Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Shoqëria kur s’lexon

prej Sun 1 Apr 2012 - 18:30
Popull që nuk kupton. Ndaj librit, hezitues, e ndaj dëfrimit, vrapues. Kur prek librin, sprapset, e kur në dëfrim zhytet, zhytet. Vajtues, kur libri blihet, gazmor, kur për aheng e dëfrim thirret. Shoqëri, që fare pak beson.


Pak falënderojnë, nuk janë mirënjohës. Nuk njohin diturinë, dituri, e as etikën, etikë. Nuk njohin as detyrat e as të drejtat. As detyrat e shtëpisë s’i bëjnë. Dhomat me orendi pa libra anekënd i kanë.

Fjala përgjegjësi, akull e ftohtë është për të. Respekti, mall i lirë. Janë të ngutshëm, e të pandërgjegjshëm. Rrëmbyes, aty-për-aty, kur diçka rrëmbejnë. Hapat e tyre janë të ngadaltë, me sy vërdallë, fytyrën shtrembërojnë e zgërdhihen.

Çka dëgjojnë, flasin. Të tmerrshëm, në shpërndarjen e fjalës. Nuk ndihen përgjegjës, e as të thirrur në ruajtjen e besës e të fjalës. Të pandjeshëm nëse kraharorët e të tjerëve provokojnë apo nderin cenojnë.

Nisma, rruga drejt synimit, të parët flasin, e komentojnë, të parët bërtasin e gishtërinjtë kafshojnë. Janë polemizues e llafator. Pa filluar, dështojnë, pa nisur, tradhtojnë. Përballë, pak flasin, me bisht syri, të tyreve kunjin ua tregojnë.

Armike e vetvetes. Penguese. Vajtuese, por jo ndryshuese. Zërin përparues, nuk di ta çmojë. E as vullnetin e njerëzve të mirë të respektojë. Rri e ngujuar, me dëshpërim e mbuluar, flet, e nuk di se ç’thotë. As veten s’e kupton.

Kjo shoqëri, këta njerëz, janë përtacë të njëmendtë. Frikacakë. Turbullues. Çorientues. Janë krenarë pse janë !#*ë, dhe këtë s’e ndiejnë. Jo, leximi është art, vëmendje e përkushtim; obligim; dituria, dritë, e drita e Zotit s’i jepet keqbërësve (e !#*ëve).


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
 Shoqëria kur s’lexon J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi