Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Plas” te Vllaznia, klubi firmos shkarkimin e Vatës

prej Tue 10 Apr 2012 - 19:27
“Plas” te Vllaznia, klubi firmos shkarkimin e Vatës 49060_2Nga: ALTIN LATIFI


SHKODER- Vllaznia ka shkarkuar nga detyra Rudi Vatën, vetëm një ditë pas akuzave të tij në media për dy drejtuesit e klubit Ritvan Troshani (nënkryetari i bashkisë dhe kreu i bordit) e Kujtim Shaba (administratori i klubit). Ish-kapiteni i kombëtares i quajti ata dashakeqë dhe njerëz që kanë punuar për të destabilizuar ekipin dhe raportet mes lojtarëve e trajnerit, duke mos pasur asnjë vizion e asnjë projekt për klubin. Por, një deklaratë e tillë ka shkaktuar irritimin e krerëve të Vllaznisë, që pas një mbledhjeje të zhvilluar dje, kanë vendosur shkarkimin e teknikut. Në një deklaratë të publikuar për mediat, klubi Vllaznia i konsideroi akuzat e bëra nga Rudi Vata si aspak profesionale dhe etike, të cilat kanë synim të prishin imazhin e klubit. “Deklarata e Rudi Vatës është përgatitur në kushtet e një dëshpërimi të thellë për dështimin e tij si trajner i Vllaznisë dhe objektivave që kishte, - shkruhet në komunikatë. – Vllaznia hedh poshtë me përbuzje shpifjet dhe deklaratat e tij, të cilat nuk kanë asnjë bazë vërtetësie. Ana financiare është lehtësisht e verifikueshme, ndërkohë që Rudi Vatës i është lënë dorë e lirë për vendimmarrje në drejtimin e skuadrës dhe në përzgjedhjen e stafit. Atij i janë plotësuar kushtet maksimalisht dhe nuk është punuar në asnjë moment për të cënuar punën e tij. Gjithashtu, klubi është mbrojtur nga padrejtësitë e gjyqtarëve, nëpërmjet reagimeve institucionale, përmes ankesave zyrtare të depozituara në FSHF”, thuhet më tej. Ndërkohë, klubi Vllaznia i ka kërkuar ish-trajnerit të saj që të tërheqë menjëherë akuzat, “ndryshe do të përballet me drejtësinë për shpifje”. Në vend të Rudi Vatës, në pankinën e Vllaznisë do të ulet përkohësisht Armir Grima, ish-portier i kësaj skuadre dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit.

VATA
Rudi Vata e ka pritur i qetë vendimin për shkarkimin e tij nga drejtimi i Vllaznisë, një vendim të cilin ai e priste që në momentin që publikoi deklaratën kundër drejtuesve. “Njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme dhe ide të ndryshme, nuk mund të bashkëjetojnë, - u shpreh Vata për Gazetën. – Unë jam i qetë, ndjehem mirë, sepse në Shkodër fitova respektin e njerëzve, të tifozëve dhe shkodranëve të ndershëm, që duan një futboll të pastër”, shton ai. Sipas Vatës, mes dy drejtuesve të klubit dhe tij nuk ka funksionuar asgjë që në fillim, pasi idetë ishin të ndryshme. “Që në bisedën e parë gjërat nuk kanë qenë aq mirë sa dukeshin. Unë u mundova të çoj në Shkodër një futboll ndryshe, një futboll të pastër dhe Vllaznia të kishte një fizionominë e saj, që mendoj se sot e ka arritur, - shprehet Vata. – Unë jam për futbollin e pastër dhe këtë e kam treguar që në ditën e parë që kam shkelur te Vllaznia, por njerëzit këtu nuk mund të ndryshojnë. Nuk mund të ndryshoj as unë, sepse kështu e kam tipin. Unë jam prodhim i Shqipërisë, por kuptohet se te Vllaznia s’mund të bashkëjetoja më. E ardhmja? Nuk e di për momentin, por do jem pjesë e futbollit”, shton Vata.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)


“Plas” te Vllaznia, klubi firmos shkarkimin e Vatës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi