Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Policia greke vazhdon operacionin “fshesa”

prej Sun 1 Apr 2012 - 16:09
Vazhdon në qendër të Athinës, operacioni i policisë “fshesa” për largimin e emigrantëve klandestinë. Policia shoqëroi për verifikime rreth 2000 emigrantë pa dokumente, transmeton News24.

Ndër ta u arrestuan 420 persona, nga të cilët 186 për vepra të ndryshme (drogë, vjedhje, grabitje, dënime, etj) dhe 234 të tjerë, pasi nuk kishin dokumente ligjore qëndrimi në vend.

Ndërkaq policia përgatiti 63 raporte kundër grave të huaja, të cilat ushtronin prostitucion të paligjshëm.

Duke folur në stacionin televiziv Mega, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Krisohoidis, njoftoi se të hënën do të çojë në Parlament amendamentin, i cili parashikon krijimin e tri qendrave të paraburgimit në rajonin e Pireut.

Ai vuri në dukje se të gjithë emigrantët e paligjshëm duhet të lënë Greqinë dhe u bëri thirrje të gjitha forcave politike të mos e përdorin çështjen për përfitime zgjedhore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi