Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Greqia nis ndërtimin e autostradës së Jonit Empty Greqia nis ndërtimin e autostradës së Jonit

Mon 26 Mar 2012 - 18:16
Athinë, 25 mars - Fluksi i lartë i shkëmbimeve me Shqipërinë ka intensifikuar përpjekjet e qeverisë greke dhe në veçanti të prefekturës së Janinës për të nisur sa më parë ndërtimin e autostradës joniane. Ky segment rrugor përshkon bregdetin veriperëndimor të Greqisë nga Patra në Janinë, për të përfunduar në pikën fundore të kufirit që lidh Greqinë me Shqipërinë, atë të doganës së Kakavijës.

Shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i segmentit të parë rrugor nga Janina në Kakavijë, një investim me vlerë 3, 7 milionë euro, njofton agjencia Noa.

Projekti për këtë aks ka marrë miratimin e Ministrisë së Ndërtimit dhe Veprave Publike.

Zv.ministri grek Jorgos Magriotis tha se “ndërtimi i kësaj vepre do të ndikojë pozitivisht në përballimin e fluksit gjithmonë e më të lartë të lëvizjeve me Shqipërinë”.

Autoritetet greke e shohin ndërtimin e kësaj autostrade si një mundësi të mirë për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë, ç’ka pritet t’i japë një tjetër impakt ekonomisë së zonës, e cila ka pasur ritme të ngadalta zhvillimi vitet e fundit.

Efekte pozitive pritet të ketë edhe në sektorin e turizmit, pasi autostrada joniane do të mundësojë kalimin më të shpejtë të vizitorëve në zonat bregdetare të Greqisë së Veriut. Ndërtimi i kësaj autostrade ka qenë një ambicie e hershme e qeverisë greke, por pasojat e krizës ekonomike bënë që projekti të mbetej në sirtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi