafshe qe e klasifikoi si Mamuth.
Pershroi kodra te gjelbera, tregoi nje temperature te jashtme 24 grade Celcus dhe se kishte pare nje qytet.
Qe pak mbas asaj Byrd humbi kontrollin e avionit, dhe u drejtua nga “pajisje te nje tipi te cuditshem me forme disqesh dhe me nje simbol te cuditshem”, qe nuk do te tregoje. Ai u ul. Burra te gjate, me floke te verdhe e drejtuan, me teknikun e tij, duke perdorur nje platforme pa rrota dhe te shpejte, ne nje qytet qe ‘dukej si i bere prej kristali’, i pershkruar si te ishte dalja nga filmi Buck Rogers. Zbriti nen toke me nje ashensor nepermjet dyerve qe hapeshin me rreshkitje dhe te heshtura, dhe u soll perpara nje personazhi te quajtur Mjeshtri.
Detajet jane te pershkruar nga Costantino Pglialunga ne punen e tij “Ne zbulim te tokes Cava”, qe mund te merret falas, dhe te punes se Raymond Bernard “Toka Cava”, e publikuar ne vitin 1971.
Byrd kishte detyren qe te sillte nje mesazh per njerezimin, qe Mjeshtri e percakton ne rrezik, per shkak te zbulimit te energjise berthamore qe do te shenoje ekzekutimin: “Civilizimi ka aritur ne nje pike qe nuk kthehet me mbrapsht, pasi mes jush ka disa qe do te shkaterronin te gjithe boten ne vend qe te hiqnin dore nga fuqia ashtu si e njohin.”
Mjeshtri me pas i premtoi ndihmen e tij per te mbijetuarit e katastrofes se ardhshme.
Me pas Byrd u nis serish dhe u shoqerua deri ne kufirin e lugines. Ata e pershendeten.
Sipas tregimit kuptohet qe baza e kishte menduar te humbur dhe me pas pati lehtesim qe u mund te rivendosej komunikimi me avionin.

Keshtu qe kishte nje Black Out ndermjet avionit te Byrd dhe bazes, por pse kishte ndodhur?

Byrd i tregoi gjithcka Pentagonit, u morr ne pyetje per ore te tera nga sherbimet sekrete, iu kerkua qe te heshte ne cilesine e ushtarakut dhe per motive sigurie kombetare. Ai e mbajti fjalen e tij deri ne vdekjen e tij ne 11 Mars te vitit 1957.

Ne janar te vitit 1956 Byrd ndermori nje udhetim tjeter per te hyre ne “boten e nendheshme”. Lajmi u tregua nga shtypi: “Ne daten 13 janar disa pjestare te ekspedites se Shteteve te Bashkuara kane bere nje fluturim prej 270 miljesh, duke u nisur nga baza e MC Murdo Sound, 400 milje ne perendim te Polit te Jugut. Dhe kane penetruar 2300 milje ne nje toke qe shtrihej matane Polit.”
Ne daten 30 Dhjetor 1956 Byrd ka bere nje shkrim te fundit ne ditarin e tij:

“Keto vite te fundit te kaluar, nga viti 1947 dhe deri me sot, nuk kane qene te mire. Dhe ja shenimi im i fundit ne kete ditar. Duke e mbyllur, duhet te pohoj qe e kam mbajtur detyrimisht te fshehte kete argument, ashtu si me eshte urdheruar, gjate gjithe ketyre viteve. Kete e kam bere kunder cdo principi integriteti moral qe kam. Sot ndiej qe po me afrohet nata e madhe dhe ky sekret nuk do te vdese me mua, por si cdo e vertete do te triumfoje. Kjo eshte shpresa e vetme per llojin njerezor. Kam pare te verteten dhe ajo me ka rinuar shpirtin duke me dhene liri! Une e kam bere detyren time perballe kompleksit monstroz industrial ushtarak. Tani, nata e gjate po afrohet, por do te kete nje epilog. Ashtu si mbaron edhe nata e gjate e Antarktides, ashtu si dielli shkelqyes i se vertetes do te linde serish, dhe ata qe i perkasin erresires do te kerrysen perpara drites se saj.. Sepse une kam pare “Ate Toke mbas Polit, ate Qender te se Panjohures se Madhe”.

Mbaron keshtu ditari “sekret” i admiralit Byrd.
Te gjithe bien dakord qe gjate operacionit “High Jump”, u eksplorua nje siperfaqe e Antarktides duke zbuluar brigje, kosta, gadishuj, lugina, liqene; relievet ishin te kujdesshem, nuk ishte e lejuar te gabohej ne keto gjera.
Dikush do te pyese se cfare lidhje ka ditari i vitit 1925 me faktet e vitit 1947. Ky ditar eshte ruajtur prane “Polar Research Centre Byrd” te universitetit te Shtetit te Kolombus, Ohio.
Dr. Raimund Groeler, shef arkivist, ne shkruajtjen e permbajtjes se ditarit te vitit 1925, gjeti te fshehur ne mes te disa faqeve te bardha, nje flete te shkruar nga admirali, ku ishin pershkruar ngjarjet e datave 19 shkurt 1947 me aventuren e espedites se tij te katert.
Byrd ka shkruar nder te tjera ne ditarin e tij:

“Nuk kam lirine qe te shperndaj dokumetacionin qe ndjek, dhe ndoshta nuk do te shohe me drite, e sjell kete me shpresen qe nje dite te gjithe te mund ta lexojne, ne nje bote ku egoizmi dhe zilia e disa njerezve nuk do te mund ta shtypin te Verteten.”

Deshira e Byrd duket se eshte plotesuar persa i perket faktit qe ajo cfare ai ka shkruar eshte lexuar, por bota nuk ka ndryshuar, eshte akoma ajo bote e mbushur me egoizem dhe zili.

Byrd zbuloi vertet nje bote te fshehur dhe qe nuk duhet ta tregonte?
Gjithsesi, ishte dicka qe e merziste rendin e krijuar boteror, duke qene se edhe vajza e tij Pauline deklaroi: “Babai im i ka mbajtur gjithmone me kujdes ditaret mbi udhetimet e tij dhe as edhe nje ditar nuk mungon. Nuk eshte per rastesi nder dokumetet ne posedim te Universitetit te Ohio? Do te ishte kurioze te dihej nese ky ditar i prezumuar eshte i tiji. Qe kur ai fluturim i shkurtit te vitit 1947 eshte treguar , familja ime ka qene e detyruar te perballet me shume kercenime. Dua te di te verteten!”

Charles Berlitz ne librin “Pa gjurme” shkroi, ne lidhje me udhetimin e Byrd, qe nga aeroplani komunikoi nepermjet radios qe ishte ne nje mjegull te shpeshte perpara se te gjendej duke fluturuar ne nje toke pa akull. Me pas komunikimi u nderpre, dhe me pas mbledhja eshte censuruar.
Faktikisht shume vende ndermjet viteve 1957 dhe 1958 organizuan ekspedita polare pa precedente ne kerkim te asaj toke, ashtu si eshte pershkruar nga Amadeo Giannini ne librin e tij “Worlds beyond the Poles”. Giannini nenvizon edhe faktin qe rruget e avioneve vertiten rreth e rrotull zones, por nuk e mbikalojne pasi jane eliminuar automatikisht fluturimet nepermjet poleve. Perse?
Perse ne rrefim ka fjale me origjine gjermane?
Ne pershendetje Paglialunga thote “Arrivederci”, ndersa Bernard, dhe te tjere thone: “Auf Wiedersehen”.
Byrd referoi qe mjetet fluturuese u quajten Fluegelrad.

Byrd arriti te gjente “Bazen 211”, Neuschwabenland?
Byrd ka hyre ne nje bote paralele, dhe kaluar nje portal hapesire kohe? Nje ndryshim magnetik si ajo qe eshte sinjalizuar kohet e fundit?
Cfare ka atje te varrosur nen akull? E leme jashte te gjithe ceshtjen e Tokes Cava dhe e mbyllim qarkun duke folur serish per anomaline shume te fuqishme magnetike qe gjendet ne liqenin Vostok gjate nje fluturimi me qellimin per te bere nje rezonance magnetike ne te gjithe siperfaqen.
Magnetometri ka regjistruar nje inkrement prej 1.000 nanotesla pervec 60.000 qe karakterizojne stacionin Vostok.
Shkencetaret prisnin te gjenin anomali magnetike ndermjet 50 dhe 600 nanotesla ne zonat qe mund te gjendet material vullkanik.
Michael Studinger, nje prej kerkuesve qe merrej me hartat, ka deklaruar qe rezultati eshte i habitshem dhe qe anomalia eshte kaq e madhe sa nuk mund te jete prodhimi i nje variacioni te perditshem te fushes magnetike.
Zyrtarisht zbulimi i lumit, UBICATO ne 78° 27' S e 106° 50' E, i detyrohet viteve 1960. Emri i tij e ka prejardhjen nga baza e kerkimit rus te ndertuar ne vitin 1950.

Nje dhjetevjecar mbas eksplorimeve, me ane te instrumentave te sate, kane vene ne dukje nje variacion ne lidhje me natyren e nenshtreses se akullit; nje alterim i tille mund te sinjalizonte prezencen e nje liqeni te vertet te varrosur nga akujt.
Ne vitin 1989 filluan TRIVELLAZIONE te akullit qe treguan prezencen e burimeve gjeotermike, nje nivel te oksigjenit me te larte ne krahasim me liqenet ne siperfaqe, per shkak te flluskave te ajrit te transportuara nga akulli qe lironin oksigjen ne thellesi.
Ne vitin 1993 siguria e ekzistences se nje liqeni te gjate 250 Km, te thelle ndermjet 200 dhe 800 metra, me nje shtrirje prej 14000 Km2, dhe 4000 metra nen akull. Nje liqen me qarkullim te bredshem, me uje ne ekuiliber fale ngrirjes ne dalje dhe shkrirjes ne hyrje, me mundesine e ekzistences se ndonje forme jete.

Ne shkurt te vitit 2001, ne nje komunikim te perbashket ndermjet ASA dhe JPL (Jet Propultion Laboratory), u komunikua nderprerja e eksplorimeve per shkak te problemeve mjedisore, zona u vu nen kontrollin e rrepte ushtarak dhe nuk lejohet qe te fluturohet mbi te.
Nderprerja e shpimit u be nga fakti qe kishte rrezik qe te ekspozohej bota nga kontaminimi potencial mjedisor?
Disa kerkues ne fakt, u semuren dhe u ndertuan ura ajrore per asistencen e tyre.
Ne vitin 2006, dy kerkues te Columbia University, shpallen zbulimin e dy liqeneve te tjere nentokesore.
Ne total jane zbuluar 77 liqene nen akuj.

Ne vitin 2010 shkencetaret ruse komunikuan qe brenda fundit te atij viti do te kishin marre kampionet e pare te ujit te liqenit. Ne fakt, provat kishin arritur thellesine prej 3650 metra, duke arritur vetem 100 metra larg ujit.
Ne janar te vitit te kaluar, ne 2011, ka arritur lajmi qe shpimet e akullit qe mbulon liqenin Vostok u ndalua 50 metra siper siperfaqes se ujit.
Eshte parashikuar, qe per 50 metrat e tjere, eshte i nevojshem adoptimi i nje procedimi te vecate termik per te shkrire akullin dhe per te arritur siperfaqen e liqenit. Me pas do te vihet uje ne kalimin e krijuar dhe do te lihet te ngrije per te krijuar nje tape.
Tani punimet jane ndalur; ne Antarktide ka ardhur i ftohti. Ne veren e ardhshme te Antartides do te nxirret nje kampion i tapes per tu analizuar dhe, ndermjet viteve 2012 dhe 2012, liqeni do te eksplorohet duke perdorur nje robot qe do te marre kampione uji dhe sedimentesh nga fundi.
Per te mbajtur ujin te lengshem konkurojne nxehtesia gjeotermike, presioni i larte i akullit, dhe fale kesaj, izolimi i tij. Mendohet qe kane qene te nevojshme ndermjet 500.000 dhe deri ne 1 milion vjet per formim te nje shpeshtesie te tille akulli; kjo sjell qe edhe uji te kete te njejten moshe. Mund te dime nepermjet kerkimeve te bera ne te historine antike te tokes.
Gjate ekzaminimeve te ndryshme te kores te akullit jane gjetur, qe nga viti 1998, alga shumeqelizore, guaska dyatomike, spora bakteriale, baktere ne kampione te marre ne me shume se 3600 metra, duke shenuar levizje te varjueshme respektivisht nga 110.000 deri ne 200.000 vjet.
Eshte gjetur edhe nje perqendrim i larte i gazrave te zene kurth ne akull aq sa per ta bere te rrezikshme kompletimin e shpimit per shkak te rrezikut per dalje te rrembyeshme te ujit.

Keto zbulime rifreskojne hipotezat e ndryshme te formuluara ne lidhje me Antarktiden. Anomalia magnetike mund te jete shkaktuar nga mbetjet e Atlantides, ashtu si hipotizojne Charles Hapgood, Graham Hankook e Flavio Barbero, qe ne ate toke pozicionojne kontinentin e humbur.
Sipas klimatologeve dhe gjeologeve te ndryshem, Antarktida kishte nje klime te temperuar pasi gjendej larg Polit te Jugut.
Mos anashkalojme as deklaratat e Edgar Cayce qe fliste per nje kristal, burim energjie te Atlantides.
Sipas Roberto Renfigo, per shkak te kataklizmes gjigande qe u perplas me kontinentin e humbur, banoret e saj emigruan ne drejtim te Amerikes se Jugut, Afrikes, dhe Australise; toke qe rrethojne Antarktiden, gjithmone te pershkruar si nje toke “ne qender te oqeanit”.
Kjo teori duket se eshte provuar nga mbetjet e Monte Verde, ne Kili, qe datojne 33.000 vjet.
Gjithcka eshte e mundur, duke marre parasysh qe miliarda vite me pare detet u shtuan me rreth 150 metra.
Ndoshta “Kollonat e Herkulit” ishin ishujt Sandwich dhe jo Ngushtica e Gjibraltarit, ashtu si eshte shkruar nga Flavio Barbiero: “Rruga drejt Atlantides”.

Cudite dhe misteret e Antarktides shumefishohen.
Per shembull, Toka e Marie Byd prej 160.000 km2 nuk eshte reivedikuar nga asnjeri; shfaqet si toke e askujt, por qe te jete e qarte, qe Shtetet e Bashkuara, te paret qe e eksploruan ne vitin 1929, e kontrollojne militarisht pa kerkuar asnjehere sovranitetin. Perse?
Arsyeja mund te jete e mbyllur ne zbulimin e janarit te vitit 2008, e “British Antartic Survey”. Te nje vullkani te varrosur nen Token e Marie Byrd.
Antarktida eshte e mbushur me vullkane dhe rreziku vullkanik mund te kete pasoja dramatike ne nivelin boteror, per shkak te shkrirjes se nje pjese te akullit polar.
Vullkane qe jane te vendosur ne gadishullin Antarktik, ne Sandwich te Jugut, ne Token e Marie Byrd, dhe ne gjirin e McMurd.
Ishujt Sandwich te Jugut shikojne drejt Oqeanit Atlantik, pikat e tjera drejt Paqesorit. Te paret jane ne qender te nje sistemi kompleks ndermjet pllakes se Skocise se Re, asaj te Amerikes se Jugut dhe Antarktides.
Ishijt Sadwick formojne nje hark, ku pjesa amerikanojugore kalon nen ate te Skocise se Re, ku gjenden vullkane te zonave tektonike aktive; vullkane te gjirit McMurdo dhe te Tokes e Marie Byrd jane me me origjine nga ngjitja direkte e magmes nga thellesite e mantelit superior, si ato te ishujve Hawaii dhe Etna.
Ne gjirin McMurd eshte Erebus, nje prej vullkaneve te pakte ne bote qe ka brenda tij nje liqen me llave te lengshme.
Vullkani i sapozbuluar, fale radarit te "British Antartic Survey", i perket grupit te Tokes se Marie Byrd. Pozicioni i tij implikon nje siperfaqe me te madhe se sa ishte parshikuar dhe hipotizon prezencen e strukturave te tjera te ngjashme.
Ne Antarktide shperthimi i fundit vulkanik ndodhi rreth vitit 325, ndoshta me e madhja e 10.000 viteve te fundit; sipas te dhenave te mbledhura nga radari ishte e mundur te rindertohej dinamika, qe prodhoi nje mjegull hiri dhe gazi me 12 km lartesi.

Vullkani qe eshte zbuluar kohet e fundit eshte duke provokuar ndryshime te rendesishme ne akujt dhe ka bere te kuptohet qe avancimi i akullnajes Pine Island i detyrohet nxehtesise se vullkanit.
Ishulli Decetion ne Shetland Meridinale, si pasoje e nje shperthimi te fuqishem vullkanik, me shume mundesi 10 mije vjet me pare, ka qene origjina e nje gjiri ne forme patkoi: Port Foster, ne hyrjen e te cilit gjendet nje e ndare e njohur si gjiri i Balaniereve, me nje plazh te gjere me rere te zeze. Nje here e nje kohe zhvillohej gjueta e balenes dhe fokes. Aktiviteti i tij intensiv vullkanik ka penguar vendbanimet stabel.
Ne vitet 1920-1921 ujerat vluan, ne 1967 dhe ne 1969 shperthimet shkaterruan disa stacione shkencore.
Shperthimi i fundit eshte regjstruar ne vitin 1992. Mbetet nje pike turistike per ujerat e ngrohte termale qe lejojne te behet nje larje ne periudhen e veres australe, kur tek ne eshte dimer.
Stacioni rus Vostok, me i izoluari nga stacionet e shumta shkencore, gjendet, sipas ruseve ‘rastesisht’, pikerisht mbi liqenin sub glacial me te madh ne bote, qe mban emrin e saj.
E cuditshme dhe jo shume e besueshme duke pare qe probabiliteti per te ndertuar nje baze 3623 metra mbi nje liqen 14.000 km2, ne nje kontinent qe ka nje siperfaqe prej 14 milion km2, eshte shume i vogel.

Ne vitin 2001, dy australiane qe i ishin afruar pakujdesisht zones se Vostok, pasi ishin larguar nga stacioni australian Casey, u kapen nga nje skuader speciale e Shteteve te Bashkuara dhe u mbajten ne gjendje izolimi ne nje vend te pasaktesuar.
Departamenti i Mbrojtjes ne Washington, ne nje deklarate, konfirmonte qe dy grate u mbajten ne izolim sepse ishin te semura. Qe atehere, ne lidhje me gjenden e dy grave nuk u mesua me asgje. Ka fjale qe perpara se te kapeshin nga komadat e Shteteve te Bashkuara, ato te kene komunikuar me bazen e Casey qe kane pare dicka shume enigmatike per te cilen duhet te referonin atje, por nuk guxonin te flisnin nepermjet radios ga frika se mos pergjoheshin.
Ndoshta per shkak te atij komunikimi me radio ato u gjeten dhe u izoluan per ta bere edhe me te thelle misterin.

Por ky nuk eshte episodi i vetem i “Missing”.
Lajm nga data 14 qershor 2010: nje trupe televizive nga Kalifornia, e TV Atlantis, u sinjalizua e zhdukur qe nga nentori i vitit 2002, pasi kishte xhiruar nje video qe do te tregonte zbulimin e rrenojave antike nen akullin e Antarktides.
Qeveria e Shteteve te Bashkuara ka deklaruar qe do te mundohet te bllokoje shpalljen e nje video te gjetur ne nje vend160 km ne perendim te Stacionit Vostok, nga ndihmesit e Marines ne Antarktide, qe do te tregonte nje germim arkeologjik qe behej 3200 metra nen akull.
Avokatet e Atlantis TV, me zyrat ne Beverly Hills,deklarohen ne merak per vartesit e ketij televizioni dhe qe do te kundershtojne cdo tentative per te censuruar ate qe eshte e publike, pasi Antarktida nuk i perket asnje shteti. Sipas Atlantis TV, video eshte prone e shoqerise.
Dy oficere te Marines e pershkruan permbajtjen e kasetes kerkuesve te “National Science Foundation" duke thene qe shfaqeshin rrenoja dhe gjera te tjera qe nuk mund te specifikonin.Nje vecanti qe duket e konfirmuar edhe nga nje shkecetar i Fondacionit.
Funksionaret e US Naval Support Task Force ne Antarktide kane mohur te gjithe historine dhe pasjen ne posedim te cfaredo video te xhiruar nga trupa televizive e zhdukur.

Konkluzioni?
Ekziston nje foto e shkrepur ne Antarktide ne vitin 1966, e analizuar nga Miles Johnston - Irish UFO Research Center – qe tregon nje rreze te zeze pulsuese te hedhur nga nje formim resh ne drejtim te akullit. Deshmi e perdorimit te energjise negative? (1966 British Antartic Survey Mystery)

Antarktida, toka e akullit dhe e zjarrit, Toka Australise, e ndermarrjeve legjendare, teater lufte dhe toke kerkimesh, e shkelur nga shume, e banuar nga pak; qendrimi antik i Atlantides me ujerat e saj te nxehta dhe te ftohta apo thjesht nje “Vazo e re e Pandores”?infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi