Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

VETËDIJA QYTETARE Empty VETËDIJA QYTETARE

Mon 25 Jan 2010 - 14:37
Për shkak se ishim për një kohët tepër të gjatë të privuar nga dija e plotë dhe e vërtetë edhe vetëdija jonë përparoi me ritme shumë të ngadalësuara. Prandaj, në shumë drejtime, a i takon vetëdijes,jemi të vonuar. Ende nuk e kemi arriture shkallën e duhur të vetëdijes kombëtare e ne na imponohet nevoja e krijimit të vetëdijes qytetare. Populli ynë duke qenë kohë të gjatë i shtypur, i ndjekur e nën dyshim nga pushtues të ndryshëm, e ka të vështirë që, sa çel e mbyll sytë të harrojë të kaluarën e vet të hidhur dhe të jetë i afërt me pjesëtarë të kombeve pushtuese që na shtypën me dhunë ose ndaj pjesëtarëve të grupeve etnike që në disa raste të vështira me veprimet e tyre muarën anën e pushtuesit.
Në Kosovë, bashkë me shumicën dërmuese shqiptare gjithmonë jetuan edhe pjesëtarë të popujve pushtues si edhe pjesëtarë të bashkësive tjera etnike. Por, ajo bashkëjetesë, sidomos me popujt pushtues e shtypës, prore ishte e imponuar. Ende, aty këtu, ka shqiptarë të gjallë që mbajnë mend zullumet otomane ndaj shqiptarëve. Edhe sot ka mbetur një ftohtësi ndaj pjesëtarëve të bashkësisë së vigël turke për shkak të përvojës së hidhur, me sjelljet e një pjese të vogël të tyre që , në të kaluarën e afërt, për disa privilegje të vogla, patën marrë anën e pushtuesve tanë.
Sa i takon ftohtësisë e dyshimit ndaj pakicës serbe është e tepërt të flitet. Regjimi serb me politikën e vet kolonizuese një numër të madh të popullatës serbe e shndërroi në administratë të drejtpërdrejtë të politikës së vet. Shumë prej tyre ishin qytetarë të privilegjuar dhe madje muarën pjesë edhe në krimet shfarosëse ndaj shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë sot bukur të vështirë dallimin midis regjimit dhe popullatës së thjeshtë serbe. Edhe disa grupe etnike më të vogla, për shkak të dijes së vogël e të vetëdijes së ulët, si një numër iu romëve për shembull, u njollosën keq me qëndrimin e tyre të turpshëm ndaj shqiptarëve në situata të vështira.
Të gjitha këto janë pengesa serioze në rrugën e krijimit të shpejtë të vetëdijes qytetare. Mirëpo, edhe pse ngadalë, shqiptarët po e kuptojnë se nga e kaluara mund të jetohet dhe se nuk duhet të lejojmë që e kaluar të na zërë peng dhe të na verbojë deri në atë shkallë s atë mos shohim se e sotmja dhe e ardhmja, megjithatë janë fort më të rëndësishme se e djeshmja e hidhur. Duhet ta përvetësojmë dijen e vërtetë se shpenzimi i energjisë duke u marrë me të kaluarën do të thotë të bjerrim energjinë tonë kot. Sepse, sado që të përpiqemi, ne nuk do të mund ta ndryshojmë të kaluarën. Sepse energjia jonë është në të tashmen. Prandaj, duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe ta ndryshojmë në kahe pozitive të tashmen. Sepse, vetëm duke ndryshuar e ndërtojmë të tashmen, ne përgatisim të ardhmen tonë më të mirë.
Prandaj, porsa t’i hedhim themelet e shtetit të Kosovës dhe porsa të “ ngopemi “ me shqiptarizmin tonë , do ta kuptojmë se bashkëjetesa me të gjithë pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve tjera etnike që duan të jetojnë me ne, në barazi të plotë qytetare, nuk është pengesë, por është përparësi. Gjithnjë e më tepër, kriter për t;i vlerësuar qytetarët, nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë kush cilit komb, ose cilës bashkësi etnike i takon, por kush, si e sa bën për përparimin e gjithanshëm të Kosovës.
Vetëdija qytetarë është proces i gjatë, por i domosdoshëm nëse duam që tyë lirohemi nga filozofia provincialiste e mbylljes ën vetvete. Sepse, mbyllja në vetvete është e keqja më e madhe dhe gabimi më i madh, si për individin si për kolektivet më të mëdha. Ajo është në kundërshtim të plotë me të vërtetën jetësore. Shembulli i Serbisë, është shembulli m,ë i qartë dhe shembulli më i madh për këtë që thamë.
Baza më e mirë për kulturën e vetëdijes qytetare, është krijimi i rrethanave të atilla të bashkëjetesës ku të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e përkatësia e tyre, do të kenë mundësi të barabarta të punës, të mësimit, të përparimit dhe të gëzimit të jetës dhe të fryteve të punës së tyre.
Vetëdija qytetarë është dija e përvetësuar dhe e zbatuar për atë se interesi i çdo qytetari, se interesat e pjesërishme të qetarëve janë të pandashme dhe të pamundshme pa kultivimin , ruajtjen dhe forcimin e të gjitha interesave të të gjithë qytetareve, pa përjashtim.
Vetëdija qytetare është hyrje në një vetëdije edhe më të lartë, në vetëdijen njerëzore.

VETËDIJA NJERËZORE

Vetëdija njerëzore është dija e përvetësuat për atë se si lumturia si fatkeqësia e individit janë pjesë të pandashme nga lumturia ose fatkeqësia e gjithë njerëzimit.
Në fillim ishin njerëzit të cilët kishin vetëm një qëllim: si të mbijetonin në natyrën e egër, të ashpër dhe të pamëshirshme. Ata në ato kohë, jo fort moti, nuk ishin të ndarë, as në kombe e kombësi, as në fe e besime, as në klasa e kasta, as në shtete e perandori.
Në rrugën e vet të gjatë e të stërmundimshme, njeriu kaloi nëpër tëhuajsime të shumta e të llojllojshme derisa erdhi, më në fund koha që ,,përsëri, t’i kthehet esencës së vet njerëzore e shpirtërore.
Vetëdija njerëzore është hyrje në shkallën më të lartë të vetëdijes, në vetëdijen shpirtërore, ose në vetëdijen kuantike, në vetëdijen që na bashkon me Zotin.

VETËDIJA KUANTIKE

Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetëm e njeh. Njeriu dijen vetëm e zbulon duke u përleshur me problemet e jetës, ose duke bërë hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu është. Dija vetvetiu ekziston. Dija është e pranueshme për gjithmonë në gjithësinë tonë. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetëm e zbuloi elektricitetin që tashmë ishte që është dhe do të jetë përgjithmonë në gjithësinë tonë. Njeriu nuk e shpiku , por vetëm e zbuloi magnetizmin që ishte, është dhe do të jetë prore në gjithësinë tonë.
Këngët, meloditë, ose kompozimet magjepsëse që ne dëgjojmë me kënaqësi përditë, nuk janë trilluar e as nuk janë shpikur nga askush. Ato këngë, melodi e kompozime vetëm janë zbuluar, ose vetëm zbulohen nga muziktarët dhe kompozitorët e talentuar. Ata me talentin e tyre të falur nga natyra kanë qenë ose janë njerëz të privilegjuar. Ata duke përqendruar vëmendjen e tyre dëgjojnë e përjetojnë ato këngë, melodi e kompozime. Ato me anën e zërit ose të instrumentit përkatës e përcjellin ato këngë, melodi e kompozime deri te veshi ynë. Edhe ne, nga ana jonë marrim nga ato këngë, melodi a kompozime aq sa kemi kapacitet për të marrë. E njëjta gjë vlen edhe për poetët, për poezinë e tyre dhe për ne si lexues e përjetues. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shkencëtarët, për shkencat dhe për ne si konsumatorë të shkencave përkatëse. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë artistët, për të gjithë artet dhe për ne si përjetues të tyre.
Pra, ne vetëm zbulojmë, njohim e përjetojmë urtinë, dijen, inteligjencën ose mençurinë e pafund të gjithësisë sonë.
Mirëpo, sado që të përpiqemi dhe sado që të përparojmë, ne kurrë nuk do të mund të zbulojë e njohim krejt urtinë, dijen, inteligjencën ose mençurinë e gjithësisë sonë. Ne do ta zbulojmë e do ta njohim vetëm një pjesë të saj. Sepse ne jemi vetëm një pjesë e parëndësishme e gjithësisë sonë të pafund, sepse në jemi vetëm një embrion i Zotit.
Vetëm Zoti ose absoluti i di të gjitha. Dhe t’i dish të gjitha do të thotë të dish çfarë ka ndodhur, çfarë po ndodhë dhe çfarë do të ndodhë?
Në rrugën e përparimit të vet të gjatë e të mundimshme drejt vetëdijes shpirtërore ose kuantike, njeriu ka ngjitur shumë shkallë të vetëdijes. Varësisht nga ajo se çfarë sasie të dijes ka akumuluar dhe ka përvetësuar, atë shkallë të vetëdijes edhe ka arritur.
Nga të gjitha qeniet e njohura të gjithësisë sonë, vetëm njeriu është i dashuri i Zotit, vetëm njeriu është më i privilegjuari i absolutit. Njeriu është mrekullia e gjithësisë, sepse vetëm ky është i vetëdijshëm për kualitetet, ose cilësitë e veta gjeniale. Njeriu është i pajisur me një sistem të përsosur nervor që ia bën të mundur të funksionojë si njësi e organizuar në vete dhe njëkohësisht si pjesë e pandashme e universit të organizuar. Ky privilegj ia bëri të mundur njeriut që të merret me njohjen, hulumtimin, gjurmimin dhe zbulimin e vetvetes dhe të gjithësisë njëkohësisht.
Historia e filozofisë njerëzore është përplot me filozofë e me vepra që janë marrë e që merren më njohjen, hulumtimin, gjurmimin e zbulimin e njeriut e të universit.
Ne do të ndalemi vetëm në tri shkallë thelbësore dhe themelore të mendjes dinamike njerëzore e cila na solli deri te vetëdija kuantike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi