Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Çfarë po mohoni?!

prej Sun 1 Apr 2012 - 18:49
Ju kërkoni, Ai jep.
Ju qani, Ai dëgjon.
Ju mëkatoni, Ai fal.
Ju e përsërisni, Ai ju mëshiron.
Ju trokisni në derën e Tij; Ai e hap.
Ju e ndiqni, Ai ju mirëpret.
Ju bezdisni, Ai dëgjon.
Ju e kërkoni , Ai ju përgjigjet
Ju pyesni; Ai jep zgjidhje.
Ju i kërkoni ndihmë, Ai ndihmon.
Ju merrni, Ai ofron.
Ju këmbëngulni, Ai i jep.
Ju jepni, Ai ju shton.
Ju e adhuroni, Ai ju dashuron
Ju e harroni, Ai gjithmonë ju kujton
Ju fleni, Ai ju vigjëlon.
Ju ushqeheni, Ai ju furnizon.
Ju lexoni, Ai diturinë ua shton
Ju punoni, Ai ju shpërblen
Ju mendoni, Ai ju frymëzon
Ju dëshironi, Ai ju plotson
Ju e thirrni, Ai çdoherë ju ndëgjon ...

Gjithçka që ju bëni, është për ju;
dhe çdo gjë që Ai e bën, është për ju….

Pra, "E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?"
(Kur'ani Fisnik Surja Rrahman)


O Krijues!

Na mundëso ta shohim gjithësinë me syrin e dashurisë hyjnore, të vetëdijshëm, me ndjesi të mëdha, me kthjelltësi dhe me emocionet që sjell besimi,
Na mundëso faljen e mëkateve me vesët e lotëve që rrjedhin prej syve
Na mundëso të dalim para Teje faqebardhë dhe të qetë shpirtërisht.

Zoti e bëri iluzionin të duket real
Dhe realen të duket iluzion.
Ai e fshehu detin,
Dhe e bëri shkumën të dukshme.
Dhe erën e bëri të padukshme,
Dhe pluhurin manifestim të saj.
Ti e sheh pluhurin të ngritet në ajër,
Por si mund të ngritet pluhuri nga vetja?
Ti e sheh shkumën por jo oqeanin.
Përkujtoje Atë me vepra, e jo me fjalë
Veprat janë gjë reale
Dhe ato do t'ju shpëtojnë në jetën e gjithmonshme.
(Rumiu)



Një ditë kur numri i viteve të ditëlindjes do të tremb, shpirti të jetë lodhur nga lufta me vetveten, ndoshta atë ditë zemra do të ndjej rehatin e përkohshme të vërtetë në rrugën e drejtë - për të kujtuar se ky emocion mund të shoqërojë përjetësisht në Botën e Përhershme, po u përcaktove ti vet për të.

E ke mundësinë vepro, kurr nuk është vonë të kthehesh te Krijuesi i jot dhe i kësaj gjithësie!

Është i Vetmi që:

- Kurr nuk të braktis,
- Kurr nuk të harron,
- Kurr nuk të nënçmon
- Kurr nuk të xhelozon
- Kurr nga mëshira nuk të mënjanon

Por në çdo çast pendimin tënd pranon...


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Çfarë po mohoni?! J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi