Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Gjumi, periudhat dhe kuriozitetet ! Empty Gjumi, periudhat dhe kuriozitetet !

Fri 30 Mar 2012 - 23:06
Gjumi një dhuratë nga Allahu, a nuk po mendoni?
"Po nga mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij,prandaj të jini mirënjohës" [Kasas ,73].

Gjumi është një gjendje natyrale e pushimit e karakterizuar me zvogëlim apo mungesë të vetëdijes, me aktivitet relativisht të pezulluar senzorik (pezullim relativ I ndjesive) dhe me deaktivizim të gati të gjithë muskujve vullnetar (muskujve që punojnë me vullnetin e njeriut).

Periudhat e Gjumit : Gjumi REM dhe Jo-REM

Kur ju jeni duke fjetur, trupi juaj pushon dhe rigjeneron energjinë . Sidoqoftë, gjumi është një proces aktiv që ndikon në mirëqenien fizike, mentale dhe shpirtërore. Një gjumë I mirë I natës është zakonisht mënyra më e mirë për tu përballur me stresin, për të zgjidhur problemet, dhe për tu stabilizuar nga sëmundja.

Çka ndodh gjatë gjumit ?

Gjumi përbëhet nga ciklet natyrale të aktivitetit në tru dhe përbëhet prej dy gjendjeve bazë: Faza e gjumit me Lëvizje të Shpejta të Syve (ang. REM) dhe faza e gjumit me Lëvizje Jo të Shpejta të Syve (ang. Non-REM), e cila përbëhet nga 4 etapa prej 1 deri 4.
Gjatë gjumit, trupi ciklon (lëviz në një rreth) ndërmjet gjumit Non-REM dhe REM. Zakonisht, njerëzit e fillojnë ciklin e gjumit me një fazë të gjumin Non-REM e përcjellur me një fazë tejet të shkurtë të gjumit REM. Ëndrrat përgjithësisht ngjajnë gjatë fazës REM të gjumit. Faza REM e gjumit paraqet 20-25% të kohës totale të kaluar në gjumë dhe karakterizohet me valë të shpejta me voltazh të ulët në EEG.

Çka është gjumi Non-REM ?

Faza e gjumit me Lëvizje Jo të Shpejta të Syve apo Non-REM, përbëhet prej etapave 1 deri 4. Secila etapë mundë të zgjasë prej 5 deri në 15 minuta duke e ndjekur njëra tjetrën etapat nga 1 deri 4 para se të arrihet faza REm dhe pasi të kalojnë etapat 1 deri 4 pastaj vie faza REM dhe prapë fillon cikli nga fillimi.

• Etapa 1: Polisomnografija ( grafia e gjumit) tregon një pakësim në aktivitetin e trurit, ndërmjet gjendjes së zgjuar dhe etapës 1 të gjumit. Sytë janë të mbyllur gjatë etapës së 1 të gjumit. Personi mundë të zgjohet nga kjo fazë pa vështirësi, edhe pse nëse ndërprehet gjumi në këtë etapë, personi mundë të ndjehet sikur ai/ajo të mos ketë fjetur fare. Etapa e parë mundë të zgjasë nga 5 deri 10 minuta. Shumë njerëz mundë të kenë përjetuar ndjesinë e të rrëzuarit befas në këtë fazë të gjumit, që shkakton edhe një tkurrje të befasishme të muskujve (e ashtuquajtur Miokloni Hipnike).

• Etapa 2: Kjo është një periudhë e gjumit të lehtë gjatë së cilës analiza e polisomnografisë shfaq ngritje dhe ulje të valëve mbi dhe nën vijën e drejtë, apo valë negative dhe pozitive. Këto valë janë tregues të periudhave spontane të rritjes së tonusit të muskujve të përziera me periudhat e relaksimit spontan të muskujve. Ritmi I zemrës ngadalësohet dhe temperature trupore ulet. Në këtë pikë, trupi përgatitet për të hyrë në gjumë të thellë.

• Etapa 3 dhe 4: Këto janë etapa të gjumit të thellë, ku etapa 4 është më e fuqishme se etapa 3-të. Këto etapa janë të njohura si etapa të gjumit me valë të ngadalshme, apo delta valë. Nëse e zgjojmë personin gjatë këtyre dy etapave, personi mundë të ndjehet I dezorientuar ( I turbullt)për disa minuta.
Gjatë etapave të gjumit Non-REM, trupi përmirëson dhe riprodhon indet, ndërton muskujt dhe kockat, dhe me sa duket fuqizon edhe sistemin imun (mbrojtës). Me kalimin e moshës gjumi behet më I lehtë dhe njeriu ka më pak gjumë të thellë. Mosha gjithashtu është e lidhur edhe me kohë më të shkurtë të kaluar në gjumë, edhe pse studimet shfaqin se nevoja për gjumë nuk ulet me kalimin e moshës.

Sa kohë duhet kaluar në gjumë ?

Fëmijët kanë nevojë më shumë për gjumë në mënyrë që të zhvillohen dhe funksionojnë normalisht. I porsalinduri kalon gati 9 orë në ditë në gjumë të fazës REM ndërsa kah mosha 5 vjeçare, pak mbi dy orë nga gjumi është në fazën REM. Ja dhe koha mesatare e nevojshme për të kaluar në gjumë bazuar në moshë dhe gjendjen funksionale të njeriut:
I porsalinduri - deri në 18 orë gjumë në ditë.
1-12 muaj - 14 – 18 orë
1-3 vjeç - 12 – 15 orë
3-5 vjeç - 11-13 orë
5-12 vjeç - 9-11 orë
Adoleshentët – 9-10 orë
Të rriturit përfshirë edhe të moshuarit – 7-8 orë
Gratë shtatzëna – 8 orë e më shumë.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Gjumi, periudhat dhe kuriozitetet ! Empty Re: Gjumi, periudhat dhe kuriozitetet !

Fri 30 Mar 2012 - 23:11
Disa Kuriozitet mbi gjumin.

1. Koha rekord e gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Mbajtësi i këtij rekordi pas arritjes së rekordit ka pasur halucinacione, paranoja, humbje të përqendrimit dhe të kujtesës.
2. Ëndrrat, mendohej se shiheshin vetëm gjatë fazës REM (rapid eye movement) te gjumit, ndërsa në ditët e sotme është vërtetuar që ato mund të shihen edhe gjatë fazave të tjera të gjumit.
3. Ëndrrat gjatë fazës REM karakterizohen nga ngjarje te çuditshme, ndërsa ato të fazës Non-REM janë shumë të përsëritshme dhe varen nga mendimet e fundit që na kanë preokupuar para gjumit
4. Disa lëvizje të syve gjatë fazës REM, janë të lidhura me lëvizje specifike të ngjarjeve gjatë ëndrrave, dhe duket se procesi i gjumit është i ngjashëm me procesin e shikimit të një filmi.
5. Elefantët qëndrojnë në këmbë gjatë fazës Non-REM, dhe shtrihen gjatë fazës REM.
6. Hulumtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes britanike, ishin në gjendje të bënin një refresh(ripërtëritje) të trupave të ushtarëve, në mënyre që t'i bënin të qëndronin pa fjetur për gati 2 dite.
Fibra optike të imta aplikoheshin në disa thjerrëza speciale që projektonin një dritë të bardhë rreth retinës, duke kërkuar t'i bënin të mendonte trurit të tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem është përdorur për herë të parë nga pilotet Amerikanë gjatë luftës në Kosovë.
7. Është studiuar se ndërrimi i orës në Kanada, pra zgjimi 1 orë më përpara, sjell një rritje të aksidenteve rrugore.
8. Studiuesit janë të bindur se interneti i disponueshem 24 orë është një nga shkaqet që ndihmojnë në uljen e kohës së fjetjes.
Allahu I madhërishëm në Kuranin fisnik thotë: "Nga argumentet e Tij është edhe gjumi I juaj natën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon". [ Rum, 23].
"Allahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. Allahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë". [Gafir, 16].
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi