Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default I riu shqiptar rrëmben një vajzë rumune dhe e mban mbyllur në bagazh

prej Tue 3 Apr 2012 - 1:49
I riu shqiptar rrëmben një vajzë rumune dhe e mban mbyllur në bagazh Femer-viktime-dhune-noaMansue (Itali) 1 prill 2012, NOA – Ka marrë peng të dashurën, e ka rrahur derisa e ka gjakosur dhe më pas e ka kërcënuar se do e vrasë. Kjo është vepra penale e radhës në Itali, e shqiptarit 28-vjeçar Edmond Gjyzeli.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Mansue të provincës së Trevizos në Itali, raporton noa.al. I riu shqiptar është arrestuar nga policia pas denoncimit që ka bërë vajza rumune. Ndërkohë që arrestimi i tij ka nxjerrë në pah dhe fakte të tjera. Atij i është sekuestruar dhe një sasi prej 144 gramësh kokainë. Vajza 21 vjeçare nga Rumania është shtruar me urgjencë në spital. Pas kurimi ajo ka treguar se Gjyzeli e ka mbyllur në bagazhin e makinës dhe ka kërcënuar se do e vriste.

Mësohet se rrahja barbare ka ndodhur pasi vajza ka thënë se do të kthehej në Rumani në shtëpinë e saj. Fillimisht Gjyzeli e ka kërcënuar me pistoletë dhe më pas e ka rrahur dhe futur në bagazhin e makinës. Për policinë italiane, Gjyzeli nuk është një emër i pa njohur. Në vitin 2010 ai është dënuar me dy vite burg, të cilat ju falën nga gjykata. Dënimi ishte pak a shumë për të njëjtat rrethana, dhunim ndaj ish-gruas së tij.

e.t/noa.al


I riu shqiptar rrëmben një vajzë rumune dhe e mban mbyllur në bagazh Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi