Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ndalohet të qenët ndryshe në vendin e punës

prej Sun 25 Mar 2012 - 18:10
Endrit Avdullari

Shumica e ndërrmarrjeve të mëdha në Evropën perëndimore, gjatë procesit të rekrutimit të nëpunësve kërkojnë dhe të dhëna mbi prejardhjen,moshën, gjininë, paaftësitë fizike dhe orientimin seksual të punonjësve. Të dhënat janë private dhe nuk shikohen nga askush përfshi këtu komisionin e përzgjedhjes. Ato arkivohen thjesht për statistika dhe nuk janë të lidhura me informacionet e tjera si p.sh. emri. Arsyeja pse kompanitë pyesin, është se duan të sigurohen që kanë burime njerëzore të diversifikuara në të njëjtën masë me shoqërinë ku ato veprojnë. P.sh, nëse në atë shtet ka 5% indianë dhe 2% homoseksualë, një kompani me 100 punonjës bën përpjekje që të ketë rreth 5 indianë dhe 2 homoseksualë në listëpagën e saj.

Kjo arrihet duke u dhënë përparësi kandidatëve që bëjnë pjesë në këto kategori. Nëse një heteroseksual dhe një homoseksual marrin të njëjta pikë në konkurs dhe kompania nuk ka asnjë homoseksual në organikën e saj, vendi i punës i ofrohet homoseksualit apo anasjelltas nëse ka më tepër se 2% homoseksualë. Ky koncept njihet me termin “diskriminim pozitiv” dhe u zbatua në vitin 1965 nga presidenti Johnson i SHBA-ve për të ndaluar diskriminimin negativ në punë, edukim etj. Ai tashmë ka zbatim në pjesën dërrmuese të vendeve demokratike. Detyruar me ligj në ndërmarrjet shtetërore, tashmë këto politika prej kohësh janë përfshirë në etikën dhe përgjegjësinë sociale të bizneseve VIP për të garantuar shanset e barabarta.

Në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ndërkohë që minoriteti grek dhe ai turk janë mbase të mbipërfaqësuar si rrjedhojë e pranisë së lartë të bizneseve me origjinë nga këto vende në tregun tonë, minoritetet e tjera janë absolutisht të diskriminuara. Ligji i vetëm në Shqipëri që stimulon barazinë është ai i detyrimit ligjor për të pasur gra dhe vajza 30% të kandidatëve për deputetë por dhe ky kufizohet vetëm në gjini duke anashkaluar diskriminimin me bazë prejardhje dhe seksualiteti. Më të diskriminuarit duket të jenë personat me aftësi të kufizuar, homoseksualët dhe komuniteti rom. Në parlamentin shqiptar nuk ka asnjë deputet rom, asnjë homoseksual dhe asnjë me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë që SHBA-të kanë një president të zi, Gjermania ka një ministër në karrige me rrota dhe Islanda ka kryeministren lesbike, ne nuk i lejojmë as te dera. Qytete të tëra ngrihen në proteste kur një ‘gay’ del në TV. Shumica e zyrave të shtetit as nuk arrihen dot nga personat me karrocë sepse janë me 4 palë shkallë ndërkohë që kryeministri ynë i shëndetshëm merr makinë dhe ashensor për në zyrë. U bënë vite që nuk e shoh, por nuk mbaj mend kurrë që TVSH të ketë pasur një prezantuese rome gjatë lajmeve në s’di-se-sa vjet histori dhe kush mund të më thotë ndonjë profesionist të suksesshëm që është hapur homoseksual? Aplikantët për punë kanë frikë të thonë që janë homoseksualë sepse me pak përjashtime, ekzistojnë vetëm dy variante. Nëse komisioni është ‘gay’ ata do e marrin patjetër punën dhe nëse nuk është ‘gay’, ata s’kanë asnjë shans. E gjitha kjo pavarësisht se sa të aftë janë. Gratë në bordet drejtuese të bankave numërohen me gishta. Invalidët as që rreken të aplikojnë për punë, qofshin dhe punë zyre që bëhen gjithë ditën ulur ndërsa komunitetit rom i prishin dhe çadrat.

Administrata shtetërore dhe kompanitë e mëdha as që nuk e monitorojnë përbërjen e nëpunësve jo më të zbatojnë politika kundër diskriminimit. Kompanive duhet t’u vijë turp për mungesën e etikës, por si entitete private që janë, ne thjesht mund t’i “inkurajojmë” për të qenë më të përgjegjshme, s’i detyrojmë dot. Ndërsa shteti nga ana tjetër duhet të bëjë kthesë sa më parë dhe të nisë t’i trajtojë të gjithë qytetarët e tij dhe shtetasit e huaj me leje-qëndrim të rregullt, si të barabartë. Të qenët nga Tropoja, Skrapari apo çdo qytet tjetër bashkë me lëkurën e bardhë s’mund dhe s’duhet të të japin pikë shtesë në konkurse për vend të lirë pune. Administrata shtetërore dhe kompanitë e mëdha janë të lumtura me organikën e tyre plot me burra heteroseksualë me prejardhje shqiptare të shëndetshëm dhe faqe me lëkurë të bardhë. Unë jam njëri prej tyre dhe ato faqe tani po më skuqen nga turpi.Shekulli


Ndalohet të qenët ndryshe në vendin e punës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi