Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkrimtarja amerikane, sjell letrën e të vetmit që mbeti gjallë nga rrëzimi i avionit Empty Shkrimtarja amerikane, sjell letrën e të vetmit që mbeti gjallë nga rrëzimi i avionit

Sun 1 Apr 2012 - 3:58
Shkrimtarja amerikane, sjell letrën e të vetmit që mbeti gjallë nga rrëzimi i avionit Topi-Lajnberri-noaPresidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në një takim shkrimtaren dhe publicisten amerikane, zonjën Kejt Lajnberri, e cila ndodhet në vendin tonë për të mbledhur dëshmi e fakte historike dhe për të hedhur dritë mbi shpëtimin dhe strehimin nëntëjavor të 30 ushtarakëve amerikanë, pas rrëzimit të një avioni sanitar në nëntor të vitit 1943. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Deborah Xhons.

Shkrimtarja e publicistja amerikane, zonja Kejt Lajnberri, i dorëzoi një letër nga i vetmi që ka mbetur ende gjallë nga rrëzimi i aeroplanit, nga veterani i ushtrisë amerikane, Harold Hejz.

Lajnberri tha se pas kësaj vizite në vendin tonë, “do të vazhdojë t’i bëjë jehonë e të ngrejë lart vlerat e mrekullueshme të shqiptarëve, si bujaria, mikpritja, solidariteti i njerëzve të një vendi të vogël e të varfër dikur, por me pasuri të mëdha shpirtërore.”

Kurse Topi shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për heroizmin dhe përkushtimin e mjaft ushtarakëve amerikanë të demonstruar gjatë periudhës së vështirë të Luftës së Dytë Botërore.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek historia interesante e shpëtimit të ushtarakëve e infermierëve amerikanë nga banorë të fshatrave jugore të Shqipërisë, Kreu i Shtetit vuri në dukje “virtytin shqiptar të besës dhe mikpritjes, çka bëri të mundur shpëtimin e 30 jetëve aleatësh në një zonë të pushtuar nga nazistët gjermanë”.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se ngjarje të tilla shënojnë vlera të rëndësishme njerëzore, por dhe të historisë tradicionale të miqësisë dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe Amerikës. Presidenti theksoi se “ngjarje të tilla, që nxjerrin në pah karakterin dhe vlerat reale të shqiptarëve, duhet të shërbejnë edhe si një apel për historianët në mënyrë që e vërteta dhe faktet historike të mos shtrembërohen sipas optikës së politikës, duke u bërë sa më të njohura e të vlerësuara publikisht.”

e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi