Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Luftoi” me anoreksinë; iu rikthye peshës dhe jetës Empty “Luftoi” me anoreksinë; iu rikthye peshës dhe jetës

Tue 3 Apr 2012 - 15:23
“Luftoi” me anoreksinë; iu rikthye peshës dhe jetës 53024NORFOLK - Ajo sihte një vajzë që peshonte më pak se 20 kilogram.

26 vjeçarja Harriet Smith nga Norfolk, ka vuajtur nga anorkesia dhe disa vite më parë kishte kapur një peshë trupore vetëm 19 kilogram duke mbërritur kështu pranë vdekjes, por më në fund fitoi mbi sëmundjen dhe iu rikthye sërish jetës normale.

26 vjeçarja ka "luftuar" me anokreskinë e saj për 12 vjet. Me ndihmën e familjes, ajo arriti ta kalojë këtë problem dhe tani peshon rreth 60 kg.

Tani Harriet po përgatitet për të marrë pjesë në maratonën e Londrës. Gjithashtu Harriet është duke krijuar një organizatë me qëllim për të ndihmuar nën shembullin e saj të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anoreksia.

"Tani ndihem më e plotë se kurrë. Shpresoj që historia ime të frymëzojë shumë njerëz që kanë anoreksi. Kjo do kohë, por ata mund të shërohen".
Anoreksia tek Harriet filloi që në moshën 14-vjeçare. Brenda një kohe të shkurtër ajo humbi 25 kg dhe iu paraqitën shumë probleme shëndetësore.

Ajo shprehet se kur shkoi në një klinikë të veçantë për këtë sëmundje, mjeku i tha familjes se vdekja ishte vetëm disa javë larg dhe zemra e saj do ndalonte së punuari.

"Unë jam shëruar 99%. Ka vetëm një përqindje shumë të vogël të anoreksisë në kokën time. Kam akoma për të fituar disa beteja brenda meje", shtoi ajo.

(a.jole/Balkanweb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi