Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Presidenti shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Ministres së Kulturës Empty Presidenti shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Ministres së Kulturës

Sun 1 Apr 2012 - 3:58
Presidenti shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Ministres së Kulturës Esmeralda-UruciPresidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, ngushëllon familjarët ish-ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta në mesditë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Të nderuar familjarë të së ndjerës Esmeralda Uruçi,

Me hidhërim të madh mësova për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të intelektuales e ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila me dinjitet dhe profesionalizëm u shërbeu institucioneve dhe popullit shqiptar! Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të shtetit shqiptar, t’ju shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta!

Në këto momente të vështira për ju, për të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin nga afër e të punojnë me Esmeraldën, si dhe për kolegët e saj pedagogë dhe studentët, ndaj me ju edhe vlerësimin e lartë për personalitetin e saj të spikatur në fushën e ekonomisë dhe të kërkimeve shkencore, për angazhimin shumëvjeçar në shoqëri si dhe për kontributin e veçantë në drejtimin e njërës prej ministrive më të rëndësishme në jetën institucionale të Shqipërisë, në atë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke ju gjendur shpirtërisht pranë në këtë çaste të rënda, shpreh besimin se jeta dhe vepra e Esmeralda Uruçit do të ruhet ngahera me respekt në kujtesën e shqiptarëve.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi