Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një histori mes përdhunimit dhe dashurisë Empty Një histori mes përdhunimit dhe dashurisë

Wed 11 Apr 2012 - 20:22
Alban Guri

Sqarimin e mëposhtëm do ta bëj për çdo naiv, për çdo dashakeqas, për çdo intrigant, sikurse edhe për çdo spektator neutral që sodit nga afër por edhe nga larg në mënyrë sportive ndodhitë e këtij vendi. Performancën qesharake: Ne me turqit jemi vëllezër”. E kanë thënë dhe do e thonë pafundësisht të gjithë antishqiptarët, të gjithë maskarenjtë, të gjithë injorantet, por edhe intrigantët, ata që hedhin gurin e fshehin dorën. Por turqit na kanë sulmuar dhe përdhunuar sa më keq s`bëhet. Fill pas rënies së rezistencës së principatave shqiptare, të cilat disa emigruan në Itali, disa u strehuan në male, e disa u konvertuan formalisht.

Popuj barbarë, mongolë, hunë, të bashkuar nën simbolin e islamizmit thjesht iu vërsulën edhe njëherë Ballkanit për plaçkitje, por si synim kryesor kishin Romën, djepin dhe tribunën e qytetërimit evropian. Turqit, pra hunët apo mongolët, nuk e kishin për herë të parë këtë rrugëtim të dhunshëm plaçkitës drejt Romës nëpërmjet Ballkanit. Pa shumë zig-zage: turqit në këto troje erdhën me dhunë, jo për miqësi apo krushqi. Sot kanë kaluar pothuajse 600 vjet, por asnjëherë koha nuk ia ndryshon titullin dhe tekstin kronikës. Një strategji perverse nuk merr aspak parasysh termin qytetërim, histori e përgjakur në shekuj, përdhunime, gjenocide, dinjitet dhe moral njerëzor. Dua ta sqaroj për të gjithë se ne me turqit nuk jemi vëllezër, as miq.

Nëse na i kanë përdhunuar gjyshet e stërgjyshet, kjo nuk na bën vëllezër. Më kujtohen vitet e para të fëmijërisë time këtu në kryeqytet kur na thuhej kudo e pareshtur, si në shkollë ashtu edhe në familje apo shoqëri, se çdo gjë turke ishte demode. Kjo ka ndodhur në Tiranë, gjatë viteve të soc-realizmit. Këtë që dëshmova nuk mund ta zhbëjë dot një grup sharlatanësh, politikanësh, historianësh, tifozësh, spektatorësh apo turistësh, të cilët janë thjesht të blerë aq lirë sa do t`i vinte turp edhe tufës së majdanozit për çmimin e tyre. Pa dashur ta thelloj argumentin, as për të ndezur një konflikt banal alla-ballkanik me turqit, po mundohem vetëm të them se turqit janë mirë aty ku janë. Ne nuk i duam, edhe pse jemi në krizë ekonomike. Nuk kemi ç`të marrim prej tyre dhe as ata nuk kanë ç`të na japin. Të jesh shqiptar nuk është një opinion. Turqit duhet të na kërkojnë falje. Turqit duhet të na paguajnë shumë dëme morale e materiale. Dhe jo vetëm turqit, por edhe fqinjët. Po ashtu edhe kumbarët e lojërave gjeopolitike të mbarë botës.SHEKULLI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi