Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jetimë me prindër gjallë Empty Jetimë me prindër gjallë

Tue 10 Apr 2012 - 1:27
Eglantina Bardhi

Këtë fundjavë ka takimin me fëmijët e saj. Qëllon ti shohë rrallë edhe pse malli e djeg për ata. Nuk ka pasur mundësi ti ketë të gjithë fëmijët në gjirin e familjes sepse prej tetë vitesh ata janë rritur larg shtëpisë. Jetojnë në jetimore edhe pse bashkëshortin e ka gjallë. Kjo është drama njerëzore e 37 vjeçares, Lime Bici nga Fushë-Mamurrazi e cila ka 5 fëmijë, 3 prej të cilëve rriten në jetimoren Betania në fshatin Bubq.

Nëna 37 vjeçare tek nis të rrëfejë për gazetën “Shekulli” vuajtjet që i janë shkaktuar në jetë nuk mundet të fshehë për asnjë moment lotët nga sytë.

“Kam ditën për të parë tre fëmijët e mi këtu në jetimore. Kishte më shumë se dy muaj që nuk i shikoja. Mbrëmë i pash në ëndërr ndaj vendosa të dal e të marr pak lek borxh për rrugën dhe për t’iu blerë nja dy gjëra e të vija e ti takoja, se nuk munda më të duroj”,- thotë Limja tek na shpjegon se ka të drejtë ti takojë fëmijët e saj dy herë në muaj por shpesh nuk mundet të vi dhe kalojnë muaj të tërë pa i parë.

Por cila është arsyeja që fëmijët e saj kanë përfunduar në jetimore edhe pse prindërit i kanë gjallë…? Në fakt Lime Beci thekson se është vetëm një arsye kryesore dhe kjo e ka emrin varfëri.

“Para 8 vitesh vendosa të sjell 3 fëmijë në jetimore sepse jemi shumë të varfër. Nuk kishim asnjë mundësi për ti ushqyer dhe mbijetesa e tyre ishte e pamundur. Sa ti vdisnim për bukë më mirë vendosëm ti dërgojmë në jetimore. Dhimbja ishte e madhe të ndahesh për së gjalli me fëmijët e tu por nuk kishim asnjë shpresë tjetër”, pohon nëna 37 vjeçare tek mban në gjunjë vajzën e saj Klaudia, 5 vjeçare e cila edhe ajo është rritur në këtë jetimore me dy vëllezërit e saj por prej një viti është kthyer në shtëpi për ta zëvëndësuar motra e saj 3 vjeçare. Lime Bici tregon se aktualisht në jetimore ka djalin në klasën e 5-të, djalin tjetër në klasën e 3-të dhe një vajzë të vogël 3 vjeçare ndërsa në shtëpi ka vetëm Klaudian dhe djalin e madh 14 vjeçar.

Ajo rrëfen se vetë është e sëmurë ndërsa bashkëshorti i saj është i papunë edhe pse kërkon çdo ditë të gjejë ndonjë punë si hamall. “Jetojmë me pagesën time të invalidit e cila nuk na del as për bukën e gojës. Fëmijëve nuk mundëm t’iu japim as shtëpi normale sepse jetojmë të gjithë në një dhomë me lagështirë. Kur bie shi është njësoi si të jemi në qiell të hapur sepse çatia pikon shumë. Dy fëmijët që i mbaj në shtëpi sëmuren shpesh dhe lëndohem për jetën e vështirë që bëjnë. Të paktën në jetimore ushqehen dhe kanë ato kushte të cilat prindërit fatkeqësisht nuk mundin t’ua japin”,- pohon nëna duke fshirë lotët nga sytë. Më tej ajo rrëfen se nuk ka asnjë të afërm që ti ndihmojnë dhe se lista e borxheve është shumë e gjatë dhe se nuk ka asnjë mundësi të trokasë në derën e askujt për të kërkuar sërish para. “Gjithmonë kemi qenë në varfëri ekstreme. As në familjen time dhe as kur u martova nuk pashë një ditë të bardhë. Tashmë fati më kë ndëshkuar të jetoj edhe pa fëmijët e mi dhe kjo është dhimbja më e madhe”, thotë Lime Bici.

Kluadia 5 vjeçare

Klaudia ka fytyrë engjëllore të veshur me pafajësinë e moshës së saj. Sot është një ditë e gëzueshme për të sepse do takojë dy vëllezërit dhe motrën e vogël 3 vjeçare. “Më merr malli shumë për ata. Qaj për vëllain, Agustin sepse e dua shumë dhe dua të vijnë në shtëpi”, thotë Klaudia e cila para një viti jetonte po në këtë jetimore me gjysmën e familjes. Tashmë dëshira e vetme e nënës dhe e saj është që të jetojnë të gjithë së bashku.



Të huajt i ndihmojnë jetimët ndërsa shteti iu vendos taksa

Në fshatin e quajtur Bubq afër Fushë-Krujës ndodhet jetimorja Betania e cila kujdeset për 72 jetimë por në këtë jetimore kanë jetuar edhe qindra fëmijë të tjerë. Në fakt historia e familjes e nënës së 5 fëmijëve Lime Bici nuk është e vetmja sepse pothuajse të gjithë fëmijët në këtë jetimore i kanë prindërit gjallë. Drejtori i kësaj jetimoreje, Arqile Moisiu, pohon për gazetën se numri i jetimëve me prindër gjallë (jetimët socialë) po rritet gjithnjë e më shumë dhe se e kanë të pamundur për tu përballur me kërkesat e shumta të prindërve për ti strehuar në këtë jetimore.

Ndërkohë Arqile Moisiu rendit edhe një sërë problemesh që ndeshin çdo ditë në përpjekjen për të siguruar mirëqenien e fëmijëve. “Duhet të dini se gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të jetojnë me prindërit e tyre por nëse kjo është e pamundur ne të paktën mundohemi që atyre të mos i’u mungojë asgjë në mënyrë që të rriten dhe të arsimohen. Jetimorja, Betania mbështetet nga fondacione italiane që kur është hapur për t’iu dhënë një mundësi këtyre jetimëve”, pohon Arqile Moisiu.

Sipas tij paradoksi qëndron në faktin se të huajt bëjnë bamirësi me këta jetimë ndërsa institucionet tona shtetërore nuk marrin asnjë përgjegjësi për këta fëmijë, madje përkundrazi ata janë shumë burokrat karshi tyre. “Ne vuajmë mungesën e energjisë elektrike sepse na e kanë ndërprerë ndërsa bizneset këtu afër furnizohen me energji. Për këtë problem jemi ankuar në shumë institucione por askush nuk na ka dhënë ndonjë përgjigje”, pohon Moisiu.

Por problemet e tyre nuk mbarojnë këtu sepse ata ndeshin një sërë procedurash burokratike kur iu vijnë ndihmat ushqimore dhe veshmbathje nga Italia për jetimët sepse doganat kanë vendosur taksë 20 % edhe sepse ato janë donacione dhe nuk duhet të taksohen. Sipas drejtorit Moisiu shpesh është rrezikuar furnizimi me ushqime për jetimët për shkak të këtij problemi.

Gjithashtu institucionet shtetërore iu vendosin taksa sikur të ishin biznes fitimprurës dhe jo jetimore.



Gëzim Tushi, specialist në Shërbimin Social Shtetëror

Fatkeqësisht jetimët socialë përbëjnë pjesën më të madhe të jetimëve në vendin tonë, madje 70 % e tyre janë jetimë socialë. Ajo çka është problematike është fakti se vitet e fundit jetimët që kanë prindërit gjallë ose edhe njërin prind gjallë po rriten gjithnjë e më shumë nëpër institucionet sociale. Kjo është një tjetër plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Shkaku kryesor mbetet varfëria ajo që i detyron prindërit ti sjellin në jetimore por edhe divorcet cilat po shtohen shumë vitet e fundit po rrisin numrin e jetimëve socialë. Gjithashtu edhe vdekja e njërit prind po e rrit ndjeshëm numrin e jetimëve në institucione.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi