- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Shpiket ora e zgjimit që fiket me pin
Wed 11 Apr 2012 - 16:40
Nëse kjo orë nuk ju zgjon nga gjumi, atëherë është e sigurt se asgjë nuk mund t’ju zgjojë. Është ora e alarmit më dëshpëruese në botë. Është shpikur për ata që e dashurojnë gjumin e mëngjesit dhe nuk pushon kurrë së rëni, derisa personi të ngrihet nga krevati. Nuk ka asnjë buton ku mund të fiket dhe mund të fiket vetëm pasi të keni shtypur pinin. Por deri sa të arrini të shtypni pinin dixhital, gjumi ju ka dalë njëherë e mirë. Sepse pini shtypet nga një aparat në formë telefoni, që instalohet në kuzhinë apo banjë. Kjo është e vetmja mënyrë për ta pushuar atë tingëllimë të fortë. Është shpikur nga një inxhinier 25-vjeçar, Paul Samut, në Hoboken, Britani. Gjatë ditës, ai punon për të ndërtuar robotë nënujorë në “Stevens Institute of Technology”. Ai e shpiku pajisjen pasi e kishte tmerrësisht të vështirë zgjimin e tij në mëngjes. Ora kushton 350 dollarë.
www.panorama.com.al
www.panorama.com.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|