Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Arsimi i kurseve dhe një thirrje ministrit

prej Sun 25 Mar 2012 - 18:06
Alma Toska

Varfëri, papunësi, halle. Mund t’i dëgjosh shpesh këto fjalë në shtëpi, dyqan, lokal; i dëgjon në televizor apo i lexon në gazeta; i thotë opozita e i mohon pozita. Edhe nëse tolerojmë në maksimum pozitën fakt është se shumica e familjeve shqiptare vuan për të siguruar kushtet bazë të jetesës. Por është gjithashtu fakt që një shtresë e re milionerësh po forcohet përditë. Është shtresa e mësueseve (femrat e sundojnë këtë fushë), veçanërisht të qytetit, që nuk pyesin fare as krizën e as ligjin. Ajo pasurohet çdo muaj duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e dobët të çdo familjeje që ka fëmijë në shkollë. Këtë të vërtetë e pohoi para disa kohësh edhe Banka Botërore në raportin e saj. Sot nuk ka fare rëndësi se në cilin cikël shkollor është fëmija. Që në fillore ai duhet të shkojë në kurse të gjuhëve të huaja, sepse prindërit e tromaksur e dinë se në të ardhmen nuk do tu vlejë asnjë diplomë pa gjuhën e huaj. Pastaj duke u rritur e duke ndjekur kurset në lëndët e tjera derisa arrihet kulmi tani, para provimit të maturës.

Sot gjimnazistët tanë kërkojnë çdo vrimë pallati ku mësueset e tyre ( i pi e zeza nëse shkojnë në ndonjë mësuese tjetër) bëjnë kurse. Struken e ngjishen në ato dhoma të vogla të sajuara shëmtuar dhe shohin një mësuese krejt tjetër: plot respekt, plot qetësi, plot dije, që i përkëdhel, shakaton me ta, i motivon, i mëson me këmbëngulje e iu jep shpresë se do të dalin shumë mirë. Dy pyetje shtroj unë në këtë çast: Pse ndryshoi mësuesja? Pse nxënësit tanë frikësohen kaq shumë nga matura? Me një buzëqeshje ironike përgjigja e parë do të ishte e shkurtër; paraja. Por për sa para bëhet fjalë, a e dini? Le ta ilustrojmë: që nga fillimi i vitit mësimor, një mësuese matematike, fizike, kimie, biologjie, anglishteje e ka vlerën e një ore kursi (në grup) 5 mijë lekë, ndërsa vetëm ,10 mijë. Mesatarisht ato japin mësim në 5 klasa gjimnazi. Nga secila klasë marrin të paktën 10 nxënës. Me ta zhvillojnë më e pakta dy orë kurs në javë. Llogarisim: 50 nxënës x 2 orë=100 orë x 5.000lekë=500.000 lekë në javë.

Pa mendoni pak mësueset agresive që marrin shumë më tepër nxënës? Po tani para mature, sa nxënës marrin? Dyfishin. Ndërsa për lëndët e tjera kjo shifër (500000) është për gjithë muajin. Kjo shifër është vetëm për rrethet. Po Tirana? Tani shtroj një pyetje tjetër: ku e gjejnë gjithë këtë fuqi? Në cilën pjesë të ditës nuk lodhen, paradite apo pasdite? Përsa i përket pyetjes nr 2 përgjigjen duhet ta kërkojmë vetëm në Ministrinë e Arsimit.Vetëm ajo mund të na thotë pse matura është shndërruar në tmerr të familjeve e të fëmijëve tanë. Mendoni një familje që e con fëmijën të paktën në dy kurse njëkohësisht. Nuk ka më lëndë ku të mos shkohet në kurs. Që nga edukimi fizik, histori, gjeografi, filozofi, ekonomi, letërsi, matematikë, fizike, kimi, biologji, pikturë dhe të gjitha gjuhët e huaja bëjnë kurse. Pse? Secili prej jush mund tu shtojë arsye të tjera këtyre që do të them unë:

1.nxënësit nuk kanë marrë dije të qëndrueshme

2. nxënësit tanë lodhen shumë, pasi dija në librat e tyre nuk është e përqendruar

3.nxënësit nuk besojnë tek vlerësimi korrekt i testit

4.nxënësit nuk besojnë tek testi

Dhe e vërteta është se për këtë të fundit kanë të drejtë: në testet e matematikës ndodh që ushtrimi të jetë i pazgjidhshëm; në fizikë ndodh që të mos vlerësohet nëse zgjidhet me mënyrën tjetër. Shumë më pak besim të jep letërsia. Në testet e letërsisë nuk kërkohet ajo që fëmija ka mësuar në librin e vetë shtetit, por më tepër ajo që hartuesi i testit mendon për autorin a veprën (përderisa korrigjuesit kanë përgjigje të përcaktuara që shpesh nuk janë në librat e nxënësit).

Po t’i shtosh kësaj edhe faktin që për provimin e kësaj lënde nxënësit i duhet të analizojë 45 libra artistike, të komentojë qindra poezi, të praktikohet në disa lloje esesh e tekstesh joletrare, jo tmerri do t’i kapte, por edhe do të bëheshin (siç praktikisht janë bërë) pa besim në dijet e tyre e tërësisht të varur nga kurset. E meqë jemi tek letërsia dua të ndalem pak më gjatë këtu, pasi sipas vëzhgimeve të mia, sivjet kjo është lënda kampione në kurse. Kjo e ka shkakun drejtpërdrejt në të ashtuquajturën kurrikul të re të kësaj lënde. Prej tre vitesh programuesit ministrorë të kësaj lënde u rekomandojnë mësuesve një listë të gjerë librash dhe u japin të drejtën që vetë mësuesit të vendosin se cilët prej tyre do të analizojnë e komentojnë

. Ndërsa për provimin e maturës dërguan listën e detyruar. E dini ç’po ndodh? Shumica e veprave artistike të detyruara nuk janë punuar nga mësueset, pasi secili ka zgjedhur libra nga listat rekomanduese përgjatë tre viteve sipas mendjes së saj. Shto këtu edhe faktin që shkolla të ndryshme kanë punuar me libra te ndryshëm(alterteksti). Shto akoma që jane futur autorë që nuk janë analizuar as në tekstet e nxënësve p.sh. Petro Marko, PashkoVasa. Ku do ta gjejnë kohën nxënësit të lexojnë edhe librat që iu shtuan?

Ku do t’i gjejnë librat, ndërkohë që bibliotekat e shkollave e të qyteteve janë tejet të varfra? Po fshatrat që s’kanë fare? Po mësueset ku do t’i gjejnë orët për t’i punuar? Ateherë rrofshin kurset. Pyes Ministrinë: A e kuptoni sa padrejtësisht po i rëndoni fëmijët tanë? Edhe më tepër, a mundeni ju, zonja Edlira, hartuesja e listës së veprave që do të përdoren në këtë provim, të më thoni se ku do t’i gjejmë ne prindërit e interesuar seriozisht rreth 10 libra të listës detyruese që asnjë shtëpi botuese nuk i ka?



I nderuar z.ministër

Shpresoj shumë që Ju ta lexoni këtë shkrim. Ju mund të mos e besoni, mundet që vartesit Ju raportojnë të tjera shifra, mundet që para Jush i zbusin problemet, por në këtë që paraqita ka shumë tolerancë nga unë. Unë e di që ligji i ndalon kurset, ligji ndalon dypunësimin e mësuesve, por duhet t’Ju them se këto nuk vlejnë hiç për mësuesit simpatizantë të partisë Suaj. Nuk e di pse ndjenja e qytetarisë më shtyu t’Jua them këtëe, por unë mendoj se me këto që po ndodhin po eksperimentoni shumë gabim. E mirëkuptoj dëshirën Tuaj për kreditimin, për përqasjen me format evropiane të vlerësimit të nxënësve, por, Ju lutem, (edhe pse e keni për detyrë) krijoni më parë kushtet.

Në këto 22 vjet janë praktikuar shumë modele në arsim dhe kanë dështuar. Pikërisht për shkak të faktit se janë bërë se duhen bërë. Siç e shihni modeli i letërsisë (flas vetem për formën, pasi përmbajtja e cila përfshin llojet e veprave, nivelin e tyre, kriteret e përzgjedhjes, sa të studiuara janë nga kritika, sa e plotësojnë nxënësin, sa të thjeshta e sa të vështira, është një problem tejet i debatueshëm) nuk ju premton shumë, ndaj kërkoju vartësve të studiojnë shumë para se të veprojnë pak.Shekulli


Arsimi i kurseve dhe një thirrje ministrit  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi