Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Superliga, Skëndërbeu merr kreun, Tirana fiton ndaj Apolonise

prej Tue 10 Apr 2012 - 19:31
Superliga, Skëndërbeu merr kreun, Tirana fiton ndaj Apolonise 53246Skënderbeu ka rimarrë kreun e Superligës, pas një fitoreje tejet të vështirë në shifrat 2-1 të arritur në fushën e Kastriotit. Korçarët i janë përgjigjur menjëherë Teutës, duke triumfuar në një stadium, ku pak ekipe kanë arritur të dalin me pikë këtë sezon. Ndeshja ka dhuruar emocione të panumërta dhe një lojë shumë sulmuese, ndonëse shiu nuk ka pushuar pothuajse për asnjë moment. Ishte Kastrioti ai që shënoi i pari me anë të Inkangos në minutën e 34-t. Një kros nga e majta u shty në rrjetë nga sulmuesi i skuadrës krutane, një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit këtë sezon. Skënderbeu arriti të barazonte shumë shpejt shifrat, me anë të Orelesit që goditi saktë me kokë. Në pjesën e dytë, Kastrioti ka synuar fitoren për të ruajtur vendin e katërt që mund të vlejë një vend në Evropë sezonin e ardhshëm, por dalja me karton të kuq e Cacës prishi ekuilibrat në fushë. Skënderbeu u hodh në sulm për të gjetur golin e fitores, që erdhi vetëm 4 minuta para fundit. Muzaka ndërmerr një inkursion dhe pason te Daniel Xhafaj, që mposht për herë të dytë Halilin, duke shënuar një gol mjaft të rëndësishëm.

Ndërkohë, Flamurtari mundi 2-0 Bylisin, duke marrë vendin e katërt dhe duke kaluar Kastriotin. Në rast se Tirana dhe Skënderbeu do të arrijnë të kualifikohen për në finale të Kupës së Shqipërisë, atëherë ky vend mund të vlejë një kualifikim për në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen tjetër, Tirana ka mundur 1-0 Apoloninë në kryeqytet, falë një goli të Bekim Balës në pjesën e dytë. Bardheblutë kanë një pikë më pak se Skënderbeu, me të cilin do të ndeshen javën e ardhshme në Korçë.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)


Superliga, Skëndërbeu merr kreun, Tirana fiton ndaj Apolonise Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi