Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Petriti dhe ujku”, shfaqja për fëmijë në Teatrin e Metropolit Empty “Petriti dhe ujku”, shfaqja për fëmijë në Teatrin e Metropolit

Sun 1 Apr 2012 - 3:54
“Petriti dhe ujku”, shfaqja për fëmijë në Teatrin e Metropolit Petriti-UjkuTiranë, 29 mars 2012, NOA- Në Qendrën Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit), ditën e nesërme në orën 10:30 do të jepen provat gjenerale të shfaqjes së re për fëmijë “Petriti dhe ujku”.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, vepra është një përshtatje nga koreografi Llaqi Nako, përrallë në balet, premiera e së cilës do të jetë ditën e shtune, salla “Çehov” ora 10:30.

Fabula

Një lëndinë, një kasolle… buzë pyllit, pranë një fshati. Një zog, një mace, një patë e gjashtë rika, një ujk dhe gjahtarët… Petriti dhe gjyshi! Një përrallë e kamotshme e stilizuar në balet. Edukative, me humor dhe plot moral. Një grup fëmijësh balerinë dhe një narrator që tregon fabulën, na serviren në një ambjent ekzotik. Një përallë- balet, e sjell në Qendrën Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit) nga koreografi Llaqi Nako, peremiara e së cilës do të jetë në datën 31 mars 2012, salla “Çehov” ora 10:30. Është një vepër, fabula e së cilës njihet mjaft, por e përshtatur në balet nga vetë koreografi i shfaqjes Llaqi Nako për skenën e Teatrit të Metropolit. “Baleti është një art që flet nëpërmjet plastikës koreografike, është shumë konvencionale si gjini. Kjo gjuhë është një lloj kodi artistik dhe nga pamja estetike i përket një niveli të lartë, ndaj do spektatorin e vetë të jetë i prirur tek kjo gjini. Në baletin në fjalë, “Petriti dhe ujku”, unë e kam lëvizuar këtë bosht, kjo për faktin se fëmijët e këtij brezi, të cilëve edhe iu drejtohet ky spektakël, i mungon tradita e njohjes së kësaj specifike”, tregon Nako.

Shfaqja “Petriti dhe ujku” në të cilën do të interpretojnë balerinët e vegjël të grupit “Spektër” do të ketë edhe narrator, i cili do të bëj shpjegimin më fjalë të gjithë shfaqjes, lëvizjeve koreografike.

“Kjo e kontretizon konvencionin e gjuhës specifike të baletit, madje e bën më të

prekshme, më të kuptueshme, më të afërt, për spektatorin e vogël. Nga ana tjetër kam ndërhyrë pak në dramaturgji” tregon koreografi Llaqi Nako. Sipas tij çdo personazh do të ketë temën e vetë, i shoqëruar nga muzikë orkestrale e simfonike, përshtatur karakteristikave fizike dhe biologjike të çdo shpendi apo kafshe që është pjesë e shfaqjes. Vepra bën fjalë për marrëdhënien e një gjyshi, nipit të tij, shpendëve dhe kafshëve… “Është një vepër vepër plot mesazhe, - tregon Nako, e cila iu tregon fëmijëve ta duan natyrën, kafshët, shpendët”. Gjyshi , është një plak steriotip, që jeton në një kasolle në pyll, i veshur me një kapele republike, me mustaqe, me pak mjekër e një çibuk në gojë. Ai mban njëkohësisht një rrjet përpara kasolles së tij për peshkim dhe një çifte, të dyja sende që vihen në funksion.

“Gjyshi investon tek nipi i vetë dhe tek kafshët, si zogu, pata, macja, rika, dashuri, pjekuri dhe kujdesin dhe sidomos tek Petriti. Ndërsa ky i fundit është në djalë çapkën, dhjetëvjeçar, i pakujdesshëm që merr vërejtje herë pas here nga gjyshi. I do kafshët dhe I pëlqen kjo botë ekzotike” sqaron më tej detaje nga shfaqja koreografi. Skenografia dhe kostumografia është punuar nga Taulant Pustina. E përshtatshme për grupmoshën nga 4- 15 vjeç. Do të shfaqet në datat 31 mars 1, 7, 8, 15, 21, 29 prill, 5, 13, 19, 27 maj, salla “Çehov”, Teatri i Metropolit. Shfaqja zgjat 35 minuta.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi