Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Siria digjet, familja Asad bën shoping në internet Empty Siria digjet, familja Asad bën shoping në internet

Sun 25 Mar 2012 - 21:54
Siria digjet, familja Asad bën shoping në internet Assad-family-300x241Ndërsa Siria digjet e dhjetëra civilë vriten përditë, presidenti Bashar al Asad blen në internet muzikën e tij të preferuar. E-maile të zbuluara ditët e fundit, të cilat janë publikuar në britaniken “Guardian” tregojnë sesi ai i dërgon gruas së tij angleze këngët e parapëlqyera, ndërsa kjo e fundit shpenzon mijëra dollarë në mobilje dhe gjëra të tjera me vlerë.

E-mailet e publikuara sot duket se janë zbuluar nga anëtarë të Këshillit Suprem të Revolucionit dhe i përkasin periudhës korrik 2011-shkurt 2012.

E-mailet pasqyrojnë familjen sundimtare aspak të prekur nga masakrat e përgjakshme që po e shtyjnë vendin drejt luftës civile çdo ditë e më tepër. Zonja e parë, Asma Assad, sipas e-maileve, ka kërkuar për orë të tëra në internet DVD-të e filmit të fundit të serisë “Harry Potter”.

Ndërsa Assad sfidon sanksionet amerkiane duke shkarkuar nga Apple’s iTunes muzikën e tij të preferuar nga grupe dhe këngëtarë si LMFAO, New Order apo Chris Brown.

Në datë 5 shkurt, ditë kur forcat qeveritare ndërmorën një sulm të përgjakshëm kundër banorëve të Homsit, Assad i ka dërguar të shoqes vargjet e një kënge të kënduar nga amerikani Blake Shelton.

“Jam një dhimbje koke që lëviz

Një rrëmujë e vërtetë

Njeriu në të cilin jam shndërruar kohët e fundit

Nuk është ai që dua të jem”. / Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi