Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Diktatura e homoseksualitetit Empty Diktatura e homoseksualitetit

Wed 28 Mar 2012 - 10:58
E. Mërtiri

Ambasada Pink i ka kërkuar Kryeministrit që në 17 maj, të cilën lëvizjet gay e kanë shënuar si ditë përkujtuese kundër homofobisë, flamuri i kësaj lëvizjeje të ngirhet përkrah flamurit kombëtar në institucionet shtetërore. Kreu i kësaj shoqate, Altin Azizaj, është shprehur se do t’i dorëzojë Kryeministrit Berisha flamurin e kësaj lëvizjeje për këtë qëllim. Mesazhi në fakt ngatërrohet disi. Në dukje, ky akt përçon idenë se homoseksualët janë pjesë e kësaj shoqërie, në pavarësi nga orientimi i tyre seksual, i cili, tek e fundit është zgjedhje e tyre personale. Por, në fakt nuk është kështu. Ajo që përcillet në këtë akt nuk ka të bëjë me individin, por me kauzën. Akti legjitimon kauzën gay, si një kauzë kombëtare, si pjesë e filozofisë mbi të cilën ndërtohet kombi shqiptar. Flamuri gay, nuk është flamur i homoseksualitetit të ushtruar në intimitet, por është flamuri i një mënyre jetese, i një botëkuptimi mbi shoqërinë, që lëvizja gay synon t’a imponojë për të tërë njerëzimin.

Pyetja që shtrohet është se me ç’të drejtë i imponohet shoqërisë një kauzë që nuk i përket. Shumica e shqiptarëve nuk e duan homoseksualitetin. Ata nuk duan që ky fenomen të jetë i përhapur në shoqëri. Shumica prej tyre e konsiderojnë këtë sjellje si një punë të turpshme, e cila përbalt dinjitetin njerëzor. Mund të diskutojmë sa të duash nëse mendojnë mirë apo keq, por është e drejta e tyre të mendojnë kështu, – po përjashtojmë këtu teprimet që kalojnë në diskriminim. Sido që të jetë nuk mund të ketë asnjë parim drejtësie që t’u imponojë një shoqërie të tërë mendime që nuk i ka, për sa kohë që qendrimet antigay përfaqësojnë një masë të madhe njerëzish, në perëndim dhe kudo, të mbrojtura këto edhe nga qarqe serioze akademike e intelektuale, pavarësisht debateve që jan ndezur përgjatë dekadave të fundit. Për sa kohë shumica e njerëzve mendon kështu, ngritja e flamurit të një kauze të mospranuar nga shoqëria përkrah flamurit kombëtar, përbën përdhosje të simboleve të kombit.

Ajo që po bën lëvizja gay në Shqipëri është një abuzim i madh, i cili përfiton për shkak se e gjen këtë vend të papërgatitur për këtë debat. As qeveria, as organizma të ndryshëm të shtetit shqiptar nuk janë të përgatitur t’i trajtojnë siç duhet debate të tilla, ndëkohë që shoqëria civile, ashtu si në shumë aspekte, është e gjitha në unison pro kësaj kauze, për shkak të varësisë së plotë që ajo ka prej burimeve financiare që e kanë krijuar e që e orientojnë. Gjithashtu, shoqëria civile është e papërgatitur nga ana shkencore për trajtimin e temave të tilla. Argumentet e artikuluara prej saj, ashtu si edhe në shumë çështje të tjera, janë sipërfaqësore, vetëm riprodhojnë argumentet e aktivistëve të huaj, pa e shtrirë dot informimin në rrethe akademike të tjera, jashtë materialeve të ofruara nga shoqatat donatore. Ka me qindra studime sot në perëndim që kundërshtojnë argumentet e lëvizjes gay, e megjithatë OJQ-të në Shqipëri sillen sikur këto të mos ekzistonin. Argumentet e tyre pro kësaj lëvizje janë të prera dhe definitive.

Nga ana tjetër, lëvizja gay e ka përdorur këtë mungesë njohurish edhe më abuzivisht duke hyrë në luftë mediatike me individë të ndryshëm nga politika, të cilët nuk kanë patur njohuritë e duhura për të mbrojtur deklaratat e tyre të shkujdesura. Kjo e bën realitetin krejtësisht fiktiv, ku debatet zhvillohen midis aktivistëve gay dhe individëve të rastësishëm, të cilët reagojnë nga ndërgjegjia e tyre, por pa qenë të përgatitur për t’a zhvilluar debatin në termat e duhur. I njëjti rast i përsëritur po ndodh edhe tashmë me Ekrem Spahinë, rast të cilën lëvizja gay po përpiqet t’a shfrytëzojë si demonstrim publik i fatit që e pret këdo që ka kurajon qytetare për të reaguar ndaj katraurës sociale që ata po synojnë të mbjellin në Shqipëri.

Në funksion të kësaj, një tjetër konceptim abuziv artikulohet prej lëvizjes gay. Në deklaratat e tyre më të fundit, ata i kërkojnë faktorit ndërkombëtar të ndihmojë Shqipërinë për t’u emancipuar duke u bërë njerëzore e demokratike. Nëse i qasesh me të njëjtin arsyetim, praktikisht lëvizja gay po fyen këdo që nuk pranon homoseksualitetin, duke e konsideruar të paemancipuar, jonjerëzor dhe jodemokratik çdo njeri që mendon se kjo është një sjellje e gabuar dhe në kundërshtim me moralin që duhet të ketë kjo shoqëri. Nga ana tjetër është ajo që po diskriminon shumicën normale të këtij vendi, duke i imponuar me dhunë të gjithë shoqërisë pranueshmërinë e devijancës së vet. Ky është dhunim i pastër i të drejtës së tjetrit për të shprehur mosaprovim për sjelljen e tyre.

Por, përtej kësaj, për çfarë emancipimi bën fjalë kjo shoqatë kur në të gjitha vendet e botës, këto tema janë objekt debatesh të mëdha?! Në fakt, hoseksualiteti është qartazi diçka e gabuar, por nuk po i hyjmë këtij diskutimi. Të paktën të pranojmë debatueshmërinë e çështjes. Nëse jemi kundër tij, jemi po aq të emancipuar sa e gjithë ajo pjesë e botës perëndimore që i kundërvihet kësaj sjelljeje. Përkundrazi, përpjekjet e kësaj lëvizjeje për të imponuar modelin e tyre shoqëror dhe agresiviteti me të cilin reagojnë ndaj çdo mospranimi të këtij modeli tregon pa dyshim mungesë emancipimi.

Ajo që po ndodh realisht në këtë vend, është një dhunim i hapur i lirisë së fjalës, i cili po bën që, në emër të një pakice që pretendon se diskriminohet, t’i mbyllet goja çdokujt që e shikon homoseksualitetin si një plagë shoqërore. Për pasojë shoqëria shqiptare po u jep mundësinë e sundimit sëmundjeve kundrejt shëndetit. Duhet thënë se, megjithë mospranimin shoqëror ndaj këtij fenomeni, lobi gay është një nga grupet me ndikimin më të madh në Shqipëri, i cili po i imponohet, tashmë përdhunshëm, opinionit publik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi