Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kërkohet nga policia, regjistrohet në Akademi për t'u bërë një agjent

prej Sun 8 Apr 2012 - 2:54
Kërkohet nga policia, regjistrohet në Akademi për t'u bërë një agjent ArrestimnoaShumicën e rasteve një i kërkuar gjithmonë përpiqet të qëndrojë sa më larg policisë. E megjithatë jo gjithmonë është i njëjti skenar.

Rome Montiliano ishte identifikuar si autori i një plaçkitje në Chula Vista, në kufi mes Kalifornisë dhe Meksikës, ku arriti të merrte një televizor, një lexues DVD dhe një telefon celular.

Policia ishte vënë në gjurmët e tij, kur në një moment emri i tij u shfaq aty ku mendohej të ishte vendi i fundit në të cilin ai ndodhej.

Faktikisht Montiliano ishte nënshkruar në një test për të qenë pjesë e Akademisë së Policisë në Las Vegas.

Agjentët e identifikuan menjëherë personin në fjalë, duke konfirmuar identitetin dhe autorin e vjedhjes.

Fillimisht policët dyshuan se ai e kishte kuptuar veprimin jo të zgjuar që kishte bërë, pasi ditën e testit ai i telefonoi duke u thënë se do të vonohej.

Megjithatë Montiliano sërish doli jashtë parashikimeve të autoriteteve pasi ai u paraqit me vonesë ashtu siç u rrëfeu.

Agjentët të habitur nga situata i kërkuan atij të dilte nga salla e provimit duke e shoqëruar në zyrë para se ta arrestonin.

r.b/NOA


Kërkohet nga policia, regjistrohet në Akademi për t'u bërë një agjent Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi