Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Librat shkollor në Maqedoni me gabime

prej Wed 11 Apr 2012 - 19:43
Librat shkollor në Maqedoni me gabime N%C3%AB-tekstet-shkollore-n%C3%AB-gjuh%C3%ABn-shqipe-n%C3%AB-Maqedoni-jan%C3%AB-evidentuar-nj%C3%AB-s%C3%ABr%C3%AB-gabimesh-300x221Gabimet e shumta gjuhësore dhe shtrembërimet e fakteve historike në tekstet shkollore në gjuhën shqipe për arsimin fillor dhe të mesëm, janë arsyeja kryesore për hartimin e propozim Ligjit të ri për tekstet shkollore, që ka hyrë tani në procedurë parlamentare. Opozita shqiptare vlerëson, se nuk duhet lejuar që nxënësit në këtë grupmoshë të mësojnë nga libra në të cilat ka shumë të pavërteta shkencore, gjuhësore dhe historike. “Kërkojmë që këto tekste të hiqen urgjentisht nga përdorimi dhe deri atëherë nxënësit shqiptarë të mësojnë nga tekstet shkollore që përdoren në hapësirat mbarë shqiptare”, thotë deputetja e PDSH-së, Merale Ferati-Uzeiri.

Propozimligji në fjalë nuk zgjidh problemet me tekstet shkollore sepse pushteti merret me pasojat e jo me shkaqet. Partia opozitare shqiptare RDK do të tentojë përmes amendamenteve të përmirësojë tekstin e propozimligjit për tekstet shkollore. “Të gjitha librat ku shkruhet për kulturën, për historinë e popujve, bashkësive etnike posaçërisht të shqiptarëve në Maqedoni të shkruhen nga autorë dhe koautorë shqiptarë. Propozimi tjetër është që të bëhet liberalizimi i përdorimit të librave, mos të kemi përdorim të librave si në monizëm”, shprehet deputeti Izet Zeqiri.


Ministri i Arsimit, Pançe Kralev kërkon kohë për përmirësimin e teksteve

Ministri i Arsimit Pançe Kralev, i ka dhënë mbështetje të plotë propozimligjit të ri për tekstet shkollore, por sipas tij për pastrimin e teksteve nevojitet kohë, pasi vërejtjet duhet të shqyrtohen në detaje nga komisione të veçanta.“Janë paraqitur vërejtje për gabimet historike dhe gjuhësore në tekstet shkollore. Për të ardhur në konstatim se a janë fyese ose jo nevojitet një debatë më i gjërë”, thotë ministri Kralev.

Me propozimligjin e ri do të mënjanohen gabimet e bëra në të kaluarën në tekstet shkollore dhe do të ketë tekste më cilësore vlerësojnë deputetët e BDI-së. “Ministrit të arsimit i krijohet obligim ligjor që nga përdorimi të hiqen ato libra të cilat kanë probleme me aspektin përmbajtësor, gjegjësisht të cilat kanë përmbajtje ofenduese për të tjerët”, shprehet deputeti Talat Xhafari.

Opozita shpreh shqetësimin se edhe viti i ri shkollor do të mund të fillojë po me ato tekste të vjetra pasi në buxhet nuk janë parashikuar fonde për libra të rinj. “Derisa nuk janë paraparë mjete nga buxheti, 1 shtatori i vitit 2012 sërish do të vazhdojë me avazin e vjetër. Nëse nuk ka mjete në buxhet atëherë nuk do të ketë libra “, vlerëson deputeti Gazmend Aliu.

Shtimi i kohëzgjatjes së përdorimit të një libri shkollor nga 3 në 5 vjet është i palogjikshëm për shumicën e deputetëve, për shkak se librat e botuar së fundi janë të një cilësie mjaft të ulët andaj kërkohet që afati i përdorimit të librit shkollor të mos precizohet me ligj. /DW/ shekulli


Librat shkollor në Maqedoni me gabime Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: Librat shkollor në Maqedoni me gabime

prej Wed 11 Apr 2012 - 19:46
Cka nuk eshte gabim ketu ne FRYM....


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Librat shkollor në Maqedoni me gabime J5zhxd
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: Librat shkollor në Maqedoni me gabime

prej Wed 11 Apr 2012 - 20:08
Te ishte vetem ne Maqedoni mire do thonim se jane komitete te perziera por ketu ne Kosove shume gabime gjuhesore behen, edhe pervec asaj ne libirn e gjuhes shqipe (dmth Gramatike) qe duhet te mesohet gjuha ata fusin terme te gjuhes angleze e gjuheve te tjera, kete gje nuk po mundem t'a kuptoj eshte ceshtja e kullerizmit apo nuk gjejne dote fjale shqipe per te futur?



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Sponsored content

default Re: Librat shkollor në Maqedoni me gabime

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi