Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Denoncohet për dhunë seksuale 90-vjeçari

prej Sun 1 Apr 2012 - 2:55
Denoncohet për dhunë seksuale 90-vjeçari Abuzim-SeksualTione, Trento, 31 mars 2012, NOA – Disa përqafime, përkëdhelje e prekje dhe në fund një puthje kanë mjaftuar që një 90-vjeçar nga qyteti verior i Trentos në Itali të përfundojë nën pranga për abuzim seksual ndaj një vajze të re, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Një 25-vjeçare, të cilës nuk i bëhet i ditur emri e ka denoncuar në Policinë e Trentos fqinjin e saj 90-vjeçar, i cili e kishte ngacmuar seksualisht.

I moshuari, sikundër bën me dije akuza, kishte shoqëri me vajzën dhe shkonte gjithnjë në shtëpinë e saj për të pirë kafe, e për të ndërruar ndonjë bisedë dhe pas kafes shkonte në apartamentin e tij.

Por, një ditë ndodhi diçka e papritur, pasi 90-vjeçari gjatë kohës që po pinte kafe i ishte afruar të resë dhe e kishte prekur e ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj.

Pasi e kishte nxjerrë jashtë vajza e kishte kallëzuar në polici të moshuarin.

mit/noa.al


Denoncohet për dhunë seksuale 90-vjeçari Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi