Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Ekzekutohet në mes të rrugës një emigrante shqiptare në Venecia

prej Thu 29 Mar 2012 - 17:02
Venecia, 27 Mars 2012 03:06 NOA/ Rid Bulku – Një emigrante shqiptare
është vrarë në Venecia, Itali. Viktima është Hane Gjelaj, 46 vjeçe,
raporton korrespondenti i agjencisë noa.al. Autor i dyshuar i krimit
është ish bashkëshorti i saj, Pashkë Gjelaj, 54 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës duke hyrë e Marta, në rrugën
Moniego, vetëm 200 metra larg kishës së Noale, në rajonin e Venecias.

Pashko Gjelaj, sipas dëshmive në vendin e ngjarjes dhe hetimeve
paraprake të policisë, e ka qëlluar me një thikë ish gruan e tij duke i
marrë jetën në mes të rrugës. Ka qenë një goditje në fyt që i ka dhënë
fundin fatal 46 vjeçares e cila u qëllua me thikë disa herë edhe në
trup.

Policia tha se e gjeti të ndjerën të pajetë në rrugë dhe pranë saj
gjendej thika me të cilën u krye vrasja. Autori i krimit e ka vrarë
gruan dhe më pas kufomën e ka lënë në cep të rrugës dhe është larguar.

Në hetimet që po kryen, policia njoftoi arrestimin e Pashko Gjelaj, si
autor të dyshuar të krimit. Hetuesit thanë se në rrobat e të dyshuarit
gjetën njolla gjaku që lidhen me viktimën në vendin e ngjarjes. Nga
hetimet mësohet se vrasja e të ndjerës i ka paraprirë një debati të
nxehtë mes saj dhe ish bashkëshortit.

Hane Gjelaj ishte nënë e tre djemve, me vdekjen e saj të mbetur jetimë.
Bashkë me fëmijët ajo jetonte vetëm pak metra larg vendit ku u gjet e
vrarë.

r.b/noa.al


Ekzekutohet në mes të rrugës një emigrante shqiptare në Venecia 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi