Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Pashkët, zbuloni sekretin e vezës së kuqe

prej Sun 8 Apr 2012 - 12:26
Pashkët, zbuloni sekretin e vezës së kuqe 42217_4TIRANE- Veza e kuqe është një veçori karakteristike e festës së Pashkës. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë.

Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin. Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishterimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t'i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur gëzueshëm 'Krishti u Ngjall'! Përgjigja është: 'Vërtet u Ngjall'!
(ma.ar/BalkanWeb)
Pashkët, zbuloni sekretin e vezës së kuqe Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi