Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I arratiset policëve, por gjen kohën për t'u futur në Facebook Empty I arratiset policëve, por gjen kohën për t'u futur në Facebook

Wed 11 Apr 2012 - 2:06
I arratiset policëve, por gjen kohën për t'u futur në Facebook Facebook-noaKa qenë në arrati, por Travis A. Nicolaysen ka gjetur sërish kohën që të shkruante në profilin e tij në Facebook.

26 vjeçari faktikisht u ka shpëtuar një operacioni të gjerë nga ana e policisë, të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim të tij.

Ditën e parë të arratisë së tij, një mik i postoi një mesazh në murin e tij në Facebook duke i shkruar: “Policët janë pas teje”.

Nicolaysen i është përgjigjur ditën e nesërme: “Faleminderit vëlla”.

Një postim tjetër nga një mik i rekomandonte të qëndronte gjithnjë i gatshëm dhe i kujdesshëm.

Një tjetër mesazh e ftonte atë të dorëzohej dhe të jepte një shembull më të mirë për fëmijët e tij.

Një fotografi në faqen e Facebook faktikisht tregon Nicolaysen me dy fëmijët e vegjël. 26 vjeçari sipas autoriteteve është i akuzuar për 5 krime, përfshirë këtu dhunën në familje dhe vjedhje me armë zjarri.

Aktualisht policia monitoron çdo ditë profilin e tij në Facebook, pasi normat e rrjetit social lejojnë që autoriteteve të mund t'i shpërndahen informacione të përdoruesve në rast se ka ndërhyrje të forcave të rendit.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi